Para se te flasim per suksesin, do ishte mire te bejme nje pyetje: ku do te ishim sot pa vaksinat? Dhe te mendohemi ne pergjigje. Jo shume kohe me pare (disa dekada) semundjet ngjitese, infektive & transmetueshme shkaktonin miliona viktima. Polio qe konsiderohet gati e zhdukur ka sjelle miliona viktima cdo vit, me paraliza ose vdekje.
Sipas OBSH-se, ne secilin vit para viteve 1960 (kohe kur fillon vaksina e fruthit) mesatarisht vdisnin 2.600,000 persona ne bote nga kjo semundje shume infektive. Fruthi ka R0 nder me te larten qe njohim, ku nje person i semure infekton deri ne 11-18 te tjere. Ne vitet 2010 - 2017 vdekshmeria e fruthit ne bote eshte reduktuar ne masen ~80% nga imunizimi masiv.
Ne figuren me poshte eshte e lehte te shihen rezultatet ne periudhen 1980 - 2017 per nivelet e renies ne vdekshmerine nga keto 3 semundje, qe shkon nga 4,000,000 milione ne me pak se 1,000, 000 per rastet e raportuara nga autoritetet shendetesore sipas cdo shteti.
Me shume materiale ne rendesine & suksesin e vaksinave mund te gjeni te platforma e DBMI_ISSUU, ku jane botuar 50 e_books qe kam shkruar ne periudhen 2014-2020. Vec tyre, ne kete platforme [google_blog] e rrjetet sociale (DBMI-FACEBOOK & TWITTER) kam bere disa fushata te ndryshme ne edukimin publik me informacione e shpjegime perkatese ne semundjet infektive, ngjitese & te trasmetueshme; per rolin e pacienteve & profesionisteve te mjekesise ne perpjektet per kufizimin dhe sherimin e tyre. Klik ketu.
Shtoj 2 materiale nga DBMI_2015 qe shpjegojne zhdukjen totale te dy semundjeve, nje tek njerezit (variola, 1979) dhe nje tek kafshet (murtaja e gjedhit, 2001-2009) ardhur si rezultat i vaksinimit ne shkalle globale dhe punes kolosale nga institucionet shkencore deri tek personeli mjekesor e veterinar ne terren.





No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.