11 March 2021

Tipet e Vaksinave per Covid19

Njerezit kerkojne te dine per vaksinat Covid_19 ne zhvillim e siper dhe te aprovuarat qe po aplikohen ne popullate, si jane krijuar, mekanizmin dhe sa efektive jane. Krijimi i vaksinave ka  nivel te larte deshtimi (93%) zbulimi, eksperimenti e testimet ne disa shkalle shkojne 2-5 vite. Ne total kerkohen ~10 vite pune e 1 vaksine kushton ~500$ milione. Sa me siper shihen ne varesi te semundjes e kompleksitetit te situates. 


Kur shkenca krijon nje vaksine duhet te marre parasysh (a) pergjigjen e sistemit imunitar ndaj mikrobit/ patogjenit (b) kush duhet te vaksinohet (c) teknologjine me optimale qe krijon vaksinen. Ne kete rast e nisur se jemi ne pandemi globale pati nje gare shume te shpejte per te krijuar vaksinen si kurre me pare ne histori. Nisur nga faktore te ndryshem shkenctaret vendosin  cilen tip vaksine do krijojne, sot jane variante te ndryshme:

  • Vaksina in-aktive (me mikrobe/ patogjene te vrare)
  • Vaksina 'live-attenuated' (me patogjen te gjalle por te dobesuar)
  • Vaksina e ARN-se mesagjere (mRNA)
  • Vaksinat e konjuguara, te ri-kombinuara, subunite dhe me polisaharide
  • Vaksinat toksoide (toksicitet te supresuar ose toksina inaktive)
  • Vaksinat me vektor viral (version i modifikuar i nje virusi tjeter perdoret per te percuar instruksionet gjenetike ne qelize)
Publiku e profesionistet mund ti adresohen mediave serioze per shpjegime specifike e literatures perkatese mjekesore por do sjell ketu disa links te sakta, se si jane autorizuar e rekomandohen vaksinat nga CDC-ja Amerikane (Qendrat per Kontrollin & Parandalimin e Semundjeve)  Kriteret, aplikimi, siguria, efektet anesore dhe efektiviteti sipas NHS Britanik (Sherbimi Shendetesor Kombetar)

Krahasimet per 4 vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca e Johnson & Johnson nga WebMD Ndryshimet ne mekanizmin e veprimit te vaksinave dhe kend-veprimin per secilen vaksine e shihni ne faqen e WHO (OBSH -Organizata Boterore e Shendetesise) Po ashtu, mund te lexoni librat e mi ne subjekte te ndryshme mjekesore (klik) te DBMI-ISSUU ku libri i fundit eshte COVID_19 Koronavirusi, si dhe te ndiqni (klik) DBMI_Twitter 

NB. Per links klik ne shkurtimet perkatese


No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.