19 December 2019

Si duhet ri-kthyer dhe ndertuar besimi

Nje aspekt qe ka demtuar besimin mes nesh padyshim eshte edhe faktori historik; qe duhet ndare ne 3 pjese. (a) Shqiptari mesatar tenton nga familja e miqesia, sa ligji dhe e verteta;kur ka konflikt mes tyre zakonisht zgjedh te parat,  (b) pushtimet e huaja me pare, e me pas ana ideologjike, gjate sistemit komunist frika krijoi shume mosbesim e terheqje, dhe (c) ne keto 30 vite, militantizmi dhe servilia (per te mbajtur nje vend pune) e presioni per te mbijetuar; sollen heshtje, indiference, pajtim me te keqen dhe shume terheqje.



Aspekti tjeter duhet pare dhe te elitat, biznesi, media e politika; keta individe me pushtet e para nuk demonstrojne pergjegjesi sociale vendin; akuza e panderprera per mashtrim, vjedhje, korrupsion, krime, blerje favoresh e nepotizem, s’ndikojne fare. Aq me pak ndihmon fakti se Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europen ish-komuniste qe nuk ka denuar nje minister te vetem ne 25 vite; nje fakt substancial qe e thekson over & over again (sic) media e institucionet nderkombetare.

Humbja e besimit ka penetruar cdo qelize te shoqerise, nga policia ne spitale, te nje fature elektrike a mosdhenie e fatures ne nje bar. Te gjithe duket sikur do jua hedhin te gjitheve, edhe kur s’eshte e vertete - perceptimi duket i tille. Mentaliteti eshte rrenjosur, kombi e ka vendosur mendjen ne kete sjellje, analiza ne besimin e as studime nuk ka; mungoje lideret morale e autoritet sociale me integritet; Shqipera s’po e kupton se pa ndryshuar kete sjellje nuk mund te hyje ne familjen e vendeve me high-trust-levels (sic) zhvillim e progres.

Duhet te ri-kthehemi te vecorite elementaret te moralit; duke filluar mesimet didaktike qe ne shkolla. Duhet te ri-theksojme gjithmone – dhe duke dhene shembuj si ndikohet - interesi publik, asnje individ nuk mund te beje nje hap te vetem pa cenuar ose pa shtuar ne interesin e perbashket kur te gjithe se bashku ndajne nje hapesire dhe nje te ardhme te perbashket.

Kush eshte faktori kryesor qe:
  • Prish kontraten sociale, dhe
  • Ul besimin e njerezve te qeveria dhe institucionet
Korrupsioni! Korrupsioni, ne kuptim te drejte e dime cfare eshte dhe demet e tij, ndersa perkufizime ka plot; bazuar te Enciklopedia Britanike: Korrupsioni eshte nje sjellje e padrejte dhe e paligjshme me qellim per te siguruar perfitime per veten a dike tjeter, paraqitet me disa forma qe perfshijne bakshishin, kercenimet dhe keq-perdorimin e ‘informacionit te brendshem’

Cilat jane demet e korrupsionit? Praktikisht ndalon progresin ekonomik, kercenon demokracine, zvetnon vlerat etike dhe demton sistemin e drejtesise; keshtu ne aspektin fundor dhe ne % te larte kur prek te gjitha sferat e jetes te nje shoqerie – korrupsioni destabilizon vendin dhe s’lejon sundimin e ligjit. Efektet e korrupsionit jane te prekshme e te matshme ne jeten e qytetarit; rritja e kriminalitetit, kualiteti i dobet ne ndertime godinash, urash, rrugesh, infrastrukture etj; mangesite ne arsim e shendetesi; kostot e shtuara ne riparime nga mungesa fillestare e cilesise; qe se bashku kthehen ne nje rreth vicioz; ku paraja, krimi i organizuar dhe pushteti politik; nderthuren ne rrjeta multi-nivelesh per te shtuar perfitimet dhe kapur e mbajtur pushtetet; qeveritare, ligj-berese dhe ligj-zbatuese.

Cilat jane format e korrupsionit? Nese shihen ne cdo fushe ku praktikohet korrupsioni, keto forma jane te pafundme, sic dhe eshte ingjenuiteti i individeve te perfshire ne te. Tenderet e bakshishet, ndarja e fitimeve dhe perfitimi i paligjshem, favorizimi i miqve dhe venia e privates mbi shteteroren, kercenimet e shantazhet, patronazhi e nepotizmi, fallsifikimi dhe mashtrimet ekonomike, manipulime mediatike dhe politike, shkembim favoresh dhe blerje e votave etj. 

Psikologjia ka kohe qe po merret me origjinen, evolucionin, efektet dhe pasojat e korrupsionit; se fundmi ka studime te shtuara ne metodologji, studime, konferenca e workshope ne nivele kombetare e nderkombetare. Megjithate rezultatet ne terren nuk perputhem me mundimin, te pakten ata deshire-mire e akademik. Ka direktiva e inciativa globale ne vendet e korruptuara, nder to edhe Shqiperia, por nuk po arrihet progresi i duhur. Mungesa e rezultateve ka edhe demtime afat-gjata pasi keto vende tentojne te behen baza per kriminalitet e droge, pastrim parashe dhe bizneset e dyshimta, ndersa bizneset serioze, korporatat e stabilizuara dhe individe qe luajne sipas rregullave, kane frike te investojne e zakonisht rrine larg vendeve me indeks te larte korrupsioni.

  • Sipas Barometrit Global te Korrupsionit, 66% e te anketuarve ne Shqiperi thone se niveli i korrupsionit eshte rritur (2013)
  • Transparency International ne Indeksin e Perceptimit te Korrupsionit, Shqiperine e ve ne vendin e 91 me 38 pike,ne mes te 180 vende te botes (2017)
Levizja globale anti-korrupsionit (Transparency International) ne nje vleresim te plote [per here te pare] per Shqiperine dhe riskun per korrupsion konkludon se:

Shqiperia nuk arrin ti plotesoje kerkesat e Bashkimit Europian per anti-korrupsionin persa kohe qe nuk fut reforma kyce. Eshte shqetesuese se, institucionet e ngritura per te siguruar qe zyrtaret publike veprojne ne perputhje me interesat e qytetareve Shqiptare, nuk kane force, burime e pavaresine per ta siguruar kete. Institucionet kryesore te cilat duhet te luftojne korrupsionin si Prokuroria, Gjykata e Larte, Komisioni Zgjedhor, Inspektoriati per Vlersimin dhe Deklarimin e Pasurive dhe Konfliktit te Interesit jane subjekt ndaj presionit politik e interferences qe ul aftesine e tyre per te permbushur rolin qe kane ne ndalimin e korrupsionit. Po aty jep nje shpjegim sa e pamundur eshte kjo, p.sh Komisioni Zgjedhor, megjithese anetaret e tij duhet te jee te pavarur [teorikisht betohen] ne praktike propozohen nga partite politike.” [The National Integrity System Assessment-Albania 2016]

***

Kur korrupsioni prek cdo fushe te jetes flitet per korrupsion sistemik, qe haset ne cdo nivel te organizmave e institucioneve te shtetit, jo me ne disa individe te caktuar. Ne ane tangjible e praktike, korrupsioni ne keto 30 vite e ka demtuar pa mase Shqiperine, rrenoi shpresat te demokracia, pengoi mireqenien ekonomike e nenkembi DINJITETIN KOMBETAR. Qytetaret kane mundesi per te ndikuan ne kete situate mes forces se opinionit publik me forma te mencuara dhe pragmatike.

Duhet ndalur te 1 ceshtje, duke u bere The Shield (sic) mburoja e nje prokurori e gjykatesi qe procedon Ministrin e I-re. Hera 2 e 3 kthehet ne norme. Jo me kot, sa here flitet per Shqiperine, media e institucionet nderkombetare thone: ngelet i vetmi vend ish-komunist qe s’ka burgosur nje minister. Cdo vend ne rajon e ka bere, si kroacia, gr. mk, romania etj] Pse perseritet kaq shume? Dine dicka qe se dime? Pse ka rendesi #nje rast? Se EKZISTON KULTURA E MOS-DENIMIT. KULTURA e mos-ndeshkimit ka sjelle keto pasoja, ndaj asnje zyrtar i larte publik se ka FRIKE LIGJIN. Duhet krijuar NJE precedent per te luftuar e ndryshuar kjo kulture qe te progresoje vendi. Keto 15 raporte e organizma  ne nje forme a tjeter thone: Asnje zyrtar i nivelit te larte  [minister e siper] s’eshte PROCEDUAR  ne keto 3 dekada. Nese na duhet nje shkak i vetem  na e kane dhene te huajt. KULTURA E MOS-NDESHKIMIT > Korrupsion > Humbje Besimi.

Nuk eshte e lehte, dhe ne praktike rezulton e pamundur te vesh etiketa duke permbledhur cdo person a veprim te korruptuar nen nje perkufizim psikologjik, gjithsesi studimet tregojne se individet e korruptuar ose kane, ose me vone, zhvillojne disa nga karakteristikat e meposhtme:
  •      Mungese ose ulje te empatise, veshtiresi per te kuptuar/ pranuar pasojat e veprimeve e demin tek te tjeret
  •      Sensi i perkatesise, duke menduar se u takon dicka me shume se te tjeret, kalojne cdo norme dhe mase per te arritur suksesin
  •       Manipulimi, duke influencuar njerez dhe sisteme per te arritur qellimet kriminale duke demtuar shoqerine.
  •       Perqendrimi te vetja, ku nuk shihen nevojat e te tjereve
  •      Mos-pranimi i fajit, duke mos marre pergjegjesi per veprimet e tyre, me kalimin e kohes ata behen imune ndaj moralit e rregullave dhe sjellin me shume demtime.


Nje nje analize nga shume studime psikologjike eshte vene re se baza ekzistuese per korrupsionin qendron te;
  •       Pushteti, individet qe mbajne pushtetin tentojne drejt korrupsionit (13 studime)
  •      Perfitime personale e vete-kontrolli, kur perfitojne personalisht individet kane me shume shance te perfshihen ne korrupsion, te kene me pak vete-kontroll dhe te perceptojne se korrupsioni sjell vetem demtime indirekte, dhe kur ata punojne ne organizata ku sjellja jo-etike nuk ndeshkohet (6 studime)
  •       Pasiguria, rrit veprimet e korruptuara dhe individet kane me shume mundesi te pranojne riskun per te mbrojtur perfitimet (8 studime)
  •       Narrativa racionalizuese, duket se e ben korrupsionin me te pranueshem per ta ( 4 studime)

[Kendra Dupuy & Siri Neset,  The cognitive psychology of corruption, Micro-level explanations for unethical behaviour, U4 Anti-Corruption Resource Centre, Michelsen Institute, Norway]

“Korrupsioni eshte jo-etik, i padrejte e urgjent per tu hetuar se: 
(1) dobeson aktualizimin e potencialit njerezor 
(2) ndryshe nga etika e virtytit sjellja e korruptuar ul kapacitetin e individit si agjent moral per te qene ne gjendje te konsideroje implikimet morale  ne cdo fakt te jetes 
(3) ka impakt demtues ndermjet gjeneratave, nga e shkuara ne te sotmen nga e sotmja ne te ardhmen, duke krijuar erozion te normave te besimit                     
(4) ul besimin ne perfaqesuesit politike 
(5) ul dinjitetin, krenarine dhe aftesine e konkurrences se nje kombi                              
(6) institucionalizohet ne strukturat legjislative, ekzekutive e te jurisprudences.  

[J.Abraham, J. Suleeman & B. Takwin, 2018. Psychological Mechanism of Corruption: A Comprehensive Review. Asian Journal of Scientific Research, 11: 587-604.]

Konventa e Kombeve te Bashkuara Kunder Korrupsionit jep 3 tipe te korrupsionit kriminal ku perfshihen zyrtaret publike:

  • Mashtrimet financiare, zyrtaret publike per interesa te tyre ose te personave te tjere ose te organizmave te korruptuar marrin fonde ose ne forma te tjera nderhyjne te kapitali publik, privatizimi, kapitali privat etj duke shperdoruar dhe bere pervetesime.
  • Transaksion i influences, zyrtaret publike ose cdo person qe merr perfitim direkt per vete ose nje individ tjeter, si oficer zytar abuzon me influencen e tij duke sjelle avantazhe te padrejta nga departamenti shteteror ose autoriteti publik i shtetit kontraktual.
  • Abuzim me pushtetin, zyrtaret publike dhunojne ligjin gjate kohes se ushtrimit te detyres ose duke mos e bere detyren per te marre perfitime te pajustifikuara per vete ose persona te tjere ose nje entitet tjeter.  [Webb P (2005) The United Nations convention against corruption: Global Achievement or Missed Opportunity? Journal of International Economic Law 8: 191-229.]
Besimi eshte monedha e marredhenieve njerezore; ku ne cdo moment, sistem dhe rrethane eshte e pamundur te veprosh pa besimin. Ne Shqiperi rezulton se ka humbur besimi te partite e politika, policia e gjykatat, shkollat e spitalet, biznesi e media; s'ka ngelur 1 institucion qe inspiron besim te publiku. Sipas psikologjise njerezore, besimi bazohet ne 4 pika:

  • mos premto me shume se mund te besh
  • degjimi dhe zgjidhja e ankesave te tjetrit
  •  sjellja me integritet
  • mos shfrytezimi i njerezve vulnerable (sic)
Ne nje shoqeri dhe komb pa ankora solide; pa kasta e institucione tradicionale qe projektojne stabilitet e krenari (ushtri, polici, arsim, shendetesi) humbja e besimit i ka lene njerezit pa kordinata; duke sjelle deshperim e frike; te gjitha permblidhen te anarkia dhe mungesa e shpreses. Kur dikush qe mund te beje dicka, te arrije te kuptoje se cdo gje e bere ne nje shoqeri me low trust level (sic) nuk ka asnje vlere pa adresuar BESIMIN, gjerat do ndryshojne per mire. Deri atehere...

Modeli i krimit ne kosto-perfitim nga ekonomisti i njohur Garry Becker ka aplikim edhe per korrupsionin: kostoja direkte, kosto oportune dhe kosto nga demet. Ndersa perfitimet jane ne vlera materiale, interesa politike e kenaqesi psikologjike. [Gary Becker (1968) Crime and punishment: An economic approach. The Journal of Political Economy 76: 169-217.]

Duket qarte [nga sa me siper] se ne rrethana te nje shteti ligjor sjellje e tij nuk ndodh ose ndodh rralle sepse ka balance mes kostos dhe perfitimit [ushtrohen denime] por kur reduktohet kostoja [s’ka denime] atehere rritet perfshirja e ketyre personave ne akte korruptive.

Per te analizuar fenomenin e korrupsionit nga ana e psikologjise dhe sjelljes ekonomike; studiuesit shpesh i referohen individit si homo economicus [economic man hypothesis] qe ne esence shpjegohet keshtu: ndryshe nga njeriu real - homo economicus - prezumohet se gjithmone do sillet ne forme racionale duke mbrojtur ngushtesisht interesat e  tij ne nje forme qe maksimizon perfitimet per veten. Ne lidhje me korrupsionin shkenca e psikologjise kokludon se  ”zyrtari publik eshte nje homo economicus, qe eshte duke ndjekur interesin e tij ne nje sistem me kufizime specifike’ [Rose-Ackerman P (1996) The political economy of corruption-causes and consequences. General Information 45: 561-562.]

Si kuptoohet konkluzioni me lart. Ne forme te thjeshte mund te themi: ai/ajo – zyrtari publik - gjithmone do shohe per veten dhe interesin e tij/saj por me aq sa i/e lejohet (nga sistemi)
Zgjidhje magjike per te luftuar korrupsionin nuk ka por kur fillon kjo lufte jane mundesite per te pare impaktin ne terren. Me poshte jepen 5 rruge per tu ndjekur:
  1.       Ti jepet fund kultures te mos-ndeshkimit. Legjislacioni, organet ligjore dhe gjykatat efektive sigurojne qe liria nga mos-ndeshkimi te marre fund.
  2.       Reforme ne administrate publike e manaxhimin financiar. Duke reformuar sektorin publik ne shume vende, me transparence ne buxhet dhe forcim te rolit te agjensive auditore arrihen suksese ne kufizimin e korrupsioni.
  3.  . ..Promovimi i transparences e akcesi ne informacion.  Vendet qe luftojne me sukses korrupsionin, kane liri shtypi, transparence e akces ne informacion. Keto rrisin pergjegjesine ne organizmat shteterore e njekohesisht kane efekt pozitiv ne nivelet e perfshirjes se popullates.
  4.       Jepu force qytetareve. Kerkesa anti-korrupsion e kerkim-llogaria ndaj qeverise rrisin besimin mes qeverise e popullit. P.sh komuniteti monitoron inciativat qe zbulojne korrupsionin, keq-manaxhimin e fondeve publike dhe kualitetin te sherbimeve publike. 
  5.       Mbyllja e international loopholes (sic)  Qendrat madhore financiare duhet te kene mekanizma per te kontrolluar dhe ndaluar bankat te koperojne me qendrat financiare offshore (sic) qe absorobojne parate e paligjshme. Bashkimi Europian ka miratuar Direktiven e 4-rt Kunder Pastrimit te Parave qe kerkon nga shtetet antare te regjistrojne pronaret e kompanive te ngritura brenda kufinjve te tyre. [TRANSPARENCY INTERNATIONAL • 10 MARCH 2016HOW TO STOP CORRUPTION: 5 KEY INGREDIENTS]

***

Shkeputur nga  Kap. VII me titull: 
Besimi & Korrupsoni (fq. 167-182) 
nga libri qe kam botuar me 28 Prill, 2018  
(klik ne titull) Psikologjia Njerezore 2.

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.