"Qofte sikur spekullimi te lejoje per zhdukjen e 1/3-es te popullsise ne Europe, kjo eshte shifer shume e larte me pasoja imediate e te mevonshme. Per muaj vite dhe shekuj pati perhapje te tjera, megjithese me te vogla, te murtajes bubonike. Popullata jetonte nen friken e perhershme te rikthimit te kesaj semundje. Meqe mungonte krahu i punes, njerezit filluan te kerkojne me shume pagese por pronaret refuzonin. Menjehere pasuan revoltat e fshatareve ne France, itali, Belgjike dhe Angli. "
Shtohen lutjet ndaj Zotit per ti shpetuar nga kjo semundje e llahtarshme ne brutalitetin e saj. Per ta kuptuar shpejtesine dhe fatalitetin e saj, sjellim fjalet e Bokacios: “…viktimat drekonin me miqte dhe darken e hanin ne parajse me para-ardhesit e tyre” (ref. Murtaja)
"Shenjat ishin te menjehershme, ne pak ore, nje person qe dukej me shendet te mire, verehej qe s’mund te ecte me. Influenza ishte nivelues per te gjithe nuk merrte parasysh statusin apo pasurine tende. Goditi te pasur dhe te varfer, aktore, sportiste dhe njerez te njohur te kohes.Dhame shembuj per disa qytete per ta kuptuar me mire se si reagojne njerezit dhe autoritetet e kohes, pafuqishmerine dhe panikun, e ne disa raste nenvleftesimet dhe gabimet fatale. Zbutja e me pas ikja perfundimtare e gripit Spanjoll, megjithese pati nje vale te 3-te te tij ne te gjithe boten nuk u vu re dhe aq shume, koincidon me arme-pushimin e Luftes se Pare Boterore, dhe publiku feston mbarimin e saj. Realisht viktimat nga lufta mendohet se kane qene 15-18.000. milione. Viktimat e gripit Spanjoll ishin 50-100.000.000" (ref. Gripi Spanjoll)
Dy pasazhet me siper jane shkeputur nga libri im (klik ne titull) Historik i Mjekesise Boterore, 310 fq. publikuar te DBMI_ISSUU me 21, Korrik, 2015. Mund te lexohen ne Kap 25, fq. 280 - 292 te cilin e kam titulluar: 'Epidemite - Pafuqishmeria e Njerezimit' Ne keto nivele, pasojat jane te shumefishta dhe ndikojne gjeneratat [demografia] rendet sociale [politika] ndoshta dhe kompozimin e gjenomit njerezor se bashku aftesite tona per mbijetese ne periudha afatgjate.
Per te ilustruar me shume rrrezikun faktual nga cdo semundje e tille, sidomos kur kalon ne gjendje epidemike apo shperthen ne nje pandemi kontinentale/ globale, sjell 2 materiale te tjera nga DBMI (2016, e 2020) nr. 1 ka te dhenat statistikore se si 7 semundje infektive vrasin cdo vit ~12,000,000 individe ne rang global, nr.2 jep semundjet me me shume viktimat ne historine e njerezimit.
Malarja eshte nje semundje per te cilen keni degjuar te gjithe, keto dy materiale nga DBMI-2020 shpjegojne rrezikshmerine dhe me pas gjetjen e vaksines. Nuk shkruaj thjeshte si ne 'edukim dhe informacion standard' qe bej zakonisht te DBMI por edhe ne kunder-venie ndaj zerave te cilet nuk e kuptojne: (a.) rendesine e vaksines (b.) rrezikshmerine nga keto semundje ... dhe sesi si, e 'drejta e njeriut e vendimi individual' [justifikimi i tyre] ne keto raste kane pasoja per te gjithe grupin e shoqerine. Nuk eshte refuzim i bazuar ne fakte apo se NUK DO vaksinimin. Vendimi kunder-vaksines kalon pertej meje-e-teje, ndikon komunitetin ku jetojme edhe udhetojme gjate jetes tone.
Cikli vazhdon e do trajtohet me seriozitetin maksimal qe kerkon periudha e pandemise Kovid 19 e cila ka infektuar miliona e ka marre shume viktima, si dhe po gjunjezon ekonomine globale e sjell kriza individuale, familjare e sociale ne cdo vend te botes. Se shpejti eshte premtuar nje vaksine, ka gare nga institucione e kompani farmaceutike ne disa vende te botes per ta zbuluar/ shperndare ate sa me pare te jete e mundur.
Sjell parathenien e librit tim Historik i Mjekesise shkruar ne 2015 nga Prof. Dr. Arben Gjata, Rektori aktual i Universitetit te Mjekesise ne Tirane (zgjedhur ne 2016, e serish kete vit per periudhe tjeter 4 vjecare) i cili ka ndihmuar me materiale e perkrahje projektin DBMI kur shkruaja e postoja online gati cdo dite.
Dr. Gjata, djali i nje mjeku te nderuar (Prof. Agron Gjata themeluesi i radio-terapise ne Shqiperi) eshte nder kirurget me te mire te vendit tone, produkt i nje shkolle te nderuar ne dekada me individe te nivelit te O. Jonuzi, F. Shiroka, P. Cami, B. Elezi etj. Disa nga punimet & librat e tij per profesionistet e publikun gjinden ne platformen publikuese ISSSU, ku lexohen pa nevoje regjistrimi e natyrisht falas. Klik ketu.






No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.