Establishmenti politik i tranzicionit korruptiv, media dhe interesa te caktuara; nuk duan qe ju ta dini kete por eshte e vertete. Sh. P. Sh perdoret ne premtime fushatash elektorale dhe opozitat per goditje. Me teper si lufte prerje shiritash e mburrje kur jane ne pushtet; dhe kritika te kota dhe trembjes se publikut kur e kane humbur ate.
Ne realitet ne Europe dhe ne Bote ka shembujt si jane rregulluar sisteme te ndryshme shendetesore, dhe ka raste kur per rregullimet nuk jane dashur investime shtese. Duhet shtuar se, ne Shqiperi Shendetesia Publike eshte nder fushat me te perfolura per korrupsion e nepotizem (ne top 3) me drejtuesit me diletante ne 3 dekada qe kane sjelle deme te pallogaritshme ne financat shendetesore, shendetin publik dhe besimin e publikut te shendetesia.
Si mund te rregullohet Shendetesia Publike? Le te fillojme me argumentin e kundert; cfare pasojash katastrofike do kete nese lihet ne kete gjendje, sa demtime do pasojne ne jetegjatesine mesatare dhe demografine e neseme te kombit. Ketu eshte shpenzimi dhe humbja reale, ketu zhduken jete njerezish, familje dhe rrenohet profesioni i shendetesise.
1. Mbulim universal per te gjithe duke ndare shendetesisne publike si agjensi me vete dhe jo pjese e ministrise se shendetesise, me pas ndahet ne 4-6 truste rajonale. Te gjithe te kene basic coverage [sic] ne forme kontributesh [ose jo, ata qe nuk punojne] dhe vushere personale per te gjithe, ne karten perkatese te shendetit.
2. Te forcohet struktura e shendetit paresor duke i lidhur ne sistem rrjeti, mjeket e familjes vendosin vete nese do shtojne sherbime shtese, pasi aty jane 70-80% e vizitave te sistemit. Vusheret individuale te jene univesrale, me vlere edhe ne shendetesine private – nese nejrezit duan ta shkembejne aty a te shtojne dicka ne te duhet kordinuar pa shtuar bureokracine; kush nuk do ta perdore te privatet - automatikisht konsiderohet per shendetesine publike.
Agjensite e Sh.P. Shqiptare kontrollojne perdorimin dhe nuk lejojne abuzimin e ‘kuotave vjetore’ per cdo pacient nese duan te shkojne ne privat. Keshtu krijon dhe konkurrence te ndershme dhe nxit profesionistet e Shendetesise Publike te rrisin cilesine.
Agjensite e Sh.P. Shqiptare kontrollojne perdorimin dhe nuk lejojne abuzimin e ‘kuotave vjetore’ per cdo pacient nese duan te shkojne ne privat. Keshtu krijon dhe konkurrence te ndershme dhe nxit profesionistet e Shendetesise Publike te rrisin cilesine.
3. Krijimi i nje vusheri shtese, por vetem per ata qe jane ne pune sipas nje kostoje nomimale – e cila eshte tax-deductible (sic) si per nje dyqan te vogel si per biznese me te medha; shton fondet dhe ne raste kur personi humb punen gjithmone e ka vusherin primar.
4. Ri-organizim total te sistemit te urgjences, ne te cilen kam shkruar nje liber te plote e detajet mund ti shtjelloj me vone. Nisur se 50% e vizitave neper spitale, pacienti i ka te urgjenca, dhe ~80% e urgjencave [jane shifrat mesatare boterore] nuk jane urgjenca; sistemi duhet ndryshuar dhe vene 1-2-3 para-prita per ta liruar ate dhe bere streamlined (sic) ne formen me efikase te mundshme.
Detajet ne cdo aspekt nivelohen pas nje konsultimi me te gjere por pa u depolitizuar shendetesia publike e ri-organizuar ne formen me eficente qe ka nevoje vendi; duke larguar korrupsionin politiko-bureokratik dhe prishur monopolini e individideve dileante e keq-manaxhues; nuk do kete mundesi te ndalohet udhetimi qe ka nisur per nje kohe te gjate dhe destinacioni final do jete aspak i mire per te gjithe vendin.
A do ta bejne? Jua kam shkruar qe ne fillim, ata NUK DUAN ta rregullojne Shendetesine Publike por e perdorin per reklamim politik, e mjelin si cash-cow (sic) per interesa personalo-kriminale, dhe njesoj vepron pala tjeter sapo te vije ne pushtet. Ne rastin me te mire eshte lene ne nivelin e diletanteve ne manaxhim te cdo lloji [aq me pak mjekesor] ne rastin me te keq jane keto humbje e deshtime te 3 dekadave ne nivelet ekstreme te tyre...
Kjo eshte ne vazhdim te materialeve me poshte [dhe rubrikave te mia ne vite, e librit Shendetesia Publike Si Aset Kombetar] pasi kam shtjelluar se [1] shendetesia publike duhet larguar nga politika dhe ministria e shendetesise, te dale me vete dhe te ndahet ne truste, dhe [2] detaje te shumta ne vite per miremanxhimin dhe eficencen e shfrytezimit e burimeve sipas kushteve te shqiperise, moratorium per 15-25 vite jo me Doktore dhe Drejtore, dhe partnership me pacientin e largimit te politikave paternaliste dhe indiferente ne shendetesine publike.
Klik per DBMI_ISSUU ku kam publikuar 50 e-books, 8 prej tyre jane ne Shendetesine Publike
Klik per DBMI_ISSUU ku kam publikuar 50 e-books, 8 prej tyre jane ne Shendetesine Publike
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.