03 January 2020

Cfare eshte hemokromatoza


Hemokromatoza (Haemo + chromatosis) crregullim hereditar ne te cilin nivelet e hekurit (Fe) ne trup, akumulohen gradualisht ne vite, ndaj e quajme “crregullim te mbigarkimit me hekur Grumbullimi i hekurit sjell disa simptoma: 1) lodhje te vazhdueshme 2) dhimbje kycesh 3) te burrat, pamundesi per ereksion 4) te grate mungese te periodave. Kemi 3 tipe te saj; primare, sekondare e neonatale, do e mbajme te thjeshtezuar per lexuesin qe ta kuptoje me lehte.



Shkaku - Hemokromatoza vjen nga nje gjendje e trasheguar, shkaktohet nga HFE (gjeni i demtuar) qe i lejon keta person te absorbojne shume hekur nga ushqimet. Normalisht trupi yne, merr aq sa i duhet. Me kohen, hekuri depozitohet ne trup dhe sjell probleme.

Komplikacionet - Hemokromatoza qe lihet e patrajtuar sjell qe hekuri grumbullohet ne zemer dhe melci. Kjo sjell komplikacione per jeten: (a) semundje te melcise – cirroze ose kancer (b) insuficience kardiake ku zemra nuk ka mundesi te pompoje gjakun rreth trupit.

Trajtimi - Hemokromatoza i pergjigjet mire trajtimit qe synon te shkarkoje hekurin e tepert nga trupi. Trajtimi standart eshte i thjeshte, gjaku hiqet nga trupi ne periudha te rregullta, gati e njejta sasi qe jepet gjate dhurimeve, pra hiqet ~500 ml gjak. Kjo sjell nje renie te nivelit te hekurit. Njerezit qe nuk mund te bejne flebotomi (phlebotomy) per arsye mjeksore, marrin nje mjekim te quajtur defarsirox. Nepermjet te procesit te kelation ulet hekuri i tepert. Eng: Chelation (thuhet "key-lation") eshte proces kimik, ku nje substance “i lidh” molekuat e “nje metali a minerali”  duke hequr metalet e renda dhe substancat toksike nga trupi.

Kush preket nga Hemokromatoza - ne termat te pergjithshme eshte e pazakonte, ne crregullimet gjenetike (trasheguara) eshte ne me te hasurat. Ne Britani prek 1 : 200 persona, ne SHBA prek 1:250. Simptomat zakonisht fillojne ne moshen 30-50 vjec. Te grate vijne me vonese pasi nivelet e hekurit reduktohen kur kane periodat. Si semundje eshte me e zakonshme ne personat me etnicitet Europian. 

Jetesa me Hemokromatoze - shumica e njerezve i mbajne simptomat nen kontroll, ka disa gjera qe mund te beni ju per te mbajtur nivele te ulura te hekurit, dhe parandaluar komplikacionet:

  • Ulni konsumin e mishit te kuq, dhe te organeve (zemer, veshka, melci) Hekuri absorbohet me shpejt nga mishi se zarzavatet.
  • Mos merrni suplemente hekuri, quhen “food fortified with iron” Ne nje ushqim te caktuar prodhuesi ka shtuar Hekur – kujdes me cerealet/ cornflex-et  e mengjesit.
  • Ulni konsumin e Vit. C,  se rrit absorbimin e hekurit e ndihmon te depozitohet ne disa organe.
  • Ulni sasine e alkoholit – zakonisht me ushqimet, kjo rrit absorbimin e shkakton semundje te melcise. Nese keni nje fare shkalle te demtimit te melcise, ju do keshilloheshit te ndalonin alkoholin krejtesisht.
  • Mos konsumoni caj e produkte te qumeshtit me ushqimin, per te ulur nivelet e hekurit.
***

1. Pacientet & profesionistet qe duan me shume informacione mund te adresohen te 'Hemokromatozes Britanike' org. bamiresie qe merret me sensibilizim, edukim e kerkimet ne 'mbingakesat e Fe+' klik ketu http://haemochromatosis.org.uk/

2. Ne e-book Vitaminat dhe Mineralet qe kam publikuar te DBMI-ISSUU, te fq. 50-51 eshte Hekuri, mund te shihni dozat per grupmosha si dhe ushqimet me sasi te larte te Fe+ (per ti evituar) Klik ne titull: V dhe M

3. Foto marre nga materiali i NIH ne SHBA per Hemokromatozen hereditare, ne fund te faqes ka informacione dhe burime shtese per kedo qe mund ti shfrytezoje ne gjuhen angleze. Klik per NIH




No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.