23 December 2019

More treatments = better care. (sic)

Po mesojme pacientet me kete ekuacion, ‘me shume trajtim = me i mire kujdesi’ kur po na ndodh e kunderta. Me shume trajtim po i demton duke i lene me pasoja atagjata, pa llogaritur vonesat qe kjo sjell ne trajtimet standarte, paralizimin e sistemit dhe humbjen e besimit te pacientit te shendetesia. Mjeket gjithmone kane qene nen presion te kenaqin pacientin, tashme ka kaluar ne nivele ekstreme duke ‘hapur rruge’ e shtuar ‘nje skan me teper’ po rriten nivelet e ankthit dhe vonohen qofte diagnoza rutine.

Ne 2012 nje studim nga Yale School of Medicine gjeti se <5% e MRI ose CT scans te bere ne dhomat e urgjences per dhimbjet e kokes tregoi evidence per probleme serioze, si tumore ne tru, aneurizma a hemorragji cerebrale. Po gjinden korrelacione mes gjykimit te dobet klinik dhe deshires se mjekut per te cuar pacientin ne skan. Atij i duhet me pak kohe te rekomandoje nje skan sa te beje ekzaminim fizik te hollesishem.

Overuse & overkill. (sic) Nje studim tjeter gjeti se ne 221 paciente qe bene MRI, rezultatet treguan se vetem 5.9% u duhej. Ndersa 94.1% sakrifikuan kohe e para, per me keq perdorimi i MRI nuk eshte aq efektiv sa metodat e tjera. Po ashtu, thuhet se klinicistet e mire “nuk perdorim skanerin te gjeje dicka, ne 90% te rasteve ata e kane per te konfirmuar dicka”

Scanning Everbody (sic) ne 5 Tetor 2010 ne JAMA The Journal of the American Medical Association nje studim analizon data ne gjithe Ameriken, nga 65.376 demtime ne ER (dhomat e urgjences) vitet 1998-2007.

Ne 1998 nje person ne ER kish 6% shanc per te pasur CT ose MRI scan. Ne 2007 numri kalon 15% Gjendjet jete-kercenuese jane zbuluar ne 1998 ne 1.7% ne 2007 gati 2% Si thote nje studiues "'What the heck are these people doing? They're just scanning everybody,'" [cfare dreqin po bejne keta njerez? ata po skanojne te gjithe]

Dicka qe ka filluar te ri-permendet jane niveli i dozave te radiacionit qe pacientet marrin krejt pa qene nevoja.  Kirurgu Amerikan Atul Gawande shkruan ne The New Yorker, me 11 Maj 2015: “studimet tregojne se virtualisht cdo familje ne kete vend, i eshte nenshtruar mbi-testimeve dhe mbi-trajtimeve ne nje forme ose ne nje tjeter.
                                                                              
Nese kerkon ne internet, pavaresisht per ‘dhunen ne mjekesi a tarifat e studimit’ te del para i shumepermenduri skan. Skaneri erdhi, u hoq, u prish, u rregullua, u inagurua, skan te privati, s'ka skan, s'punohet pa skan, mjeket ankohen per skanerin, i semuri ne koma skan s’ka etj. Lexuesi i rregullt i DBMI eshte i bindur se nuk hedhim poshte vlere e skanerit, si nje vegel te dobishme ne diagnostike (nje prej disash) qe ndihmon klinicistet ne vendime. Kur ben dicka be all and end all (sic) krijojme pritshmeri te rreme, nenvlehtsojme detajet dhe arrijme ne konkluzione te gabuara.

me shume materiale te tjera ne keto problematika, 
si dhe multi-disiplina mjekesore, gjinden ne profilin 
personal ku kam botuar librat e mi ne DBMI-ISSUU 

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.