30 September 2022

Shendetesia Publike dhe shembull nga NASA

Shpesh kam analizuar ne besimin (e thyer) dhe Shendetesine Publike, kam shkruar disa libra direkt per te ose te lidhur me te. Pershembull ShendetesiaPublike si Aset Kombetar, bere fushata ne disa tematika, dhe nje te plote Shendetesia Publike [Prill-Qershor] dite-per-dite te DBMI;


... si dhe kam qene e ngelem – ne materiale kuantitative dhe kualitative, avokati primar i Shendetesise Publike ne Shqiperi dhe kudo. Ne vite kam trajtuar modele, nga Britania ne Kosta Rika, Vendet Nordike apo te Amerikes Latine, reformat shendetesore [korrupsioni, mos-besimi, ndryshimet etj] ne Rusi, Poloni, Greqi e Turqi. Duke qene student relativisht i mire i historise se mjekesise - e autor i nje libri me kete titull - e kam trajtuar edhe ne baze te ideologjise [sisteme] e dale me konkluzionin: 

nga Lenini te Ronald Regan pranojne
 ‘te rregullosh/ krijosh Shendetesine Pubike’
eshte e barabarte me: Ngritjen e Nje Shteti.'

Me 18 Janar, 1986, 1 minute e 13 sekonta pasi kishte lene token, anija kozmike Challenger shperthen gjate fluturimit dhe 7 astronautet brenda saj vdiqen. Interesi qe i larte sepse per here te pare ne mision merret pjese nje njeri i zakonshem, mesuesja Christa McAuliffe. Perfshirja e saj shtoi ndjeshem numrin e shikuesve sidomos te femijeve te shkollave. Ky moment ikonik i pare nga miliona ne TV live, rezultoi ‘shperthim i 2-te’ per NASA-n, ku nje numer i madh shikuesish te shokuar e femijesh te traumatizuar; humben besimin ndaj nje prej agjensive federale me prestigjioze ne SHBA.  

Kjo qe ndodhi me NASA-n 36 vite me pare ndodh ne shume sisteme e institucione te botes. Ne vitet e fundit shume agjensi te shendetit, perfshire OBSH-ne e CDC-ne [Org. Boterore e Shendetesise & Qendrat e Parandalimit dhe Kontrollit te Semundjeve, SHBA] kane lekundje tektonike ne reputacionin e tyre; asgje me shume e me shpejt; se krizat nacionale apo nderkombetare; nuk zbulojne te carat dhe defektet keq-organizmit e keq-manaxhimit ne cdo sector. Cfare beri NASA? Per te ndryshuar opinionin publik, ndryshuan nga agjensi e mbyllur dhe hierarkike ne nje organizem teknologjik me network te hapur; transparenca dhe pranimi i gabimeve jane parakusht per cdo ndryshim; efikasiteti e bashkepunimi vijne me pas. Si dhe adaptimi e aftesia per manovrim te shpejte.

Besoj se Shendtesia Publike duhet ri-struktruar nga e para, sic kam thene qe ne 2018 ka nevoje per decentralizim. Duke ja hequr nga dora manaxhimin ditor Politikes. Krijuar nje sistem te vecante dhe jashte ministrise se shendetesise. Shendetesia Publike duhet ndare ne 4-5 truste ne nivel republike, ku secili trust shendetesor ka pavaresi operacionale, manaxhimi e tenderash; duke ndjekur linjen qendrore te qeverise / sistemit, i jepet mundesia te veproje sipas kushteve lokale.

Mungesa e fondeve, rrogat e uleta te personelit, humbjet kolasale [korrupsioni] pa-aftesia profesionale e ne manaxhim, dhuna ndaj personelit shendetesor, arrestimi i doktoreve, dhe HUMBJA totale e Besimit Publik; nuk jane nje  e nga nje faktore kontribues ne degradimin e Shendetesise Publike por se bashku po e rrenojne ate. Ne do kerkojme qe Shendetesia Publike te realizoje qellimin per te cilin eshte krijuar dhe te kete baze solide per te perballuar kriza te ardhshme shendetesore se bashku me sherbimin ditor; kerkohen ndryshime serioze, sistemike e radikale.

  1.      Te ndalohet brain drain [sic] me stimulime monetare e profesionale kjo mund te arrihet; te dyfishohet numri i studenteve te mjekesise pasi ka 4-5 vite qe Shqiperia eksporton me shume Doktore dhe Infermiere se sa mbarojne shkollen cdo vit.
  2.      Telemedicina e teknologjia jo vetem ndihmojne spitalet ruale dhe zonat e vogla por ashtu grumbullohen te dhena per te identifikuar bootle-necks [pikat kritike] mangesite dhe dobesite; kam analizuar disa here keto problem sipas parimit te Pareto-s [80/20]
  3.     Cdo defekt ne shendetesi pervec se eshte problem politik, qeveritar e ndikon zgjedhjet; ne fillim eshte disfate per shendetin individual e ate kombetar; me shume lihen pa u adresuar keto gjera me veshtire behet.
  4.      Transparenca, nese publiku nuk ndjen se ka pjese ne Sistemin Shendetesor, kurre nuk do ri-kthehet besimi te shendetesia. Dhe besimi, gjithmone, arrihet perms ndershmerise, korrekteses dhe informacionit te hapur per te gjithe.

Per mendimin tim, te thene ne analiza te shumta ne keto 8 vite [DBMI 2014-2022] menyra me efikase qe duhet aplikuar eshte tek ndarja ne Trustet Rajonale Shendetesore; duke u dhene pavaresi operacionale me sa me pak nderhyrje qendrore, politike a qeveritare, shendetesia publike duhet te vete-manaxhohet si/ dhe brenda nje sektori. Dr. Besi, Londer, Shtator,2022 

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.