30 December 2022

Tragjedia e Oksikotines / Oxycontin

Oksikontina (Oxycontin) emri i markes se ilacit Oksikodone (Oxycodone) Perdoret ne qetesimin e dhimbjeve te moderuara dhe te renda. Sjell varesi te larte dhe eshte nder barnat me te abuzuara te grupit te opioideve. Krijuar ne Gjermani (1916) sot futet ne Listen e Barnave Esenciale te OBSH-se.


  
Merret si tablete nga goja. Jep efektin nga 15 min ne 6 ore si preparat me leshim-te-menjehershem por ka dhe variante me veprim te ngadalesuar. Po ashtu, gjindet ne kombinime me paracetamol, ibuprofen, naltreksone apo aspirine. Ka disa ekfekte anesore te cilat jane me ekstreme ne rastet e abuzimit me Oksikontine, si humbje oreksi, te vjella, marrje mendesh, djersitje, eufori, anksiolize (ulje aknthi) dhe sjell probleme gastrike, konstipacion, diarre, veshtiresi ne frymemarrje etj. Eshte 1.5-2 here me e forte se morfina. Perdoret qe nga dhimbjet nga aksidentet deri ne kujdesin palliativ e kanceret. Ne 2011 ka qene ilaci kryesor ne vdekjet e lidhura-me-drogen ne SHBA. Ne 2012 kete vend e zuri heroina dhe fentanili. 

Kur perdoret ne mjekesi, ulja e dozen behet graduale e nuk ndalohet ilaci menjehere, pasi shkakton simptomat-e-terheqjes [withdrawal] qe shoqerohen me dhimbje muskulare, rritje te ankthit, marrje mendesh, temperature, insomni etj. Abuzimi me opioidet eshte i njohur, sjell degradim psikologjik e fizik tek perdoruesit. Kam publikuar libin per [klik ne titull] Drogat dhe Substancat Abuzuese [Janar, 2019] te DBMI_ISSUU, ku perfshihen disa nga keto substanca.

Ne Amerike, Pudue Pharma krijon ilacin OxyContin qe aprovohet ne 1995 nga FDA. Per kohen u quajt ilaci i mrekullise per dhimbjen e solli mbi 36 miliarde dollare fitime per kompanine. Oxycodone eshte nder barnat me te perdorura nga marresit e droges, vetem ne SHBA mendohet qe e perdorin mbi 11.000.000 persona. Nga 72.000 vdekje ne 2007, u llogarit se 49.000 ishin nga opioidet. Ndersa ne 2008 Oxycodone eshte pergjegjes per ~15.000 fatalitete. Ne 2013 pas shume publikimesh ne media, protestash nga pacientet e familjaret e tyre, FDA ndryshoi keshillat duke i kerkuar prodhuesve te hiqnin nga indikacionet per perdorim: ‘jepet per dhimbje te moderuar’ zevendesuar me: ‘dhimbje aq te renda sa pacienti kerkon mjekim non-stop ditor me trajtim opioidesh’


Opiate apo opioide?
 
Shpesh perdoren ne menyre zevendesuese per njera-tjeren por nuk jane njesoj. Opiatet merren ose rafinohen nga bimet [poppy sap] si opiumi, morfina, kodeina e heroina. Opioidet prodhohen ne laboratore, me pare i quanim substanca te sintetizuara, si p.sh hydrocodone (vicodin) hydromorphone (dilaudid) oxycodone (oxycontin) fentanil etj. Industria pharmaceutike njeh mbi 500 molekula opioidesh por jo te gjitha perdoren ne mjekesi. Te dy grupet, si opiatet e opioidet, jane narkotike (narcotic - induktues gjumi, ose mpirje) Keni degjuar per raste se si pacientet behen te varur ndaj ketyre ilaceve qe ndihmojne ne lehtesimin e dhimbjeve pre ose post-operatore ose kur merren per kohe te gjate ne semundje kronike ose pas aksidenteve.

Nisur nga fitime kolosale Purdue - kompania farmaceutike, instruktonte agjentet e saj te marketingut ta paraqesin si ilac jo-adiktiv ose me mire, sjell varesi vetem ne 1% te perdoruesve. Duke qene se FDA aprovoi nje grafik te fallsifikuar, qe paraqiste nivel gati konstant ne plazme te Oksikontines per ~12h, kompania beri fushate teper aggressive. Ne pak kohe dhenia e ketij ilaci u be thuajse rutine, si rezultat shume paciente filluan te krijojne varesi e disa prej tyre humben jeten. Doza fillestare prej 10mg shpejt u zevendesua me 20 apo 40mg, kompania prodhoi tableta 80 mg dhe ne fund edhe nje prej 160 mg! Njihet rasti i nje doktori provincial qe pas nje aksidenti filloi oksikotinen dhe arriti te marre deri ne 200 tableta ne dite.

Libri nga Beth Macy, Dopesick, Dealers, Doctors, and the Drug Company eshte per historine reale me abuzimin e Oksikotines. Bazuar ne te u xhirua seriali dramatik: Dopesick me 8 mini-seri, te cilat pershkruajne hap pas hapi, efektin e abuzimit me oksikotinen; korrupsionin ne FDA e kompanine farmaceutike, perpjekjet nga DEA e Prokuroria per te mbledhur prova, dhe efektin shkaterrimtar ne komunitete lokale qe solli shperndarja masive e ketij ilaci. Ndiqeni kete serial qe jep nje pershkrim te detajuar te situates me Oksikontinen ne SHBA.


Kam shpjeguar ne vite te DBMI, skenari me abuzimin e barnave ne historikun e mjekesise eshte pak a shume eshte njesoj. Si me opioidet ka ndodhur me barbituratet (amobarbital, phenobarbital, primidone) apo me benzodiazepinat (nitrazepam, diazepam, alprazolam etj) kur jepeshin pa pergjegjesi nga mjeket e per nje kohe te gjate; bazuar ne studime te njeanshme e te pa-plota ose pretendime se nuk japin varesi; sic dhe kam analizuar dhenien pa kriter te Talidomidit (efekti teratogjenik te fetusi ne barkun e nenes) ne shume vende te botes, deri sa u arrit te kuptohen pasojat tragjike. Klik per te lexuar Katastrofa e Talidomidit, publikuar te DBMI_ISSUU me 2015.

***

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.