Pak vende jane te mire-pergatitura
per krizat masive sepse dhe ne rastet
kur u ndodhin; kerkojne ose pranojne ndihmen e ofruar nga vendet e huaja. OBSH-ja
ka nje raport te titulluar: Klasifikimi
dhe Standartet Minimale per Ekipet e Huaja ne Fatkeqsite e Menjehershme [WHO, Klik] Raporti eshte shume specifik dhe
komprehensiv (91fq.) do paraqes te shkurtuar gradimet e ketyre grupeve te
ndihmes: - Grup Mjekesor i Tipit 1, me aftesine per te ofruar ndihmen e shpejte dhe disa komponente esenciale, pra viktimat nuk rrine shume ne spital
- Grup Mjeksor i Tipit 2, ka te pakten 20 shtreter per pacientet dhe me aftesine per te bere 7-15 operacione ne dite.
- Grup Mjekesor i Tipit 3, ka 40 shtreter, zone te kujdesit anestestik dhe kryen 15-30 operacione ne dite, si dhe shume sherbime te tjera ku pershihet rehabilitimi, obstetrike-gjinekologji, kurim per djegiet, dializa, kirurgji plastike etj.
Ne varesi te vendeve te origjines dhe
zonave ku kane operuar keto grupe me spitale fushore, kane marre vleresime te
ndryshme sipas kapacitetit dhe rezultateve; Tipi I ose Tipi 2.Askush se ka
arritur Tipin 3, deri kur ne 2016 i jepet IDF-Forca Mbrojtese e Izraelit
(Israel Defence Force) Izraeli jo vetem ploteson te gjitha parametrat por dhe i
tejkalon ato. Nga 40 shtreter ka 96. Nga 2 salla operatore qe duhen punon me 4
te tilla.
Sipas Kol. Lejtnant [ne rez] Dr. Ofer
Merin, komandat i spitalit fushor & shefi i Qendres se Traumes ne Jeruzalem,
Shaare Zedek Medical Center, ‘ky nuk eshte nje spital fushor me ca mjeke ketu dhe
disa personel atje’ por nje grup ekspertesh; qe nga momenti i uljes se avionit
brenda 12 oreve hapin nje spital te plote me 30 tenda dhe menjehere kalojne ne
operacionale, edhe fillojne punen’ Nga 17 grupe mjekesore me te mira te ketij
niveli qe ka bota, vetem Izraeli e ka marre lavderimin me te larte, dhe sot
njihet si i vetmi grup me komponent
ushtarak.
Nje shembull
Ekselence ne Sherbimin e Urgjences Amerikane. Eshte “R Adams Cowley Shock Trauma
Center at the University of Maryland Medical Center in Baltimore” si
institucioni me kapacitetin me te madh ne SHBA, i cili ‘asnjehere nuk thote jo
dhe te refuzoje nje pacient ne 24h te dites. Si krahasim qendrat e traumes ne
ShBA pranojne mesatarisht 3-4,000 paciente ne vit, kjo me siper pranon 8,000. Dhe
96-97% e pacienteve mbijetojne; qe e ben kete statistike unike per fushen e
traumes, Megjitheate duhet specifikuar, mbijetesa s’eshte gjithmone jete
normale, ka paciente qe ngelen te paralizuar e me handikape per jete ose te tjere te cilet shpetohen ne qender
por vdesin jave/muaj/vite me vone pasi si kane mundesine ekonomike te
perballojne kostot shume te larta ne vite dhe kujdesin specifik qe duhet te
jete konstant ne cdo 24h.
Shefi i qendres eshte Dr. Thomas M. Scalea, MD, qe njihet
per aftesite organizative, humanizmin e larte e pune me sakrifica dhe ore te
gjata. Dr. Scalea permendet shpesh ne media nga pacientet e familjet e tyre, si
dhe koleget ne literaturen mjekesore. Nese klik ne linkun poshte fig. Sheh s quhet:
Doktori qe ngre
dollite me uje. (on call/ gatishmeri-24/7, s’pi alkohol) Kjo qender e ekselences ne
trajtimin e traumes cdo dite perballet me dhunen e cdo forme, plage nga arme
zjarri, arme te ftohta e mjete rrethanore, dhe me aksidente nga ato industrialet
tek ato me makina ne rruge. Ne Perendim s’ka institucion te krahasueshen
me gamen dh volumin me te cilat merret cdo
dite kjo qender e traumes.
Dr. R. Adams
Cowley Qendra
e traumes e ka marre emrin nga Dr.
R.Adams Cowley qe ne gjysmen e 2-te te shek 20-te studionte efektet
fiziologjike te shokut dhe deprivimin qe sillte tek indet e trupit mungesa e
oksigjenit. Filloi eksperimentet ne Universitetin e Maryland, me 2 krevate dhe
arriti ne trauma center (sic) qe mban emrin e tij e sot ka 138 krevate. Me pas rioganizoi
sistemin ne SHBA me 10 qendra te traumes, dhe 450 ambulanca nga 50 spitale.
Mund te quhet babai i nje sistemi nderkombetar te ekselences. Ne 1966 Dr. Cowley paraqet ne Akademine Kombetare
te Shkencave raportin: Vdekjet
Aksidentale dhe Disabilitetet: Semundjet e Harruara te Shoqerise Moderne.
Sot ne Amerike, trauma qe vjen nga
aksidentet e dhuna eshte shkaku nr.1 i vdekjeve per moshat 16-44 vjecare. Fale
vizionit te tij tashme ka ambulanca ku procedurat e bera shihen live nga mjeket
ne spitale dhe sallat operatore jane gati menjehere. Ne 1986 presidenti R.
Reagan e Kongresi krijuan Qendren
Kombetare Studimore per Traumen dhe Sistemet e Mjekesise se Urgjencave ne
Baltimore, ku Dr. Cowley ishte drejtuesi i projektit. Ai ka qene kardio-kirurg i njohur dhe
nder te paret qe ka bere operacione te tipit ‘open heart surgery’ [burimi:Nytimes]
Po ashtu, nje rol te rendesishem ne
trajtimet ne spitale dhe repartet e Urgjences, ka luajtur kirurgu ortoped Dr. James Styner. Kjo karte eshte nga
e-arkivat e DBMI_2015. Materiali gjindet ne fq 79-81 te librit tim (klik ne titull) Urgjencat - Monografi
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.