Doktoret
perdorin termin alternativ per dridhjen, duke e quajtur tremor; qe eshte nje
orshilacion ritmik i cdo pjese te trupit, qe zgjat per te pakten disa sekonta,
dhe vecanerisht prek duart, koken, nofullen ose gjuhen. Tremori eshte i
zakonshem ne moshat e vjetra. Ne nje shkalle te lehte, njohur si tremori
fiziologjik, eshte normal.
Nga nje
kohe ne tjetren kushtdo nga ne, provon dridhje qe ekzagjerohen deri ne piken ku
dallohen lehte. Te muskujt, sidomos pas nje ushtrimi fizik mund te shohim
tensionin dhe dridhje. Tremori gjate nje periudhe agjitimi dhe ankthi, bazuar
ne nivele te rritura te adrenalines, eshte nje ekzagjerim i tremorit
psikologjik.
Tremori esencial familial, eshte gjendje qe shkakton turp
tek te prekurit, prodhon nervozizem dhe trashegohet ne familje. Nuk progreson
ne semundje serioze e mund te qetesohet nga perdorimi i alkoholit. Ne disa
raste mund te kontrollohet me ilacet beta-bllokues. Mbi moshen 40 vjecare, 4 ne
100 te rritur e kane kete gjendje.
Tremori i vazhdueshem ne qetesi, me nje frekuence prej 4-5 cikle
per sekonte, mund te jete tregues i semundjes se Parkinson-it, dhe nese tremori
zhduket gjate nje periudhe relaksimi.
Ky lloj
tremori mund te jete ekstrem por ka me pak efekt ne levizjet e vullnetshme sesa
pritet, dhe nje person qe ka tremor te forte eshte ne gjendje te pije uje nga
gota pa e derdhur. Tremori
ekstrem eshte simptome ne:
- Sklerozen multiple
- Grumbullimin e bakrit (Cu)
ne trup (semundja Wilson)
- Ataksine cerebellare
- Encefalitin
- Helmimin me zhive (Hg)
- Hiperaktivitetin e gjendres
tiroide.
Tremoret
e shkaktuar nga problemet e trurit (encefalopatite) nga insuficienca hepatike
ose crregullimet metabolike quhet asteriksis (asterixis) Po ashtu nje varietet barnash
mund te shkaktoje tremor, ketu futen:
- Amfetaminat
- Antidepresantet
- Kafeina
- Kortikosteroidet
- Litiumi
***
Me shume info ne semundjet e simptomat neuro-psikologjike
mund te gjeni ne librat e mi, klik per DBMI-ISSUU
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.