13 March 2021

A eshte e sigurte vaksina AstraZeneca?

Vaksinat Covid_19 si fillim perdoren per personat me co-morbiditete qe rrisin riskun per komplikacine te renda nga COVID-19, si diabeti, semundjet kardiovaskulare, obeziteti e problemet ne mushkeri. Mund te jepet te grate qe ushqejne femijet me gji e grate shtatezena nese ato jane ne grupet high-risk [punojne ne shendetesi] AstraZeneca - sipas OBSH-se nuk rekomandohet per moshat nen 18 vjecare deri sa te kete studime me te plota. 

Perberesit: vaksina ka me pak se 1 mmol sodium (23mg) (natrium, Na) per doze 0.5ml, e konsiderohet 'sodium-free' [sasie paperfillshme] ka sasi shume te vogel alkoholi 2mg alkohol (etanol) per doze 05.ml, qe nuk eshte e mjaftueshme te jape efekte te dukshme. Nje doze 0.5ml, ka: 5 × 10^10 pjeseza virale. 

Funksionon me vektor adenovisuri te rekombinuar dhe me replikim deficent nga shimpanzete qe kodon nje spike te glikoproteinave te SARS CoV2, prodhuar nga qeliza gjenetikisht te modifikuara te veshkave embrionale (HEK) qelizat 293. Perberes te tjere: L-histidine, L-histidine hydrochloride monohydrate, magnesium chloride hexahydrate, polysorbate 80, ethanol, sucrose, sodium chloride, disodium edetate dihydrate

Ne forme me te kuptueshme, vaksina eshte bere nga nje variant i dobesuar i nje virusi te gripit te zakonshem [e quajme adenovirus] modifikuar qe te duket si koronavirus por nuk e shkakton kete semundje. Pse te duket keshtu? Ta njohe sistemi imunitar kur i duhet te luftoje nje koronavirus te vertete. Ndryshe nga vaksina e Pfizer qe duhet ruajtur ne temperatura shume te uleta (-70 grade celcius) vaksina e Oksfordit/ AstraZeneca mbahet ne frigorifere standarte dhe kjo e ben transportin e ruajtjen me te lehte. Nje krashasim ne kosto & temperature, sipas gazetes Express ne Britanine e Madhe 

Doza e administruar eshte 0.5ml cdo here e jepet ne interval prej 4-12 jave. Ndryshe nga rekomandimi fillestar qe thuhej 2 doza brenda 2 javesh. Eshte aprovuar nga Autoritetet Shendetesore ne Britani dhe Agjensia Europiane e Barnave (EMA)  per sigurine, efikasitetin dhe cilesine. Vaksina AZD1222 kunder COVID_19 ka eficence 63,09% ndaj infeksionit SARS-CoV2 simptomatik, pas dozes te dyte eficenca rritet. Vaksina AstraZeneca stimulon sistemin imunitar duke sjelle prodhim te anti-trupave kunder virusit. Asnje perberes ne kete vaksine nuk mund te shkaktoje COVID-19. Nje studim ka treguar se doza e pare ofron mbrojtje deri ne 76% per 3 muaj, pas dozes se dyte ka arritur ne 82% efektivitet. Per burimin e ketij fakti klik ketu  Per skemen si funksionon sjell ilustrimin nga zhurnali Nature


Kemi degjuar ne media problematikat gjeopolitike, diplomacine e vaksinave dhe perdorimin e pademise (mungese kushtesh per personelin, mungese vaksinash etj) per argumenta politike ne shume vende te botes; si Britania e liruar nga 'kushtezimet e konsesusit Europian' pati sukses te shpejte ne aprovimin, blerjen e aplikimin, si vaksinat Ruse nje shtet i perdor e nje tjeter i refuzon (Argjentina, Serbia & Hungaria thane Po, Shqiperia - Jo) si Italia bllokoi ne portin e saj vaksinat Britanike me destinacion Australine dhe tjera debate qe nuk kane fund.

Ne fakt, e fundit eshte refuzimi/ bllokimi i perkohshem nga 7 vende europiane (Danimarke, Letoni, Islande, Austri etj) ku disa dyshojne se 'vaksina AstraZeneca e Oksfordit mund te shkatoje trombe, [mpiksje te gjakut] dhe keto pjeseza kane sjelle emboli pulmonare. Autoritetet Mjeksore Europiane (EMA) thone se vaksina nuk i ka sjelle keto situata, dhe ' numri i eventeve trombo-embolike ne te vaksinuarit nuk eshte me i larte se ne popullaten e pergjithshme' [te pavaksinuarit, thuaj ne 100,000 persona ose ne 1.000.000] Megjitheate Komiteti i Farmavigjilences Europiane (PRAC) do te vazhdoje hetimet.

Shifrat aktuale ne Europe, te cilat u perdoren per lajmin e fundit, jane: 30 evente me trombe ne 5.000.000 te vaksinuar ne Europe me AstraZeneca. Autoritetet Britanike mendojne se keto vaksina jane te sigurta, sipas autoritetit te Sigurise se Vaksinave (MHRA) 'Siguria ka rendesine me kryesore dhe ne e monitorojme ate per tu siguruar qe perfitimet jane shume me te larta se rreziqet. Trombet ndodhin ne forme naturale dhe nuk jane te pazakonte. Me shume se 11.000.000 doza te administruara ne Britani me vaksinet e AstraZeneka, nuk kane sjelle raportime me trombe me teper se (trombet) do ndodhnin vetiu ne kete popullate te vaksinuar'  

AstraZeneca eshte pergjigjur ndaj ketyre zhvillimeve te fundit: 'Siguria e pacienteve ka prioritetin me te larte per ne. Rregullatoret kane standarte sigurie dhe eficence shume strike per te aprovuar cdo ilac te ri, dhe kjo perfshin vaksinet AstraZeneca te Covid-19. Siguria e kesaj vaksine eshte studiuar ne forma te thella ne Fazen III te testimeve klinike, dhe peer-reviewed data (sic) konfirmon qe vaksina ne pergjithesi eshte toleruar mire' 

Nje kend tjeter ku do hetohet eshte grupi/ngarkesa e shperndare ABV5300 ne 17 vende Europiane qe permban 1,000.000 doza dhe ka dyshime se mund te kete probleme cilesie vetem ne kete ngarkese por jo te tjerat, dhe si e tille shume vende ne Europe kane pezulluar vetem kete grup por EMA streson se: 'megjithe hetimin ne kete stand nje difekt ne cilesi eshte dicka e pazakonte'

Ne shume raste shkruaj per semundjet ne forme faktuale, shkencore e konsensusit aktual pa dhene mendime pro-a-kunder e rekomandime ne internet sic bejne shume faqe e individe. Ne do pyetesha per vaksinen AstroZenecca do thoja: nuk kam rezerva ne efikasitetin & cilesine e raportuar dhe nuk me duket me rrezik, AZ eshte vaksina qe kam bere 2 jave me pare [pres dozen e dyte] si miliona njerez ne Britanine e Madhe. Si veprojne autoritetet ne Shqiperi e vende te ndryshme te botes varet rast pas rasti, lexuesit e DBMI pas ketij materiali te kerkojne te tjera dhe se bashku me rekomandimet e mjekeve te tyre - te marrin vendimet personale.
 

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.