Levizja anti-vaccine [Agl. anti-vaxxer movement] s'eshte e re por sot haset shpesh me komunikimin masiv ku cdokush ka nje soap-box (sic) flet pa free ne internet; perhapja eshte me e lehte se dekada me pare. Aq problematike eshte bere kjo ide sa OBSH e ka 'identifikuar ne top 10 kercenimet e shendetit global' [2019] (foto credit nga AsapSCIENCE, kanal edukativ shkencor ne Youtube me ~10,000,000 abonente)
Kush konsiderohet anti-vaksinues? Jane personat qe refuzojne te bejne vaksinen per vete ose nuk duan ta bejne tek femijet e tyre. Arsyet jane te ndryshme. Vite me pare apo edhe sot e refuzojne per arsye religjioni, p.sh sipas BBC komuniteti ultra-Ortodoks Hebre ne Brooklyn, ShBA, ka shperndare materiale ku flitej per 'lidhjen e vaksinave me autizmin' [2018] po ky komunitet ka qene ne qender te nje nga shperthimeve me te medha te fruthit ne ShBA ne dekadat e fundit
Ku bazohen anti-vaksinuesit? Disa flasin ne parim, e konsiderojne 'obligatore e kercenuese per te drejten e tyre qe te jene te lire te zgjedhin cfare te bejne a te pranojne ne trup.' Ne semundje 'standarte-personale' [qofte ne faza terminale] sic kam shkruar shpesh, e drejta e pacientit per te refuzuar mjekimin garantohet me ligje e statutee, vaksinimi/imunizimi eshte rast perjashtues pasi semundjet infektive ndikojne jo vetem nje person dhe familjen e tij por komunitetin dhe shoqerine e gjere.
Nga se ndruhen anti-vaksinuesit? Pervec kundershtive etike (te drejtat, liria e zgjedhjes) ata paraqesin problematika ku sipas tyre vaksinat nuk jane te sigurta pasi (a) kane elemente toksike si fenol, plumb, merkur (zhive) formaldehide si dhe te tjera demshem ne to, (b) sjellin semundje, vecanerisht autizmin. Pergjigjen per kete do e jap (a) me nje karte nga DBMI-2014 perdorur te rubrika: Thenia e Dites; natyrisht qe vaksinat kane elemente kimike por gjithshka varet tek doza. Ne sasi te larta barnat sheruese apo uji kthehen toksike per trupin.
P.sh. vaksinat me alumin (per te rritur efektivietin) kane 0.125mg Al per doze kur dime se nje person mesatar me lengje e ushqime brenda nje dite merr 30-50mg Al. Eshte kthyer ne legjende kundershtia e tyre ndaj merkurit (Hg) pasi nje substance ne vaksina me perberje te tille (per te ndaluar rritjen bakteriale) me pare ka ekzistuar por jane 2 dekada qe ne asnjeren nga vaksinat e femijerise NUK KA ME perberje merkuri. (nga viti 2001) Kjo ndodhi vetem per te qetesuar publikun pasi asnje studim shkencor nuk ka provuar rrezikshmerine e tij ne vaksina.
(b) vaksinat shkaktojne semundje. Sjell material nga DBMI ne 2016 dhe 'bazen e anti-vaksinuesve moderne' te cilen mund ta shihni dhe te nxirrni konkluzionet perkatese. Dr. Andrew Wakefield dhe demin qe solli studimi (1998) ne kohen moderne. Megjithese pretendimet e tij jane diskretituar dhe ai eshte hequr nga rregistri mjekesor ne Britani, pati nje renie te vaksinimit tek femijet [per MMR, 3-vaksina-ne-1] disa prinder filluan ti besonin konkluzioneve [pa baze] alarmante e te tjere filluan ta kuotonin si prove shkencore definitive kunder vaksinave qe sjellin autizmin, se keshtu ka thene Doktori.
kthe telefonin 90 grade ose shtyp Ctrl e + ne laptop
ne te njejten kohe per ta zmadhuar materialin
Kur ka filluar levizja anti-vaksine? Nuk ekzitojne studime shkencore, institucione serioze, te rendesishme e te mirefillta qe paraqesin fakte se vaksinat demtojne shendetin tone apo lidhje qe shkaktojne semundje te tjera. Dyshimet jane po aq te hershme, sa koha kur Dr. E. Jenner zbuloi vaksinen e lise ne Angli. Kane filluar ne Angli & France me te quajturat shoqata qe kerkonin rruge alternative per sherimin e semundjes, si p.sh izolim pacientesh. Sot ne Europe, Franca ka % me te larte te refuznikeve ndaj vaksinave. Sjell nje ilustrim te kohes dhe nje postim me humor nga DBMI-2017
Ne vitet 1800 e deri ne ditet tona debati vazhdon. Ne Amerike grupi i I-re filloi ne 1870-en pas nje vizite nga anti-vaksinuesi Britanik William Tebb. Ndersa sot ka filluar te politizohet, qe nga koha e Tony Blair mbaj mend si e pyeste media nese do ja bente vaksinen djalit te tij te vogel Leo, ai refuzonte te pergjigjej po ose jo. Presidenti Trump eshte perfshire ne kete debat se voni. Politikani Italian Matteo Salvini eshte aleat i refuznikeve e ka dhe disa te tjere keshtu ne bote. Studimi me i madh global ne 'sjelljen ndaj vaksinave' eshte bere nga Wellcome Trust (2019) dhe konkluzioni ishte: mos-besimi me i larte ekziston ne Europe, ku vendin e pare e ze Franca.
Cilat jane rreziqet? Nese nje % e larte ne popullate vaksinohet do kete kufizim te perhapjes se semundjes, kjo ndihmon jo vetem te vaksinuarit por (a) individet qe vaksinohen por nuk zhvillojne imunitet, dhe (b) individet qe nuk mund te vaksionohen per arsye mjekesore, si p.sh jane me kancer, kane alergji etj. Keshtu ne krijojme Imunitet Grupi [herd immunity] dhe mbrojme gati te gjithe, nese kjo thyhet rreziku perhapet ne komunitet ne shkalle te larte.
A kane efekt anti-vaksinuesit? Jane ne minoritet por shqetesimi ndaj tyre eshte ne rritje. Me 27 Mars, 2019 ne ShBA disa shtete deklaruan gjendje te urgjences per nje sherthim te fruthit dhe autoritetet thane qe refuzniket mund te perfundojne ne gjykata. Ne Britani nga viti 2017 ne 2018 rastet me fruth u rriten nga 267 ne 643, ndersa ne te gjithe Europen ne 8 vitet e fundit ka rritje te rasteve me fruth. Ne kete grafik jepen fluktuacionet e fruthit ne bote dhe rritjen ne vitet e fundit.
Ekspertet e shendetit publik identifikojne 2 shkaqe ne kete rast: (a) vende qe jane ne konflikte dhe luftera e me shendetesi te pazhvilluar si Angola, Kongo, Afganistani etj, dhe (b) vendet e zhvilluara ne Perendim, qe nga kushtet e mira dhe shendetesia moderne i kane harruar pasojat tragjike te epidemive dhe pandemive. Se fundmi, zera te tilte jane perhapur edhe ne Shqiperi dhe besoj se lexuesit e DBMI qe me kane ndjekur ne vite apo qe me lexojne ne keto materiale te fundit, do jene akoma dhe me te qarte ne raport me dobine e vaksinave.






No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.