Deri mes-shekullin e XX doktoret
rregullisht benin vizita ne shtepi pasi te gjitha mjetet e tyre permblidheshin ne nje cante.
Ata mund te ndihmonin
ne pak semundje, ne realitet me shume se kurues ishin keshillues qe
ofronin empati dhe inkurajim. Gjithsesi, vec rasteve kur teknika
te gabuara nuk sillnin perkeqsime, mjeket jepnin ndonje qetesues dhe
aty mbaronte kufiri i tyre.
Ne
50-70 vitet e fundit shkenca e mjekesise kalon ndryshime fenomenale
bazuar te zbulimet e reja. Krijohen aparatura laboratorike e
diagnostike, metoda e barna, te cilat mjeket e gjeneratave te meparshme
nuk mund ti enderronin. Mund te duket e thjeshte ne shkrim, kur i
sheh ne albume fotografish, muzeume e dokumentare; por keta shkencetare
jane heronjte e heshtur te njerezimit. Shume prej tyre kane bere
eksperimente te vetja, punuar ne kushte jo optimale me bakterie e viruse
te rrezikshmerise se larte dhe ka pasur individe qe kane humbur jeten.
Gjithe ky mundim i akumuluar ne disa vende te botes, harmonizuar e permiresur me teknika te reja, solli Mjekesine e Shek XXI ku njohuria eshte diseminuar online per koleget dhe te gjithe publikun.
Sot fusha ka specialitete e nen-specialitete, ne disa raste aq obskure sa cudisin dhe vete mjeket, ku niveli i ekspertizes arrin precizion gati gati te automatizuar. Gradualisht arritem te telemedicina e robotika, duke sjelle mundesi te reja ne cdo zone te planetit (dhe ato te izoluara e rurale) dhe ne cdo lloj niveli.
Doktori babaxhan e serioz, i cili ecte me kilometra te tera naten te arrinte ne shtepine e nje pacienti, sot ja ka lene vendin institucioneve te specializuara qe jane hapur 24/7 dhe mjekeve qe ndjekin protokollet standarte duke shfrytezuar te gjithe arsenalin modern qe kane ne dispozicion.
Megjithe degezimin e anonimatin relativ qe ekziston ne spitalet e medha te metropoleve, ku mjekesia u largua disi nga marredhenia “doktori im & pacienti im” e cila vazhdonte gati gjate gjithe jetes, sot ruhen disi keto fije te mjeku i familjes dhe po esplorohet cdo mundesi per tu dhene pacienteve informacion per mjekun kurues, institucionin e teknikat.
Me pare mjekesia ka qene me shume vertikale; ku mjeku jepte udhezimet nga lart dhe pacienti i zbatonte pa shume pyetje. Pas viteve 1960-te raporti behet me i barabarte ndersa sot kemi arritur ne rrezatime te paimagjinueshme me pare.
Mjeku sugjeron, ndersa pacienti vendos per gjithshka duke ruajtur vendimin final. Ai mund te eksploroje mjekesine private, te kurohet ne nje qytet a shtet tjeter, te perdore mjekesine alternative ose te vete-mjekohet duke marre info ne internet. (DBMI asnjehere nuk i ka perkrahur keto dy te fundit, duke nenvizuar shpeshehere rreziqet e demet potenciale)
Si do progresoje mjekesia me pas?
Te presim dhe te shohim...
* per 'mjekesine dje' mund te lexosh ne librin tim:
Historik i Mjekesise Boterore (310fq) botuar ne 2015
* per 'mjekesine sot e neser" kam disa paraqitur mendime
dhe analiza ne librin: Ese per Mjekesine, publikuar ne 2016.

No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.