15 December 2019

Reklamat dhe Manipulimi Psikologjik

Eshte e njohur se nje sasi e madhe parash harxhohet nga ju per kozmetiken, dhe shume per rroba e dhurata ne kohe festash. Jo se nje femer s’duhet te kujdeset per paraqitjen por advertisers (reklamuesit) ju terheqin me teknika dhe terma qe i flasin impulsit, nen-vetedijes dhe e deshires tuaj per te pasur dicka sa me te mire. Cfare perdorin? 1. Ju – vini re ne cdo reklame sa here perseritet kjo fjale. (ne, se bashku, ti, ju,) Ato po te bejne shok. Reklamuesit punesojne psikologe qe u shpjegojne efektin e komunikimit direkt. 2. Rezultate – ka force te pallogaritshme, indirekt ju mendoni se te tjeret e kane provuar dhe automatikisht ju fusin ne gare.




3. Shendeti – pasioni qe ndez kjo fjale kur jeni ne produktet kozmetiko-lekurore, jep justifikim e te heq ndenjen e fajit. S'po prish per “furca e boje” por shendetin. Pra lejohet. Ne fakt subteksti eshte: do beje gabim te mos i blije. Induktimi i ndjenjes se fajit te nje femer, nene, grua, per veten e familjen, ku behet fjale per shendetin, eshte ne fitoret madhore te reklamave ne 80 vitet e fundit. Cila femer do linte nje shyrup shendeti pa blere, ta konsideronte bota si te pakujdeshme? Dhe po st'du desh, bleje mbaje aty. Si dihet.

4. Garantuar – kjo fjale eleminon friken.

5. Zbulo – i flet aventures e eksitimit, dickaje qe duhet ta besh! Zbulo, leviz, ose rri si qofte e merzitur ne divan. Hidhu pra, paguaj.

6. Dashuri – te gjithe duam dashuri. Hajde ta blejme. Ne dyqane.

7. Provuar – cdo gje e provuar jep siguri te dyfishte, nder fjalet me te mbi-perdorura te marketingut, cuditerisht funksionon cdo here.

8. Kursime – a ka fjale me te bukur, pasi ke prishur 800 Euro, ti var fajin me canten, se ke bere kursime.
9. E re - A do kush gje te vjeter? Era, shija, aplikimi, novelty value (sic)  te tjerat ndoshta se kane akoma. Hajde ta blejme.

10. E sigurte - se bashku me te provuar e garanci, eleminon dhe frikerat me te thella, alergji? Jo. Demtime? Kurre. Probleme? Eshte e sigurte.  BLEJE.

Por ashtu, kane dhe nje mekanizem fin, fusin disa fjale shkencore, aqua, vita, ose 2-3 emra amino-acidesh e vitamina; mjaftueshem sa ju te mendoni se qenka nje shkence pas saj por jo aq te thella e komplekse, sa t’jua lodhin koken.

Ne fund, ata e dine c’bejne. Po ju, e dini?

Ne Britani pati nje skandal per ibuprofenin. Ne Boots (farmaci) shkon ne 2-3-4-5£ per 10-20 tableta, shtojne dicka te vogel ose e paketojne ne forme luksi. I njejti perberes, testuar ne disa laboratore, nga shteti, shoqatat e konsumatoreve dhe agjensite rregullatore, doli se nuk ka asnje ndryshim me barnat me te lira. Ne supermerkata ibuprofeni kushton 20-30 pence. Dikush qe merr extra-super-strength, te heqe dhimbjen ne 12 minuta, nje box (sic) me £6 dhe tjetri qe harxhon 35 pence, marrin te njejten substance.

Kjo eshte fuqia e reklames, paketimit dhe manpulimit psikologjik.

Shkeputur nga libri im Ese publikuar me 12 Janar 2016, per me teper klik ketu
Si dhe, ne keto vite kam publikuar 2 libra per psikologjine, klik ne tituj:


  • Psikologjia, 9 Maj, 2015. Koncepte, Fenomene, Figura madhore te Psikologjise, Wundt, Ebbinghaus, Titchener, Frojd, Jung, Piaget, Rogers, Frankl, Ellis, Selye etj. Nga Anoreksia, Bulimia, Dhimbja, Dridhja, Gjumi, Harresa & Kujtesa, Insomnia, Inteligjenca, Paranoja, Paradokse, Placebo, Stresi, Ritmet Cirkadiene, Vetmia, Depresioni, Suicidi, Eutanazia, CBT, Mindfulness, te sjellja dhe mendimet tona; shpjeguar qarte per profesionistet dhe publikun Shqiptar...
  • Psikologjia Njerezore, 2.  28 Prill, 2019. Ne librin Psikologjia (2015) kam shpjeguar origjinen, epokat, individet e metodikat kryesore te fushes nga pikpamja teorike; te PN2 analizoj raste konkrete sipas parimit “real people, real stories” (sic) si perjetohen dhe na ndikojne ne. Per konceptet si nostalgjia, mentaliteti, mirenjohja, dinamikat gjinore, manipulimi, amatorizmi & profesionalizmi, besimi & korrupsioni, prioritetet & perceptimet etj, jam bazuar ne ngjarjet dhe njerezit rreth nesh...

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.