13 January 2020

Shtysat dhe Motivet Njerezore


Perberja e njeriut ne esence eshte e komplikuar, jane shume faktore percaktues qe ne bashkesi me njeri-tjetrin duhet te lidhen per te krijuar individualitetin e eksperiencave personale. Natyra njerezore kushtezohet nga 5 faktore: 



  •           Biologjia/ gjenetika
  • ·        Ambjenti gjeografik
  • ·        Familja/ shoqeria
  • ·        Arsimi dhe edukata
  • ·        Individ i pavarur / vendimet e tij

          Prej ketyre kemi 3 perberesit finale,
  •           trupin,
  • ·        mendjen dhe
  • ·        pjesen shpirterore.

Ne librim Psikologjia (2015-2017) kam analizuar piramiden e A. Maslow me 5 ndarje. Dobesine e ka se, gjithshka e nis nga brenda [individi] pa influencen e faktoreve te jashtem. Problemi tjeter lind kur e sheh piramiden si percaktuse, dhe njeriut qe duhet te ngjitet nga kati ne kat.


Kur ne jeten reale ka njerez te cilet pasi plotesojne disa nivele (1-2-3) ndihen te kenaqur e s’kane problem (shtysa?) te ngjiten me lart. Pra, Maslow eshte i mjaftueshem te na shpejgoje nevojat por jo i plote kur na duhen motivet.  

Per kete duhet te kthehem te citati ne kopertinen e ketij libri (Etika Normative) Aristoteli mesonte se “Natyra ben cdo gje per nje qellim te caktuar” si dhe “cdo gje tenton te arrije potencialin qe mundet” Keshtu i jep cdo veprimi dy lloje qellimesh, sepe nje veprim mund te kete njerin nga keto te dy  qellime:

·        Qellimi instrumental, kur veprimet behen per hir te nje qellimi
·        Qellimi i brendshem, kur veprimet behen per hir te veprimeve.

Se njerezit kane nje qellim final qe eshte lumturia universale, eudaimonia (ευδαιμονία –lumturi) Ai ka theksuar se mesimi nuk mjafton dhe etika duhet te kete aplikime praktik. Ne menyre qe personi te jete i virtytshem, duhet ta praktikoje ate ne realitet. Ne librin II te Etika Nikomacheane, Aristoteli thote: “ne nuk studjojme per te njohur cfare virtyti eshte, por te behemi te mire, sep ndryshe s’do kishte perfitime ne te” Vec plotesimit teorik e praktik, virtyti ka anen morale dhe intelektuale.

Filozofet e antikitetit, filluar nga Arsitoteli, kerkuan te kuptojne permes observimeve metafizike dhe pyetjeve cili eshte motivacioni praktik qe e ben njeriun te ndermarre nje veprim te caktuar. Aristoteli jep 7 faktore qe ndikoje njeriun, ndaj keto  na demonstrojne se njeriu ka motivacion te brendshem por dhe ndikohet nga faktoret e jashtem, ai ndikohet nga emocionet dhe arsyeja bazuar te movitet dhe gjendja e tij mendore.

Shanci – jane ngjarjet mbi te cilat s’kemi kontroll as mundemi ti parashikojme
Natyra – kerkesat tona per ushqim, ciftezim, territor, te cilat jane gjithmone te pranishme
Shtysa – ndjesia qe kemi per te vepruar ne nje fare menyre, pavaresisht arsyes, ka raste qe veprojme ka qe i kontrollojme.
Zakoni – ne esence eshte i dobishem, pasi eshte provuar me pare se funksionon.
Arsyeja – ngelet percaktuese ne veprimet te cilat njeriu mendon se perfiton prej tyre.
Pasioni – ne disa raste klasifikohet dhe si zemerimi, mund te sjelle ne veprime te ashpra (si hakmarrje) ose shuhet kur kupton se s’ka asnje mundesi per ta ushtruar.
Deshira – eshte motivacioni per te gjitha veprimet qe jane te kenaqshme.

Keto mund te ndryshojne nga personi ne person, mund te motivojne njerezit ne forma te ndryshme, dhe ne raste te ndryshme jane te kombinuara ne disa nivele; ku disa njerez ndikohen me pak dhe disa ndikohen me shume prej tyre.  Ne fund do e mbyllja me nje kuote nga Aristoteli ne rendesine e mendimit individual:

“Behu njeri i mendimit te lire e mos prano cdo gje qe degjon si te vertete. Behu kritik e vlereso cdo gje ne te cilen beson"

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.