22 December 2019

Over-reliance on technology (sic)


Si shoqeri kemi kaluar ne fazen: over-reliance on technology (sic) dhe mjekesia nuk ben perjashtime. Perceptimi qe kemi dhe menyra si e perdorim skanerin MRI, sherben si ilustrim tipik i ketij fenomeni. Sigurisht, kompjuteret jane te mrekullueshem pasi ndihmojne jeten tone ne shume menyra por ne kete fushe duhen konsideruar per ate cfare jane: mjete ndihmese diagnostike. Kur ben dicka be all and end all (sic)krijojme pritshmeri te rreme, nenvlehtsojme detajet dhe, arrijme ne konkluzione te gabuara.



Dhe pika me kryesore. Shqiperia eshte vend me pervoje te mire mjekesore. Nisur se kudo ne bote, mjekesia mori zhvillim ne 150 vitet e fundit, nuk jemi shume prapa por mungesa e arsimimit solid te popullates ne te njejten periudhe, ka lene pas disa problematika ne koncepte dhe mentalitet.

Mjekesia Shqiptare ne 60 vite plus, ka pasur mjeke terreni, kliniciste & edukatore te shkelqyer, te cilet arriten te shtojne numrin e popullates n-here ne pika qe s’ishin menduar 2 gjenerata me pare; nga lindjet e vaksinimet, nutricioni & edukimi shendetesor, aksidentet e semundjet kronike; krijuan degezime, kontroll dhe mbulim disa-nivelesh qe eshte pa-precedente ne shpejtesine e tij. Duke mbi-protestuar per “nje skan” nenvleftesohet dhe puna e mjekeve sot, jane me 00-000 ekzaminime, konsulta, vizita ne shtepi, ilaca te dhena e procedura te kryera.

Dite dhe nate, ne cdo 24, ne te gjithe vendin, te cilat behen (dhe) pa skan.

Kjo sjell ne piken 4… Mjekesia ka shume rutine, pa permendur regjistrimin e bureokracine; si art bazohet te kujdesi & humanizmi i personelit. Me ose pa skan, puna vazhdon dhe natyra ben te veten. Ne bote eshte e veshtire te ndash implikimet ligjore nga ato mjeksore, ne Shqiperi do shtoja dhe politiket.

Skaneri me shume se proteste po behet si ‘ankesa ku bashkohet te gjithe’

  • MRI skan nuk duhet bere nga demtimi por shenjat specifike klinike e simptomatika e demtimit.
  • MRI jep strukturat anatomike, ne disa raste mund te na tregoje ku gjenerohet dhimbja por nuk jemi te afte te ndajme abnormalitetet normale nga abnormalitetet pa dhimbje. p.sh abnormalitetet ne shpatullen dhe shpinen-lumbare ne njerez asimptomatike jane aq te perhapura, sa gjetjet asimptomatike shkojne nga 30-60% Ne keto abnormalitete futen atropatite, semundjet degjenerative te disqeve, kompresion te nervave, dhe protruzione te diqeve.
  • Ne shume demtime muskulo-skeletore, problemet me serioze ose kirurgjia patologjike mund te eleminohen nga ekzaminimi i kujdeshem fizik, marrja e anamnezes dhe imazhet bazike (grafi)
  • Shpesh ndodh, qe mbi-hetimet dhe duke u bazuar shume te skaneri, pa simptoma dhe shenja specifike klinike; me shume turbullojne sesa qartesojne problemet e pacientit.
  • Skaneri eshte i kushtueshem dhe kerkon shume resorce ne cdo sistem shendetesor. Pacientet e referuar ne skan, kerkojne me pas interpretim nga specialistet, pritjet per vizita, konsulta e programe, shtojne ankthin e pacientit, vonojne trajtimet e terapine, kthimin ne pune dhe sherimin.
  • False Positives (sic) Disa here interpretimet jane bere gabim dhe perdoren kunder pacientit, ne demtime, aksidente, komisione shendeti (skaneri thote Jo) e gjetjet abnormale ne MRI s’konsiderohen kur abnormaliteti mund te jete shkaktari i dhimbjes.

Skaneri eshte nje nder veglat e diagnostikes, “as me i miri e as me i sakti” duke u bazuar ne shume ne te, tek nje pacienet mund te perdoret si evidence e gabuar. Nje problem neurologjik ne MRI-scan te nje pacient ne dhimbje, mund te jete asimptomatik te tjetri. Skaneri mund te dale normal, struktura mund te jete me dhimbje! Kjo teknologji, si cdo tjeter, ka kufizimet e saj, per nje pacient, profesionistet dhe per shoqerine.

Kjo pjese eshte shkeputur nga e-book i publikuar me 05. Shtator 2016, klik ne titull: Si Funksionojne, ku shpjegoj mekanizmat e disa aparaturave mjekesore mes te tjerave dhe te skanerit MRI

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.