21 January 2020

Angina Pektoris (angina pectoris)


Sa hapa DBMI (7.09.2014) nder publikimet e para ishin semundjet koronare te zemres, klik ketu, ku shpjegova arterioskleroza & agina; mund te lexoni me shume ne e-book te publikuar ne 2015, (klik ne titull) Sistemi Kardiovaskular




ARTERIOSKLEROZA. Shkaktohet nga ngushtimi dhe ngurtesimi i arterieve. Nga depozitat yndyrore te quajtura - ateroma (atheroma) Procesi qe sjell arteriosklerozen fillon me nivele te larta te yndyrnave ne gjak. Keto subtanca infiltrojne muret arteriale e krijojne demtime mikroskopike (“gervishtje”) aq duhet, se shtresa e pare eshte vetem nje qelize e holle dhe formohen depozitat e quajtura atheroma. Kjo mund te ndodhe ne cdo pjese te trupit, tek truri kemi hemorragji cerebrale. Mini-depozitat, gradualisht formojne kore (plaques) brenda mureve arteriale, te mbuluara me cipe fibroze. Korja ngushton hapesiren ose lumenin e arteries, kjo ul rrjedhjen totale te gjakut neper inde. Krijohen vorbulla, duke ndikuar ne kalimin normal te fluksit te gjakut, po ashtu rritet rreziku per trombe [mpiksje gjaku] Shkaktaret madhore te arteriosklerozes: duhani, mungesa ushqimit, dieta e dobet dhe mbi-pesha.


ANGINA. Angina pectoris jane dhimbje te gjoksit qe vijne me ushtrim fizik dhe qetesohen kur pushojme, shenje qe muskuli i zemres s’po merr furnizim te mjaftueshem me gjak. Vjen prej ngushtimit te arterieve nga arterioskleroza. Dhimbja, zakonisht fillon kur rritet ritmi i zemres, p.sh. gjate vrapimit dhe bie kur pushojme. Disa shkaktare qe sjellin anginen jane: stresi, te ftohtit, ose ushqim me tepri. Nje goditje tipike e angines fillon me dhimbje ngushtuese pas derrases se gjoksit. Mund te perhapet tek qafa, nofulla e poshte ne krahe, vecanerisht krahun e majte. Zakonisht iken qetesohet pas 10-15 minutash. Pacientet me angine shpesh marrin mjekime qe ul dhimbjen, duke bere qe arteria koronare te dilatohet (hapet)

Kemi 3 tipe anginash. Angina e stabilizuar (me e hasura) ku zemra detyrohet te punoje me shume se zakonisht, dhe largohet pasi pacienti ulet/ pushon ose me ane te mjekimit per pak minuta. Angina e pastabilizuar  mund te vije dhe pa mundim fizk dhe nuk qetesohet nga pushimi, ne disa raste kerkon vizite mjekesore pasi mund ti paraprije  nje infrakti; nje angine e tille zgjat deri ne gjysme ore. Angina variant ose Prinzmetal vjen kur arteriet koronare ngushtohen dhe bie fluksi i gjakut e zemer; dhimbja mund te jete shume e larte dhe ndodh  ne pozicion qetesie.

Cfare eshte angina pectoris. [angina pectoris] kur rritet kerkesa per oksigjen nga zemra dhe ulet furnizmi i zemres me gjak kemi dhimbje ne gjoks – angina. Shkaku kryesor i saj eshte semundja e arterieve koronare. Arteriet koronare jane ato qe furnizojne muskulaturen e zemren me gjak. Dhimbja ne gjoks nuk eshte e lehte te percaktohet – cfare eshte dhe nga vjen, ndaj duhet vizite te mjeku per ta klasifikuar ate.


Simptomat e Angines Dhimbje dhe shqetesim ne gjoks qe mund te shoqerohet me dhimbje ne duar, nofulla, gjoks e shine. Marrje mendesh dhe lodhje, marrje fryme dhe te djersitura. Ka rendesi qe ne fillm te vizitoheni te mjeku per te percaktuar nese eshte angine e stabilizuar [ose jo] apo dhimbje e nje goditje ne zemer/ infarkt. Si regull: angina e stabilizuar vjen kur ju jeni duke bere ushtrime fizike/ jeni ne ecje, dhe iken kur ju uleni dhe jeni ne pozicion qetesie.  Angina nuk eshte jete-kercenuese por ne disa raste mund te jete paralajmerim per hemorragji cerebrale ose goditje ne zemer.

Faktoret e riskut.  1. Obeziteti shton volumin e punes se zemres per te mbuluar me gjak/ O2 masen e shtuar indore/ te trupit [mbipeshen] e haset ne diabet, kolesterol e tension te larte te gjakut. 2. Diabeti  rrit shancet per arteriosklerozen, semundjet e arterieve koronare [ngushtime/ bllokime] dhe infarktin e miokardit - per me shume klik ketu 3. Presioni i larte i gjakut [hipertensioni] me kohen demton [forcon] arteriet duke alteruar sasine e gjakut qe pompon zemra dhe fluksin e gjakut ne qarkullimin arterial. 4. Faktore hereditare, nese ne familje keni histori te arteriosklerozes, semundjeve koronare e tensionit te larte. 5 & 6. Duhani e stresi demtojne muret arteriale, pasi ngushtojne arteriet dhe perkeqesojne dhimbjen ne gjoks [anginen] 7. Jeta sedentare ndikon duke perkeqesuar e kontribuar ne faktoret me lart [obezitet, diabet, tension i larte i gjakut] nese jeni te semure kardiake ka rendesi te bisedoni me mjekun dhe terapistet tuaj per programet qe mund te ndiqen me pas. 8. Dieta – serish kujtoj se ne librin tim diabeti mund te gjeni me shume shpjegime – dhe nga vijne depozitimet yndyrore e si mund ti parandalojme ato, biem ne peshe etj.

Si trajtohet angina. Si fillim trajtohet goditja sa ndodh, me pas mundohemi te parandalojme goditjet e ardhshme duke ndjekur keshillat e mjekut. Pacientit i rekomandohen ndryshime me ilace, ushqime dhe menyre jetese, per te ulur rrezikun e angines, goditjeve ne zemer dhe hemorragjive cerebrale. Nese sa me lart nuk kane rezultate te kenaqshme, behen nderhyrje ne zemer [arteriet koronare] ose permes katetereve ku vihen stents per ti mbajtur hapur ato e rregullar ngushtimet/ bllokimet ose operacione te ndryshme per ti riparuar arteriet e demtuara.

Per te semuret kardiake dhe familjaret e tyre do shtoja dicka qe haset ne  jeten e perditshme dhe ne praktiken klinike, kur te ndodh dicka “ne zonen e gjoksit, zemer” cfare eshte, angina, perdikardit apo infarkt, goditje ne zemer?"

  • Angina, shenjat jane ne kete punim qe sapo lexuat
  • Perikarditi klik ketu
  • Infarkti gjindet ne librin qe permendem me lart [semundjet e zemres] ose mund te lexohet ne kete karte...


Dhe meqe jemi ketu po shtoj dhe karten e urgjences 
si veprohet ne rasten e infarktit te miokardit.


No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.