09 December 2019

Si reagojne shoqerite gjate tragjedive te natyres


Eshte nje dege e sociologjise qe s’perfshin vetem problematikat lokale por katastrofat ne shkalle te larte, lidhet me sociologjine e ambjentit e antropologjine socio-kulturore; me qendra kryesore ne Ameriken, Itali e Gjermani.  




Babai i fushes eshte Italo-Amerikani Enrico L. Quarantelli (1924 – 2017) Njohur si Henry, ky individ rigoroz, sistematik e shume observues ka shkuar ne mbi 200 zona me disaster e mbante shenime rreth sjelljes njerezore ne urgjencat e nivelit me ekstrem.  Quarantelli  eshte i pari qe provoi se ndryshe nga mendojme ne – urgjencat do sjellin histeri e shkaterrim – njerezit bashkohen dhe koperojne dhe shpesh ne keto momente, qofte edhe per pak kohe; grupe  qytetaresh normale organizohen e veprojne si nje “unit imun ne mbrojtje te komunitetit, duke ju ofruar nevojave bazike njerezore me shume se ne cdo kohe tjeter.” 

Keshtu qe nje disaster mund te ‘demokratizoje jeten sociale dhe forcon idenitetin komunitar’ Sipas autoreve qe kane shkruar per te, [klik ketu‘viktimat pas nje katastrofe kane sens te shtuar te nje lidhjeje dhe qellimi te perbashket’ [Nicholas P. Peropoulos 29Gusht – 1 Shtator 2017, Athine, Greqi, burimi: klik ketu]


Profesionistet e shendetesise kane rolin e tyre, me fokus te shendeti, ne keto disasters (sic) por duhet te studiojne dhe te kuptojne ndryshimin mes urgjencave, katastrofave dhe fatkeqesive te ndryshme, dhe pikat e perbashketa pasi ketu bazohet planifikimi e organizmi i dhenies se ndihmes se pare. Ne rastet kur prishet nje pjese e madhe ose pjesa me e madhe – qofte godinat ku punon personeli shendetesor dhe/ose rruget – dhe komuniteti kerkon shume kohe ti kthehet rutines, eshte e veshtire te japesh ndihme te shpejte me sukses, pasi, cdo komunitet eshte i ndikuar dhe asistenca eshte esenciale te shperndahet sipas fenomenit e shkalles se seriozitetit qe prek ate komunitet e ato perreth.  Nje disaster teknologjike [p.sh. ndotje kimike] kerkon planifikim te ndryshem nga nje natyrore, dhe brenda grupit te fatkeqesive natyrore nje disaster ambjentale ndryshon nga nje tsunami i menjehershem.

Profesor Quarantelli ka ndjekur dhe rekorduar mbi 700 raste ne disaster, ka shkruar mbi 400 punime, artikuj e analiza dhe publikuar 19 libra e monografi. Ai ka studiuar konceptin ne thellesi, nga folklori, arti, kultura etj, duke percaktuar pyetjen kryesore   “cfare eshte nje disaster’ dhe sqaruar dallimin e nje urgjence nga nje disaster

Kjo eshte nje fushe e re, per te cilen kam bindje se ne Shqiperi s’eshte permendur ne specifika te tilla shkencore; keshilloj qe individet pjesetare te sherbimeve te urgjences te informohen, dhe te pakten te kene nje ide nga kjo monografi qe po shkruaj. Kur themi fusha, eshte ne respekt te nje displine te re, ne realitet Quarantelli eshte vete fusha, cdo gje fillon, vazhdon e mbaron me te ne kuotime e citime [megjithese ka dhe te tjere tani]

Ne Shqiperi keto ndiqen nga Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile. Cdo lexues dhe studiues qe i intereson te dije me shume per funksionin e tyre, mund ti ndjeke: ketu.

Sjell kete pjese pas termetit te fund-Nentorit 2019 ku humben jeten 51 persona, u plagosen shume te tjere e 00-000 familje ngelen pa shtepi. Shkeputur nga libri im Urgjencat - Monografi, publikuar me 5 Mars, 2019 ne ISSUU. Kapitulli V - Nje fushe e re dhe Urgjenca ne shembuj e trajtime, me titull: Sociologjia ne nje Disaster (sic) gjindet ne faqen 77-78, per te lexuar te gjithe librin klik ketu 

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.