Botimi i sotem (klik ne titull) Ju Flet Pandemia mund te lexohet ne profilin tim te DBMI_ISSUU pa nevoje te regjistroheni, dhe natyrisht eshte falas. Me shume ne kete pandemi mund te lexoni dhe ne librin tim (klik ne titull) Koronavirusi_Covid_19 (356fq.) botuar ne 21, Mars, 2020. Kam trajtuar probleme te transmetimit dhe semundjeve infektive ne shume postime te platformat e DBMI, si dhe ne librin (klik) Historik i Mjekesise (310 fq.) botuar me 21, Korrik, 2015 mund te gjeni materiale dhe fakte te ndryshme per epidemite & pandemite.
DBMI eshte platforme edukativo-informative mjekesore per semundjet e trajtimet. Informacioni nuk duhet perdorur per vete-diagnostikim e vete-trajtim, nuk krijon asnje marredhenie mjek-pacient dhe nuk pretendon ta beje kete. Per problemet shendetesore konsultohuni me mjekun tuaj. A trusted medical resource online, supplying medical information on disease and treatments.
02 December 2021
Ju Flet Pandemia
Te DBMI_ISSUU publikova nje ese ne 2 versione (shqip & anglisht) ne pandemine e COVID_19 qe po perjetojme te gjithe. Pasi mora leje per perkthim [publikuesit/ autori] nga nje reviste kanadeze, bera shqiperimin per lexuesit e mi. Kjo ese brilante nga Andrew Nikiforuk, editor & gazetar i revistes The Tyee, me pelqeu pa mase. Kendveshtrimi eshte i pazakonte e mjaft terheqes ne narrativen erudite. Ai e ben Pandemine te flase 'ne terma reale' pergjate historise njerezore. Theksoj se publikimi ne forme almanaku sjell qe lexuesit i krijohet mundesia ta ruaje online ose ne kompjuter/ tel. e ti ri-kthehet serish. Ky punim eshte shqiperimi i pare per mua, besoj qe ja vlen mundin. Ne ne kete mori botimesht per Covid_19 eshte nder te paktet ku kam hasur kaq qartesi dhe thjeshtesi ne nje situate dinamike qe ka bere lemsh planetin tone.
DBMI arrin ne 51 publikime & e-books online.
Platforma publikuese digjitale ISSUU eshte shume rigoroze dhe cilesore ne formatet e botimeve, si e tille ben qe cdo lexues te kete akces ne forma te ndryshme nga kompjuter dhe laptop ose telefone celulare, per te shperndare links ne rrjete sociale, email, embed [sic] etj Ne cdo version qe do te shihet, percohet e ndahet me te tjeret; ka qartesi te plote dhe mundesi per te zmadhuar/ hapur faqen dhe e-book perkates. Ne figuren qe kam sjelle me poshte mund te shihet versioni ne telefon por dhe si duket ne kompjuter 'ne forme video' ku shfletohen faqet nje per nje nga vete lexuesi.
Lexojeni, dhe jam i bindur qe do ju pelqeje.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.