Nder defektet e mesim-dhenies ne mjekesi eshte metodologjia rigjide;
ka keq-harmoni mes menyres si jepet/kerkohet njohuria, diseminimit
ex-cathedra e absorbimit nga studentet, mes shkences dje e c'kemi ne
dispozicion sot. Nisur se: (a) teknika mesimit ka ngelur e pa
ndryshuar ne 150 vitet e fundit (b) mjekesia si fushe eshte e ngarkuar
(c) pedagoget veprojne si jane tranjuar (d) mungojne individet inspirues
dhe elastike (e) autoritetet gjithmone jane te fundit te ushtrojne
ndryshime; studentet detyrohen te punojne me ato qe u jepen.
Historiku dhe ecuria e mjekesise nder shekuj e gjenerata s’mesohet me disa permendje kursore emrash, ditelindje e vdekje e as kuota te shkencetareve te medhenj; ata duhen dhene permes jetes, punes e sakrificave individuale.
Te marrin Luis Paster-in, fare lehte
mund te thuash eshte babai i kesaj e asaj fushe, zbuloi kete e la pas
ate, ne fund? Nese jep nje leksion te vecante me kontekst ne mjekesine e
kohes veshtiresite e mungesat ekstreme, mentalitetin e kundershtite qe
kaloi (gazetat e kohes talleshin me te) kupton me mire – se shkenca nuk
eshte zgjidhje magjike por rrugetim pa fund dhe me shume deshtime e
dhimbje.
Ndodhi te tilla inspirojne, kalisin durimin e
farketojne karakterin e mjekut te ardhshem, i cili/e cila, do kene nje
dite a periudhe ne profesionin e tyre, kur 'do ngecen, do ndihen te
deshperuar e te pashprese'
Kryesorja ne kete metodike eshte
‘kujtesa’ Njerezimi meson mes historise e shembujve personale, jo duke
forcuar leksione pa fund e perseritje pa kuptim. Keshtu per antikitetin,
periudhen e arte Islamike ne mjekesie, mjekesine Anglo-saksone dhe
shkollen Gjermanike te Europes Qendore. Lidhjet duhen spontane e
graduale, pasi me jeten e individeve te medhenj, studentet e mjekesise
mesojne terminologi, efektet e barnave, teknikat e aparaturat; dhe do
behen me te shkathet duke eskploruar mundesi te reja kur protokollet te
lene ne balte.
Disa shkolla te mjekesise ne bote e kane kuptuar dhe po japin leksione arti. Penn
State College of Medicine eshte shkolla e pare ne Amerike me
Departamentin e Humaniteteve Mjekesore qe nga 1967. Studentet mesojne
literature, art, etike, drame; e skenare reale te vendim-marrjes ne
mjekesi.
Ne Columbia University subjektet ne vitin e I-re te
shkolles, variojne nga poezia te vallzimi. Keto menyra te reja sot jane
perfshire ne shkolla elitare te mjekesise, si ne Harward, Texas etj. Kam vene re ne disa raste, [sidomos ceshtje celebre te mediatizuara e
te ngarkuara me emocione jo-pozitive, s’do permend emra] ku mjeket qe
dalin per te shpjeguar dicka per publikun lene shume per te deshiruar.
Ata mund te jene ne komande te fakteve por nga gjuha trupore, toni i
zerit, menyra e te shprehurit dhe mungesa e elokuences, nuk te bindin.
Sidomos sot qe informacionin e gjen cdo individ, menyra si e prezanton
dicka ka shume rendesi. Veren se nje pyetje e gazetarit, jua
devijon krejtesisht 'trenin e mendimeve' duke mos arritur te projektojne
konfidencen qe pret publiku nga profesioni.
Mund te them, se 1
ne 100 mjeke do ish adapt ti qendronte ‘nje sulmi brutal nga nje avokat i
mire’ Kjo me shume si ‘dhunti karakteri e talent natyror’ se sa si nje
profesionist. Pse ndodh? Se shkollat e institucionet mjekesore;
NUK I PERMENDIN FARE GABIMET NE MJEKESI, tentojne te shmangin policine,
prokurorine, gjykatat e si te veproje nje mjek kur e therrasin
deshmitar. Aq me pak si Edukator Publik.
Nisur se, ‘mjekesia
eshte dhe shkence por dhe art’ mjeku qe deshmon nuk mund te jape
pergjigje me 100% siguri, sic ben nje inxhinier a matematikan, kjo
komplikon ceshtjet me tej duke lene zbuluar deshmine e deshmitarin. Zgjuarsia, transparenca e informacioni i sakte; jane zgjidhja per te
ndryshuar mentalitetin; si konceptohet mjekesia ne teresi e ne ceshtje
te mprehta ne vecanti, per publikun e zakonshem.
Studentet duhen inkurajuar te shkuajne tregime, ese, pershtypje, poezi e
si ndihen ne disa raste [p.sh kur vdes i semureri, gjate nje autposie
etj etj] pasi stimuli ne vazhdim, gjate 5-6 viteve shkolle e ne pune, do
e ule empatine e tyre. Motoja e shkollave tona mjekesore duhet te jete: “Ketu pergatiten Njerez qe do Kurojne Njerezit” (Jo automate)
Ne zyra, klinika e spitale, ka momente mondane te cilat ndryshojne
pergjithmone jeten e nje njeriu; diagnoze me leucemi, operacion i
veshtire, mjekim i gabuar, vdekje e nje te semuri; mjeket duhet te
pergatitet si te reagojne, te ndjekin ecurine, bisedojne me pacientet e
familjaret, dhe, te projektojne njohurite e kujdesin ne forma sa me
njerezore.
Humanizmi ne pergatitjen e mjekeve te rinj
© DBMI 2014-2017 all rights reserved
© DBMI 2014-2017 all rights reserved

No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.