Nga fillimet e pandemise kur publiku mesoi termat koronavirus e 'imunizim grupi' [herd immunity] filloi te flitej per vaksinen dhe shpresat qe do sillte ne kufizim e kontroll te saj. Kane qene ne gare institucione e kompani private, dhe natyrisht te interesuar te gjitha shtetet filluar nga ato me potencial te larte investues e shkencor.
SHBA, Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia, India etj, kane bere kerkime ne kete drejtim. Pasi kam bere disa shkrime kohet e fundit per vaksinat dhe imunizimin, dobine e tyre dhe rrezikun nga semundjet infektive, anti-vaksinuesit dhe perfitimet qe kemi nga imunizmi artificial, do sqaroj disa nga vaksinat qe jane arritur ose mendohet te jene prane perfundimit.
Rusia. Vaksina e tyre quhet Sputnik V ne nder te satelitit te pare artifical rreth tokes Sputnik I (1957) dhe eshte testuar ne 16, 000 vullnetare, te cileve u jepej vaksina ose nje injeksion pa vaksine, te cilin se dine as pacientet as personeli mjekesor qe e aplikon [kontrolluesit e nivelit te dyte e dine kete] Kjo behet ne te gjithe test-trials (sic) te kete ndikime psikologjike, te provokohen konkluzione kazuale apo te demshme. Nder ta ka pasur 20 raste me Covid-19.
Qendra Kerkimore Kombetare per Mikrobiologji dhe Epidemiologji ne Moske, po ashtu ka bere testime ne Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuele, Indi dhe Bjellorusi. Rezultatet kane qene te mira dhe nuk ka pasur 'efekte te demshme pas 21 ditesh ne vullnetaret qe kane marre dy injeksionet e para. Kjo vaksine eshte e ndare ne dy pjese. Megjithese qe testuar ne pak vete ne ate kohe, qe ne Gusht u aprovua per 'perdorim te urgjences' Ndersa tani [ne gare me Perendimin] jane ne liste 100,000 personat e pare per tu imunizuar dhe nder ta thuhet se e ka marre dhe presidenti Putin.
Ruset pretendoje efiksitet 95%, vaksina eshte ne forme te lenget dhe ruhet ne -18 grade. Ne te ardhmen duan te bejne nje version me te lire ne forme pluhuri. Ndryshe nga premtimet origjinale qe do behen 2,000,000 doza ne Shtator, kane probleme shkallezimi [prodhim ne forme masive] dhe disa profesioniste dhe publiku jane pak dyshues ne efikasitet e sigurine afat-gjate.
SHBA. Ka pasur kundershti, akuza e kunder-akuza, duke qene vit zgjedhjesh presidenciale dhe presidenti Trump kerkon te marre vete kredine per zbulimin e vaksines por me pas thote qe e vonuan me dashje qe te humbja zgjedhjen, ne ane tjeter gjiganti farmaceutik Pfizer thote se kemi pasur pengesa nga kjo administrate. 2 dite me pare (e Premte, 12, Dhjetor, 2020) FDA - agjensia baze ku Perendimi mban syte ne aprovime barnash e vaksinash (Food and Drug Administration) dha aprovim emergjent per vaksinen e koronavirusit te zhvilluar nga Pfizer e BioTech, si ilacin e pare ne parandalimin e Kovid-19 ne Amerike
Pandemia ne Amerike ka prekur 16, 000,000 persona nga te cilet kane vdekur 294,000. Vende te tjera si Meksike, Kanada dhe Britania e Madhe e kane autorizuar kete vaksine per perdorim publik Nga dita e Hene (14, Dhjetor) fillon prodhimi masiv ne fabriken primare te Pfizer ne Michigan. Autorizimi per 'rast te urgjences' s'eshte i njejte me aprovimin standart nga FDA por komuniteti shkencor e qeveria amerika besojne se vaksina e quajtur BNT162B2 pas nje testimi ne me shume se 43,000 vullnetare dhe me efektivitet ne parandalimin e koronavirust ne masen 95% te kohes, 'ja vlen te merren parasysh rreziqet pasi perfitimet jane shume me te larta'
Ekspertet thone se nga Janari 2020 ne Amerike nuk ka pasur asnjehere kontroll mbi pandemine, publiku eshte mosbesues si ne shpernderjen e shpejte dhe ne efikasitetin e vaksines. Vaksina do jepet ne dy doza te ndara gjate 21 diteve, do prodhohen ne fillim 2,900,000 te tilla (x2) dhe parashikohet qe pa u mbyllur viti te vaksionohen te pakten 20,000,000 Amerikane. Ka nje problem shtese, pasi kerkohen masa te specializuara e temperatura ultra-te-ftohta [jo frigorifere standarte] qe duhet te jene -70 grade. Cdo epruvete ka 5 doza, kur te shkrihen [nga ngrirja ne frigorifer] duhen perdorur brenda 5 ditesh. Llogjistika eshte nje faktor madhor me te cilen perballen shtetet qe do perdorin kete vaksine.
Britania e Madhe. Eshte shteti i pare ne Perendim qe permes autriteteve rregullatore autorizoi perdorimin e vaksines COVID-19 nga Pfizer e BioNTech, duke gjykuar se ka arritur te gjitha standartet 'strikte, efikase dhe te cilesise' per tu perdorur ne popullate. Filluar ne grupet e prioritetit te larte, vaksina jepet ne 50 vende te ndryshme ne Britani permes NHS [sherbimit shendetesor kombetar] qe ka pervoje te sukseshme ne 7 dekada ne progame te nivelit te tille. Komiteti i Perbashket per Vaksinimin dhe Imunizimin, ka rekomanduar qe vaksina te jepet ne fillim sipas grupeve te prioritetit, ne personat mbi 80 vjec dhe punojesit e shendetesise, me pas ne popullate bazuar ne moshe e faktor-rreziku, perfshire ata qe jane shume vulnerable [individe me semundje te meparshme]
Sipas qeverise Britanike vaksina jepet ne 2 doza, e ndare nje tani - nje pas 3 javesh [21 dite] dhe eshte 94% efektive ne mbrojtje te personave mbi moshen 65 vjecare nga koronavirusi. Testimet kane treguar se funksionon mire ne te gjitha moshat, racat dhe kombesite. Nuk ka pasur raportime per shqetesime serioze. Britania ishte e para qe ka porositur 800,000 doza dhe ne total 40,000,000 te tilla te cilat mjaftojne per vaksinimin e 1/3-es te popullates (~20,000,000)
Vaksina do vije ketu nga Belgjika, jepet falas por vetem ne ambjente spitalore ku jane kushtet per ngrirje dhe administrim korrekt. Aprovimi i shpejte e per nevoja urgjente ka qene me i lehte per Britaine pas Bexit, pasi rregullatori Europian duhet te miratohet per te gjitha shtetet e te perdoret ne te gjithe njesoj. Permes TaskForces se Vaksinave ka porositur doza paraprakisht, shume me heret se shtetet e tjera, ne te gjitha kompanite qe kane pasur rezultate premtuese. Ne total 357,000,000 doza
BioNTech/Pfizer, 40 milion doza
Oxford/AstraZeneca, 100 milion doza
Moderna, 7 milion doza
GlaxoSmithKline & Sanofi Pasteur, 60 milion doza
Novavax, 60 milion doza
Janssen, 30 milion doza
Valneva, 60 million doza

Kina, nuk ngelet as ne garen globale per vaksinen e Kovid-19, vaksinat e se ciles kane shkuar edhe ne Indonezi ne pergatitje per vaksinim masiv. Kompania farmaceutike Sinovoc eshte akoma ne fazen e fundit te testimeve. Ndryshe ngaa vaksina te tjera, vaksina kineze eshte jo-aktive dhe funksionon duke vrare pjesezat virale te ekspozuara ndaj sistemit imunitar te trupit pa rrezikuar pergjigje serioze te semundjes.[te tjerat jane vaksina mARN, me kod gjenetik te virusit) Duke qene metode me tradicionale imunizmi Corona-Vac ne Kine eshte perdorur me sukses si teknike ne shume raste te tjera [si p.sh semundja e terbimit] Ne ane tjeter duhet thene se informacioni per Kinen nuk eshte i lehte dhe ne shohim vetem ate qe jep qeveria Kineze, jo mendime te pavararura te shkences apo te konkurences private ne te tilla raste.
Pj. II Tipet e vaksinave,
kjo figure do kuptohet me mire ne fund.
[1.] Vaksina Pfizer/BioNTech konsiderohet e para ne Perendim pasi mori aprovimin Britanik. BioTech [shih ne fund ciftin Turk] ishte nje kompani e vogel qe per dekeda po studionte kete teknike. Jo per gripet dhe semundjet infektive por kancerin. Kur filloi pandemia menduan te bejne dicka ne kete rast pasi e kishin idene dhe mekanizmin e veprimit. Gjiganti farmaceutik Pfizer afrohet dhe bashkepuinimi dha rezultate. Kjo eshte nje vaksine e ARN-se mesazhere. Vaksinat tradicionale perdorim nje forme te virusit te dobesuar, ndersa ky tip perdor vetem mARN-ne si pjese e kodit gjenetik te virusit
ARN - Acidi RiboNukleik eshte nje polimer [molekule] esenciale ne shume procese biologjike ne kodim, dekodim, rregullim dhe percim te gjeneve. ARN-ja [si dhe ADN-ja] eshte acid nukleik. Se bashku me proteinat, yndyrnat, carbohidratet dhe acidet nukleike perben nje nder 4 makro-molekulat esenciale te te gjithave formave te njohura te jetes. mARN eshte ARN-ja mesazhere, pra nje fije [pjesezh] sekuence e kodit qelizor.
Normalisht kjo forme perdoret nga viruset e tipit SARS per te hyre/ e me pas pushtuar nje qelize por ne kete rast behet nje provikim imunitar per te prodhuar antikorpet specifike. Kur vaksina nga mARN inektohet ne trup i thote qelizave te krijojne antigjene [agresoret] keto antigjene do diktohet e njihen nga sistemi imun, qe pergjigjet me antitrupa dhe lufton koronavirusin. Duke qene qe nuk duhet virus per te krijuar kete vaksine, prodhimi eshte me i shpejte e me i larte ne sasi, dhe kushton me pak se vaksinat tradiconale. Por llogjistika nuk eshte e lehte, transporti, ruajta [temperaturat -70 grade] dhe administrimi [nuk mund te jete ambulator a ne cdo zone] krijojne veshtiresi shtese.
[2.] Moderna. Edhe kjo kompani ka versionin mARN, kane raportuar 100% efikasitet ne rastet e renda me Covid-10 dhe 94,1% efikasitet ne rastet e zakonshme. Nuk ka pasur asnje raport me efekte anesore dhe probleme te sigurise. Kompania amerikane ka kerkuar aprovim ne shume vende te botes dhe mendohet se nga pranvera do dale per perdorim masiv.
[3.]Oxford/AstraZeneca eshte nje vaksine e krijuar ne bashkepunim nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca, te cilet kane vendosur ta shesin vetem per cmimin e kostos, kjo ben qe do jete zgjidhje e lire per vendet me kapacitet jo optimal ekonomik dhe ato te varfera Vaksina perdor nje variant te dobesuar te virusit qe sjell gripin e zakonshem te cimpanzete. Britania ka porositur 100, 000, 000 doza qe mund te filloje ne pak jave nese agjensia rregullatore jep aprovim per te. Sipas te dhenave te publikuara vaksina ka efikasitet 62% kur nje doze e plote ndiqet nga nje tjeter doze e plote por kur njerezit kane marre 0,5 doze dhe pas nje muaji nje doze te plote, efikasiteti arriti ne masen 90% Nese merren te kombinuara ne mesatare, rezultati ka qene me 70.4% efikasitet
Print-screen me poshte eshte nga nje postim te DBMI_Twitter ku shkruaj se 'nuk ka zgjidhje te shpejta ne mjekesi' duke sjelle link nga nje artikull qe shpjegon se metodologjia e ndjekur per kete vaksine ka rreth 30 vite pune pas saj. Nese do te lexoni artikullin e plote nga The Wall Street Journal, per perpjekjet e cifit Turk (burre e grua) qe punojne ne Gjermani, klik ne titull: How a Couple’s Quest to Cure Cancer Led to the West’s First Covid-19 Vaccine





No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.