Dite me pare Prof. Agroni me njofton se shkrimi i tij per babain - kane punuar se bashku si kolege & miq ne te njejtin institucion shkencor ne Tirane - ka pasur sukses & gjeneruar interesim ne individe e kolege ne shume vende, qe i kane shkruar atij e gazetes Telegraf; nisur nga kjo gazeta ka marre nisme jo te zakonte [ri-botimet behen rralle] duke e ri-publikuar edhe nje here artikullin me titull (klik) Prof. Agron Fico: Për mjeshtrin e folklorit Prof. Esat Braha Natyrisht me ka bere pershtypje e jam krenar me kujtimet e nje miku te mire te babait, i ndare nga jeta ne moshen 61 vjecare (1939-2000) Mjaft individe me kane cuar mesazhe te ndryshme me pergezime pasi e kane lexuar artikullin, te tjere ma nisen 'si link per here te pare' duke mos e ditur se Prof Agroni mi nis materialet per ti lexuar dhe disa i publikojme edhe tek DBMI.
Nga disa vende ku ka punuar babai dhe e kane njohur, me shkruajne me konsiderate te vecante per ndershmerine unike, karakterin, sinqeritetin e miresine; menyren e barabarte te komunimit me te gjithe [pa favorite e servilizima] e qendrimin stoik me gjithe vuajtjet e jetes; qe per hir te se verteses i paten shume intelektuale Shqiptare ne regjimim komunist me hermetik te Europes. Gjej rastin te fus ketu serish nje thenie te tij qe e kam publikuar te DBMI me 26 Shkurt 2016 [pare nga ~3500, pelqyer nga 41,zakonisht raporti shikim/lexime eshte 1/50 - 1/100] Klik ketu per postimin original.
Prof. Fico megjithese ne moshen >80 vjecare eshte i kjellet e aktiv, duke kontribuar rregullisht me publikime; te DBMI kam thene per te: "(ai) shkruan standartin siperor te gjuhes tone - lege artis (sic) ' dhe e kam quajtur 'rilindasin dhe gjuhetarin e fundit madhor qe ka shqipja' Rendom njihet si 'profesori i 3 kontinenteve' pasi ka punuar ne Europe, Amerike nga Harvard me hulumtime shkencore e dhenie mesimesh [gjate nje viti i zgjedhur nga nxenesit, nder mesuesit me te mire amerikane] e ne Kine, ku ka hapur per here te pare katedren e Albanologjise qe vazhdon pune dhe sot.
Per ca kohe ka punuar ne Universitetin e Mjekesise ne Tirane duke u dhene Anglisht doktoreve te ardhshem; dhe eshte munduar ti pergatise me mesime ne etike, humanizem e komunikim' Prof Agroni ka respekt te vecante per personelin shendetesor, e ka shkruar me superlativa per ta. Ne kohen qe e mbaj mend kam qene femije por me ato qe kam degjuar [e korrespondenca qe mbajme sot] besoj eshte nder njerezit me te rralle qe mund te hasesh ne jete. Modest e korrekt, enciklopedik e me vullnet te hekurt, me nje miresi te pakufi [lexo si shkruan, sa ndryshon nga ditorja kombative] dhe bujari me te gjithe.
Ndoshta jam pak afer tablose e kjo me ben edhe bias (sic) por nuk mund te rri pa thene se njerez si Profesor Fico, babai im e disa te tjere; per ata qe i kane njohur ngelen modele te burrerise e dinjitetit njerezor, nuk shkelen ne derrase te kalbur [jo partiake] nuk i bene kujt keq [ne ate periudhe ishte e lehte te spiunoje e demtoje te tjeret] nuk kerkuan favore e megjithe cdo veshtiresi ruajten standartet siperore profesionale [gjuhesia, historia, etnografia, folklori etj] e respektin njerezor ne cdo vend ku kane punuar e jetuar.
Ketu duhen perjashtuar disa drejtues [si Z. Sako qe e permend Prof Fico ne artikull] e servile te pushtetit te kohes per te cilet injoranca ishte e keqja me e paket; pasi ligesite, spiunimet, pervetesimet e manipulimet i kalonin ne nje nivel zelli qe ne disa raste linin pas aparatciket me fanatike te partise. [A.F ne artikull citon vete Enver Hoxhen qe thote se z. Z.S. e ka kaluar cdo mase - kjo tregon sa te prape kane qene keta djaj]
Duke e falenderuar Prof. Fico me perzemersi per emocionet qe me ka dhene kete here e per pastertine me te cilen shkruar, shtoj dhe nje here linkun e artikullit origjinal per kedo qe do ta lexoje/ gjeje tani, klik ketu. Ndersa online librat e tij gjinden ne kete profil ne ISSUU, klik ne emer: Agron Fico
Dr. Besi,
klik per DBMI
Londer, Britani e Madhe,
09 Janar, 2020

No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.