09 January 2020

Arsyeja...


Fillojme me instinktet, nje spekter qe shkon nga reflekset e thjeshta tek sekuencat komplekse te sjelljes tone per nje kohe te caktuar. Mund te jene spontane ose vijne si pergjigje e stimujve te jashtem. Si instikt mund te konsiderohet sjellja e cdo kafshe heren e pare qe perballet me stimulin. Instinktet e brendshme kontrollohen nga gjenet, p.sh kerkimi i ushqimit dhe kujdesi per te vegjlit e species.




Sjellje te tilla jane aq te rendesishme sa po te kryhen ne menyre jo te salte,individi do kete me pak shance per mbijetese. Tek njerezit si specia me intelligjente do preferoja ti quaja reflekse, ku shumica e reflekseve tona jane te kushtezuara dhe te fituara gjate jetes. Ne ane tjeter edhe ne kemi te ngjashmet me kafshet, sic ben nje bebe kur thith gjirin e nenes. Literatura percakton keto instinkte te njerezit: kurioziteti, frika, zemerimi, dashuria, xhelozia, rivaliteti, shoqerizimi, simpatia, imitimi, te qenit sekretiv, ruajtja e gjerave (ushqim) e bashkepunimi; ne shume raste instinktet jane (a) sjellje dhe (b) pjese e pergjigjes tone emocionale.

Ne fund te shek 19, William James besonte se sjellja njerezore ne pjesen me te madhe te saj percaktohet nga instinktet dhe njerezit kane me shume ndjesi instinktuale se kafshet. Megjithese ndajme disa instinkte me kafshet, instinktet tona sociale jane po aq te fuqishme, si modestia, faj, simpatia, dashuria etj.

S. Frojdi i konsideronte instinktet si motorrin kryesor te sjelljes tone, ku ne kemi si motivacion primar te reduktojne tensionin e krijuar nga deshirat dhe instinktet e brendshme.

Per Frojdin instinkti i jetes (Eros) eshte shtysa qe na mban gjalle, nder instinkti i vdekjes (Thanatos) eshte forca negative e natyres, qe mundoheni ta shmangim. Akoma sot debatohet roli i instinkteve ne sjelljen tone, dhe balanca mes sjelljes se mesuar e asaj te pre-programuar (gjenetika) Ne jeten e perditshme njerezit perdorin termat si sjellje automatike, e pavetdijshme, natyrore etj, por nuk do i pershtateshin perkufizimeve shkencore; qe per hir te realitetit duhet thene  s’jane te lehta, te plota dhe as te qarta e pranuara plotesisht.

Ne librin tim Psikologjia kam shpjeguar Piramiden e Nevojave te A. Maslow, baza e saj mbeshtetet te fiziologjia njerezore nga ku burojne shume instinktet tona (frymemarrja, ushqimi, uji, seksi, gjumi, homeostaza etj) Ka dicka misterioze dhe te papredikueshme ne instinktet tona, vendimet qe marrim bazuar ne to, si dhe eksperienca shton duke konfirmuar kur jane drejte ose dhe i persersim kur jane gabim.



Emocionet, do ndalem te  (a) emocioni (b) ndjenja (c) gjendja, me pas sjellje dhe ndryshime ne mendjen e trupin tone. Sipas Prof. Robert Plutchik jane keto emocione: gezimi, besimi, frika, merzia, supriza, zemerimi, pritshmeria e krupa [ndjesi revoltuese] Ai i klasifkon emocionet ne primare, sekondare e terciare, p.sh. nje person ndjen turp ose faj pasi ka provuar friken. Ka nje kompleksitet ne emocionet njerezore qe se ben te lehte klasifikimin e tyre. Ne pershkrim te shpejte mund te quhen ‘reagime spontane’ ndaj nje mendimi, ngjarje ose personi. Duke qene subjektive e unike ne individe te ndryshem, emocionet variojne ne intensitet e pershkrime. Ato mund ta zgjerojne dhe permiresojne jeten tone por ne ane tjeter e komplikojne dhe veshtiresojne ate, ne varesi te emocioneve te provuara dhe kohe-gjatjes se tyre.

William James propozoi 4 emocione; frike, vajtim, lumturi e merzi. Paul Eckman mendon se jane gjashte. Bernice e Richard Lazarus listojne 15 ndersa ka disa psikologe te tjere qe kane renditur 20 apo 30-te.

(b) Ndjenjat, jane reagim ndaj emocioneve e eksperiencave te fituara gjate jetes, ne Anglisht kemi te listuara >4.000 ndjenja. Emocioni vjen ne fillim e eshte universal pas tij vjen ndjesia qe ndryshon sipas stimulit, personit, situates, temperamentit e kontekstit.  (c)  Gjendjet emocionale, ndryshe nga emocionet dhe ndjesite, gjendjet emocionale jane me pak intensive e specifike, kane efekt negativ ose positiv dhe jane me pak te prekshme nga nje stimul i vecante.  Si ta kuptojme ndryshimin mes nje emocioni e ndjesie? Emocionet vijne nga ngjarjet e mendimet. Ndjenjat vijne nga eksperiencat e jashtme. Gezimi eshte emocion, s’kerkon shume kompjutim konjitiv (sic) ndihesh i gezuar pa u menduar. Lumturia eshte ndjenje, qe varet nga kushtet e jashtme e gjendja mendore.

Arsyeja eshte kapaciteti qe ka njeriu per te analizuar objekte, situata e fenomene. Per te verifikuar faktet duke aplikuar logjiken me vetedije. Ndryshimi e permiresimi (ose prishja) e zakoneve, praktikave, teorive, institucioneve e besimeve; bazuar ne informacionin e meparshem ose dicka te re.

Filozofia e Kantit ka 2 pyetje madhore ne arsyen (a) metafizika (Dekarti & Leibniz) e filozofeve racionaliste, dhe praktika nga empiricistet Britanike (Locke & Hume) qe thone: “arsyeja eshte krejt inaktive dhe kurre s’mund te jete burimi i nje parimi aq aktiv si vetedija apo nje sens morali” Nuk do zgjatem ne kete pike pasi e kam shtjelluar me pare me titullin Kanti – Revolucioni ne Filozofine Moderne, tema me te cilen  hapet libri im ne 2015, fq. 6, per ta lexuar klik te: Filozofia Aty kuptohet se arsyetimi praktik eshte baza e filozofise morale te Kantit.

Arsyetimi eshte vitale per qenien njerezore. Ngelet vegla jone kryesore per te kuptuar e analizuar realitetin. Ne perdorim emocionet, eksperiencat, kujtimet, mesimet, perceptimet, matjet, faktet e idete per te llogjikuar dhe organizuar ne forme sistematike, sipas metodologjive te ndryshme, duke bere deduksionet perkatese, per vendimet qe marrim e veprimet qe do kryejme.

Arsyeja sjell qartesine e kuptimin, rendesine e potencialin, vleren e tekniken, kriteret e perfundimet; ne krahasojme e kombinojme informacionin e ri me ate qe kemi ne pronesi, dhe krijojme kuptim me te plote duke identifikuar ate per te cilen kemi nevoje ose ate drejt te ciles po shkojme. Arsyeja ngre  pyetje duke zbuluar disa kontradikta madhore ne karakterin njerezor, pse mes miliona speciesh ne planetin toke, vetem njeriu eshte bekuar me arsyen?

Si ka mundesi qe nje gjeni i nivelit te I. Newton te harxhoje aq kohe me shkencat okulte e alkimine?  Pse te gjithe ne ‘vuajme’ nga cognitive bias (sic) (devijim nga norma ose racionaliteti ne gjykim) qe here na demton (a demton dike tjeter) e here na ndihmon kur ‘koha vlen me teper se saktesia’ (hamendesimi)

Duket sikur evolucioni na ka lene pa nje mekanizem te sakte rregullator per kontrollin e arsyes; ndaj s’kuptojme qarte deshtimet ne llogjiken tone se eshte me e lehte qe kjo ‘pune’ ti lihej njerezve rreth nesh e ata te bejne korrigjimet. Dihet se menyra me efikase per arsyetimin korrekt nuk eshte mendimi abstrakt por eksperienca dhe feedback qe marrim nga te tjeret.

Po ne ane praktike cfare kuptojme me arsyen? Kete rradhe do i drejtohemi bibles se jurisprudences (Blacks’ Law Dictionary) Arsyeja eshte aftesia e mendjes njerezore qe ben dallimin mes te vertetes dhe te rremes, te mires nga e keqja, dhe qe i jep mundesine personit te deduktoje nga faktet ose nga sugjerimet. Po ashtu eshte nje shtyse, motiv, ose baze per veprime, si ne frazen “arsyet per nje apel”

I kam grupuar se bashku emocionet e arsyen - se qe ne fillim kisha ne mendje Alegorine e Platonit, me karrocierin Grek si ilustrim te shpirtit njerezor. Ai ka dy kuaj, njeri prej tyre eshte fisnik, racional e moral, ndersa tjetri eshte irracional, temperamental dhe i dhene pas pasioneve seksuale; eshte karrocieri ai qe tenton ti pengoje te ikin ne drejtime te ndryshme,Karrocieri ka disa mundesi, te ndjeke secilin kale ose ta lere njerin pa e marre me vete por nje njeri i urte nuk injoron konfliktin mes emocioneve dhe arsyes, dhe as nuk ndjek verberisht nje kale te vecante; ai identifikon deshirat dhe emocionet ne anet e mira te tyre dhe lejon arsyen ti kontrolloje. Secili nga kuajt kane dobesi dhe te mira por harmonizimi i te dy aneve sjell balancen e shpirtit.

Ne fund Plato konkludon: “eshte kjo arsye pse duhet te jete shqetesimi yne kryesor, te neglizhohet cdo studim tjeter duke mesuar kete – qe me cdo menyre secili prej nesh te jete ne gjendje te zbuloje ate njeri qe do i jape aftesine dhe njohurite per te dalluar jeten qe eshte e mire nga ajo qe eshe e keqe, dhe gjithmone e kudo te zgjedhe optimalen qe i lejojne kushtet.”

Ne 1964 Ayn Rand duke e pasur parasysh anologjine shprehet:  “jo domosdoshmerisht ka perplasje, dikotomi mes arsyes se njeriu dhe emocioneve te tij; persa kohe qe ai observon lidhjen e tyre te plote. Nje njeri racional e di, ose ja ve qellim vetes te zbuloje burimin emocioneve te tij, premisat bazike nga ku vijne; nese emocionet jane gabim ai i korrigjon ato. Ai kurre s’vepron bazuar ne emocione per te cilat s’jep dot llogari, kuptimin e te cilave nuk e di. Duke vleresuar situaten, ai e di pse vepron ashtu si vepron dhe nese eshte drejt. Ai s’ka konflikte te brendshme, mendja dhe emocionet e tij jane te integruara, koshienca e tij eshte ne harmoni perfekte. Emocionet e tij nuk jane armiqte e tij, ato jane mjetet per t’ju gezuar jetes. Por ato nuk jane rrefimtari, rrefimtari eshte mendja e tij. Gjithsesi, kjo marredhenie nuk mund te kete vlere ne te kunderten. Nese njeriu merr emocionet si shkak dhe mendjen e tij si efekt pasiv, nese ai drejtohet nga emocionet dhe perdor mendjen e tij vetem te racionalizoje ose disi te justifikoje – atehere ai po vepron ne forme imorale, ai po denon veten me mizerje, deshtim, humbje dhe ai nuk do arrije asgje me shume se shkaterrimin – e tij dhe te te tjereve. [A.R]



* Materiali ne origjinal eshte me titullin: 
Arsyeja, Emocionet & Instinktet; 
shkeputur Etika Normative (fq.116-123) 
i publikur me 21.07. 2018 te DBMI-ISSUU, 
per te lexuar me shume klik ketu

* foto 1, disa nga librat e dbmi ne issuu

** foto 2, Etika Normative, e-book, 148 fq.

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.