Jo. Sipas NHS Britanik: (a) vaksinat mbrojne ju e femijet tuaj nga semundje me potencial vdekjeprurse (b) mbrojne te tjeret ne komunitet duke kufizuar perhapjen e semundjeve (c) testohen per vite para perdorimit e monitorohen per efekte-anesore (d) efektet e buta anesore, zakonisht te disa femije, nuk zgjasin mese 2-3 dite ka pak bezdi ose enjtje krahu (e) nese vaksinohet mjaftueshem nje popullate, reduktohet ndjeshem ose edhe zhduket semundja.
Evidencat dhe studimet qe kemi, te gjitha tregojne se jemi me te sigurte duke u vaksinuar se pa vaksinat. Nuk ka fakte se vaksinat shkaktojne autizmin apo semundje te tjera. Vaksinat se dobesojne sistemin imun, e forcojne ate [lexo dhe materialet me poshte ne kete blog] Vaksinat nuk kane merkur [Hg] as permbajne materiale te demshme per shendetin tone. P.sh difteria nje semundje e rrezikshme shume ne femijeri eshte reduktuar me 99.9% vetem nga vaksinat. Vaksinat kane reduktuar vdekjet globale me rreth 3,000,000 persona ne vit. Nese ne ndalojme vaksinat semundjet do ri-kthehen dhe do kete viktima te shumta.
Autoritetet rregullatore qe aprovojne vaksinat jane rigoroze ne kontroll e licensim ndaj kompanive farmaceutike, te cilat duhet te sjellin trial-data [te dhena] dhe fakte shkencore ne mekanimin e perfitimin e nje vaksine specifike. Pasi eshte dhene aprovimi, cdo profesionist i shendetesie dhe pacient mund te raportoje efektet anesore qe listohen e studiohen me rigorozitet. Nese ka te tilla apo prova demtimi kjo do sillte ndalim te nje vaksine. Mjekesia ka disa gabime ne vite me terapi te ndryshme dhe barna [lexo nje material qe kam shkruar, klik ne titull: Katastrofa e Talidomidit] por nuk kemi te tilla te vaksinat.
A kane problematika vaksinat? Do i listoj sipas NHS Britanik, autoritetit me te madh shendetesor publik ne bote sic jepen per profesionistet dhe publikun:
Efektet anesore:
* Jane te buta dhe nuk zgjasin
* efektet anesore me te hasura ne vaksinime jane ne zonen ku behet injeksioni qe mund te skuqet pak, enjtet ose mpihet per 2-3 dite. Femijet e vegjel dhe bebet mund te mos ndihen mire ose zhvillojne temperature per 1-2 dite. Disa prej tyre frikgsohen ose qajne po kjo kalon shpejt me pak qetesime nda prinderit pas vaksinimit.
Efektet Alergjike
Reagimi serioz alergjik ndaj vaksinave eshte shume i rralle. Nese ndodh, ndodh brenda disa minutave. Profesionistet qe aplikojne vaksinat ne trupin tuaj dhe te femijeve tuaj jane te tranjuar te perballen me reagimet alergjike dhe i kane medikamentet per t'ju trajtuar menjehere. Trajtimi i shpejte do sjelle qe ju ose femija juaj ta merrni veten menjehere. Theksoj serish, keto jane raste te rralla.
Ndersa te DBMI qe ne 2016 kur kam shpjeguar rastin dhe demtimin e sjelle nga studimi/ konkluzioni i gabuar i Dr. Andrew Wakefield per 'lidhjen e vaksines MMR me autizmin' kam sjelle me pak ironi nje material ku perkrha dyshimeve jepen shpjegimet perkatese. (kthe telefonin 90 grade ose shtyp njekohesisht ne laptop Ctrl dhe + per ta zmadhuar)


No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.