18 December 2017

Gabimi mjekesor si tematike e patrajtuar fare

Si autor me 36 libra a manuale mjekesore & edukator publik, themelues e drejtues i nje platforme globale  te lexuar nga Shqiptare ne 175 vende te botes, sqaroj per lexuesit se DBMI ne asnje moment se mban veten per autoritet moral, nuk eshte ne kryqezate as merr persiper te ndryshoje, kritikoje e riparoje askend. Nuk jam ne ‘anen e mjekut e as te pacientit, ne nje rast a nje tjeter' por ne anen ‘e shkences dhe te vertetes sic i njohin ne sot’




Duke ruajtur saktesine e neutralitetin, me fakte, analiza dhe precedenta, nxjerr konkluzione me ato materiale e prova qe kam perpara. Mund te diagnostikoj problemin, analizoj fenomenin, dal me konluzione te DBMI; dhe ketu mbaron. 

Eshte nje shendetesi e tere ne Shqiperi, publike e private qe me durim, mundime e dije, ne kushtet aktuale bejne me te miren qe munden per pacientet. Si dhe, DBMI e di mire se profesionistet e mjekesise ne Shq., megjithe mungesat, ne nje forme e tjeter, ne varesi te nivelit e cilesise, sakrifikojne cdo dite per pacientet e tyre. 

Ka fusha te cilat jane ne terren por ne i sollem per here te pare online,  ka dhe disa te tilla qe nuk ekzistojne askund. Kjo eshte pertej meje. Do riparohet situata apo jo, ngelet jashte kontrollit tim. Nje nder to ishte dhe tematika e Gabimit Mjekesor, ku nuk ka studime, organizma, institucione, grupe, seksion, qofte nje mini-grup [4 vete?] apo individ, si qender referuese e kordinuese, per profesionistet, studentet e mjekesise, ligji  e rendin, si dhe per familjaret e publikun e gjere.  

Ketu kam bere dicka me vlera e nuk kam bere pak, nisur nga sensibilizimi deri ne edukim te vazhdueshem. Gabimi mjekesor behet lajm publik kur ka ankesa familjaresh ne polici e arrestime te mjekeve. Para dhe me pas, humbet vemendja. Kjo eshte e verteta. 

Cdo trajtim qe kam bere ne kete problematike, e kam bere me vetedije te plote, vetem nen interesin publik dhe shume i qarte se jam i pari ne disa nivele e me shume materiale (permbi 1vit) ne formen me te kuptueshme te mundshme per cdo lexues.

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.