Njihet
dhe si dismorfofobia (dysmorphophobia) frike e te qenit i shemtuar, apo te
pasurit dicka gabim ne trupin tuaj. Eshte crregullim i ankthit qe shkakton nje
individ te kete ide te gabuara se si duken dhe te shpenzojne kohe te gjate duke
u shqetesuar per paraqitjen e tyre. Dikujt i duket se e ka hunden abnormale
ndersa nje tjeter mund te mendoje se nje cen, gervishtje apo plage, sado e vogel
te jete, i ben te tjeret ta shikojne ate si me nje deformim madhor.
Personat e
prekur nga Crregullimi Dismorfik i Trupit (Engl. BDD - Body Dysmorphic Disorder)
nuk jane narcistike apo te obsesuar. Ne nje periudhe te jetes, te gjithe ne vuajne nga ky mendim, por keto mendime shkojne dhe vijne, disa here dhe harrohen.
Kush
preket. Per individet qe besojne se kane crregullime te trupit, keto mendime
jane shume shqetesuese, nuk largohen dhe kane impakt te larte ne jeten e tyre
te perditshme. Mendohet se 1 ne 100 persona ne boten e zhvilluar preken nga ky
crregullim. Incidenca per meshkuj dhe femra eshte gati e njejte. Prek te gjitha
moshat, por zakonisht fillon ne adoleshence ose ne moshe te re, kur njerezit
jane me te ndjeshem ndaj pamjes se tyre. Me shpesh haset tek individet me fobi
sociale dhe qe kane histori depresoni. Shpesh eshte e shoqeruar me Crregullimet
Obsesivo-Kompulsive dhe gjendje te pergjithshme ankthi. Mund te kete te
pranishme dhe crregullime te oreksit, sic jane bulia dhe anoreksia nervoza.
Sjellja
tipike e ketyre individeve. Ndikon jeten e perditshme, punen, familjen dhe
marredheniet shoqerore te tyre. Nje person qe vuan nga crregullimi dismorfik:
1.
Krahason pamjen e tij me te tjeret.
2.
Harxhon kohe te gjate para pasqyres,
por ka dhe raste qe u largohet pasqyrave.
3.
Harxhon kohe te gjate duke u munduar te
fshehe ate qe beson se eshte difektoze.
4.
Ka ankth te shtuar per nje pjese te
vecante te trupit (me shpesh fytyren)
5.
Ka ankth te shtuar ne rreth shoqeror dhe
eviton situatat e tilla.
6. Eshte sekretiv, nuk kerkon
ndihme mjeksore. Beson se do e quajne me obsesion ose narcistik.
7.
Kur kerkon ndihme, do kirurgji
plastike. Qe me pas nuk jua heq ankthin.
8.
Ben shume dieta dhe ushtrime fizike.
Ky crregullim nuk eshte njesoj si Crregullimi
Obsesivo-Kompulsiv, por kane ngjashmeri. P.sh. nje person mund te perserise te
njejtin ritual, shume here. Krehjen, makiazhin, ferkimin e lekures etj. Ne disa
raste mund te sjelle depresion, vete-demtime dhe mendime te vetevrasjes.
Cfare e shkakton? Nuk dihet. Mund te jete gjenetike nga nje disbalancim i substancave kimike te trurit. Eksperiencat e meparshme te jetes mund te ndikojne ne keto mendime; nese individi eshte ngacmuar nga femijet e tjere, tallur apo ti kene permendur dicka qe nuk shkon me trupin e tij.
Kur kerkohet Ndihme?
Zakonisht nga turpi dhe stigmatizimi qe ndjejne ne vetevete, kane veshtiresi
te kerkojne ndihme. Por, nese ju vuani nga Crregullimi i Perceptuar Dismorfik i
Trupit, nuk ka asgje te turpshme. Eshte gjendje shendetsore me shtrirje ne
kohe, sic dhe shume probleme fizike. Nuk eshte faji juaj. Nese nuk
kerkohet ndihme simptomat mund te perkeqesohen. Mjeku zakonisht ben keto pyeje?
·
A shqetesoheni per pamjen e jashtme, dhe
deshironi te mendoni me pak per te?
·
Cilat jane shqetesimet tuaja specifike
per pamjen e jashtme?
·
Ne nje dite te zakonshme, sa ore ne dite
mendoni per paraqitjen e jashtme?
·
Cili eshte efekti qe kjo ka sjelle ne
jeten tuaj?
A ndikon kjo ne pune, ne familje dhe me
shoket?
Nese mjeku dyshon se keni crregullim dismorfik ne
mendjen tuaj, mund t’ju referoje te nje specialist i shendetit mendor, per
ekzaminim te metejshem dhe per trajtim te kualifikuar.
Trajtimi i Crregullimit Dismorfik. Me trajtim
keta individe shohin se ju lehtesohen simptomat. Trajtimi specifik eshte ne
varesi te seriozitetit te gjendjes. Per crregullime minore dhe mesatare,
behet CBT (terapi e conjitive- e sjelljes / mendimit) Rastet me serioze mund te
trajtohen me ilace te grupit SSRI (selective serotonin reuptake inhibitors) e
kombinuar me CBT-ne. Nese keto nuk jane efektive, mjeku mund te jape ilace nga
grupi i antidepresiveve (p.sh. clomipramine) duke monitoruar progresin tuaj.
Dhe si me cdo crregullim fizik apo mendor, hapi No1 eshte te kuptohet dhe pranohet
se keni nevoje per ndihme te kualifikuar mjeksore. [bb 18. dhjetor, 2014)
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.