Nese do thjeshtezonim problemin
dhe te behemi alarmante per hir te sensacionit e medias, s’do i sherbenim interesit
publik, pacienteve te demtuar e profesionisteve nen akuza; pra askujt.- Ka gabime mjeksore qe
ndodhin por si kapim, pnuk kemi si ti regjistrojme. Diagnoza e mjekimi jane gabim por s’ndodh gje. Pacienti vazhdon
te jetoje normalisht, semundja mund te permiresohet vetvetiu ose pacienti
nuk vdes dhe nuk ka demtime te dukshme.
- Ka gabimeve
pa-konsekuenca, qe i shohim dhe i regjistrojme si gabime, ose nje mjek
tjeter ndryshon ecurine dhe permireson mjekimin por demtimi eshte i
tolerueshem dhe i riparueshem; pa
pasoja afagjata.
- Ka gabime qe pershpejtojne
vdekjen imediate (theksi te
pershpejtim) por edhe ne rast te diagnozave ekzakte me mjekim optimal,
pacienti do te vdiste dite/jave me pas.
- Ka gabime te cilat mbyllin
ciklin e jetes per nje pacient me (parashikim) jetegjatesi me te madhe se
sa ajo aktuale pas ndodhjes se gabimit mjekesor.
- Ka gabime, ku shkalla e
dhenies se ndihmes ose mos-dhenies, ose neglizhenca gjate kurimit jane te
tilla sa shumica e
profesionisteve te fushes do e konsideronin rastin dhe ecurine krejtesisht
jashte-cdo-standarti.
Nuk
eshte e lehte kur flitet per gabime mjekesore, qofte nga ekspertet e nivelit me
te larte ne shkencen e mjekesise.
...
Sa me lart shkeputur nga libri qe kam publikuar ne 28 Shkurt, 2018, Kp. IV fq. 48 (kap. vazhdon deri ne fq. 78) per te lexuar me shume klin ne titull: Gabimet ne Mjekesi
Nisa kete shenim bazuar te nje rast i fundit - per te cilin me kane njoftuar dite me pare [jam shkeputur nga botimet ditore te DBMI] si nje mjek gjinekolog kerkohet per arrestim pasi prokuroria e konsideron fajtor me akuzen "neglizhence ne trajtim mjekesor" Behet fjale per pacienten Rexhina Dobrova ne Elbasan qe humbi jeten gjate lindjes me operacion te femijes se pare; per me teper klik ketu. Media gjithashtu raporton se doktori eshte larguar per ne Amerike qe ne muajin Gusht 2019 dhe diskutohet si do realizohet arrestimi i tij.
Detajet e plota si kam as do tentoj te bej nje analize, i takon ekspertizen mjekesore e organeve te drejtesise ta zgjidhin. Nisur se kam shkruar disa here, ne 3 fushata te gjata dhe nje liber te plote ne Gabimet ne Mjekesi [i vetmi ne llojin e tij ne gjuhen shqipe] vazhdoj te theksoj se megjithese disa tentativa te vaketa e disa ndryshime te percipta, legjislacioni ne rastin e gabimeve mjekesore, kendi nga ku u afrohen dhe menyra e trajtimit nga ligji, profesionistet e publiku; jo vetem lene shume per te deshiruar por kane pasoja imediate e afat-gjata ne shendetin publik dhe natyrisht te pacientet, familjaret e tyre e te gjithe qytetaret ne pergjithesi.
Nga nje kerkim ne internet rezulton se ngjarja
ka ndodhur ne Prill 2019, nisur nga ky artikull mediatik
ku kam marre dhe foton perkatese. (burimi klik ketu)
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.