29 November 2018

PPP


Libri i fundit nga Dr. Besi ne DBMI_ISSUU, klik per ta lexuar Personazhe qe Permiresuan Planetin PARATHENIE: Nisur nga stili individual e me vetedije, infot mjekesore i shoqeroj me individet me te spikatur qe lidhen me to; si kur shkruaj disa materiale ne fushe te caktuar (Psikologjia) si per liber ne baza kronologjike te shkences (Historik i Mjekesise) apo Filozofia ‘fusha qe permbledh te gjitha fushat’ pasqyroj diku me pak e diku me shume guret kilometrike me ndikimet perkatese e jeten e tyre. DBMI ka sjelle figura me bio te plote, te pjesshme a me referime per qindra individe te shkences e humanizmit, ne mjekesi e  jo vetem. Doktore e Shenjtore (te gjithe) Gjigante te Mjekesise Boterore (kapituj te vecante ne librat e mi) e shume zbulime shkencore me dedikimet perkatese jane pjese organike e kesaj platforme mjekesore.





Besoj me shume bindje dhe e kam shprehur here pas here, njerezit s’mesojne me perseritje moralizuese as pse u thua qe duhet bere; nga fillimet e njerezimit menyra me e mire per te absorbuar informacione e ngjarje ka qene duke e lidhur dhe i dhene ‘nje fytyre’ (emer) e shoqeruar me historine perkatese.

Bazuar ne kete besim e eksperienca personale, ka shpjegime sipas nivelit te materialive qe i bej te kuptueshme per cdo lexues. Sa dobi i sjell secilit ngelet ne varesi te interesit e vemendjes te secilit por emrat, biografite, puna dhe zbulimet e njerezve te shquar sherbejne edhe si shembuj inspirues duke mos e lene materialin shkencor te paraqitet ne forme te thate; shoqerizimi i te absorbuarit me cdo lidhje te bere shtese, rrit shancet per tu kuptuar me qarte, mbajtur mend me mire dhe natyrisht per nje kohe sa me te gjate. 

Kam sjelle personazhe per te cilet nuk ka asnje linje e fjale ne gjuhen Shqipe online por qe jane madhore ne fushat perkatese ose qofte me dicka specifike kane rendesi per shkencen. Ka pasur raste qe kam folur per personazhe sekondare, ndihmese a rastesore ne ate periudhe e fushe por qe kane vlerat e tyre dhe duhen permendur qe lexuesi te kuptoje sado individe fenomenale te kete ne themelimin e vazhdimesine e nje fushe perkatese, cdo gje bazohet te shprehja e I. Newton me lart, qe ne vitet 1670 i shkruante mikut te tij Robert Hooke  per mbeshtetjen ne shpatullat e gjiganteve ose ndryshe ne:  “akumulimim e njohurive te grupit”

"nothing comes from nothing"  Asgje nuk vjen nga asgjeja, thote teza e Parmenidit, ne Latinisht: ex nihilo nihil fit. Kudo ka nje lidhje qe me kalimin e kohes hallke pas hallke behet zinxhir. Ka degezime, ka gabime edhe ka ndryshime por gjithmone eshte nje mbeshtetje te para-ardhesit, te cileve qe nga antikiteti ne u referohemi edhe sot

Nga Bibla kemi burimet e para te historive biografike. Filozofi Spanjoll George Santayana, ne 1905 flet per rendesine e njohurive: “ato te kujtojne ty se historia perserit vetveten’ Nje pike qe ka rendesi eshte analizimi i gabimeve, keshtu parandalohen disa te ardhshme. 

Cdo jete e ka nje qellim, per te analizuar jetet tona na sherben informacioni nga jetet e te tjereve, individet  qe sjell te DBMI zakonisht kane ndikuar shume ne permiresimin e jetes tone.  Pak fusha te mundimit njerezor kane aq deshtime dhe gabime sa mjekesia., jetet e te tjereve te japin perspektive dhe mekontekst; nga keto mesojme ta shohinm boten ne disa kende dhe te luftojme per bindjet e teorite e tona.

Ne mos asgje individe te ketij niveli shquhen per aftesi fenomenale te bashkelidhura me kembengulje e durim.  Me ane te nje libri dhe jeten e dikujt tjeter lexuesi per sado pak kohe a qofte per nje problem, arrin te lidhet me nje mentor-ne-distance; ai hyn ne mendjen e personazhit real e meson si ka vepruar ai ne nje moment te caktuar.

Kjo eshte dicka qe ndihmon brezat dhe sinjalizon percimin e njohurise njerezore nga gjenerata ne gjenerate, kete rradhe duke marre si reference individet me te spikatur. Gjithmone kam shpresuar se informimi i lexuesve me materiale biografike, duke sjelle jete te personave te sukseshem te shkences e jetes; do ifluencoje, motivoje e do tu jape me shume kurajo ne jeten e tyre te perditshme dhe qellimet afatgjata. Pas cdo leximi e ne efekt te korpusit te punimeve te DBMI qendon nje ide personale qe lidhet me ‘revolucionin informativ e me ndryshimet e sjelljes tone’ Vertete eshte bere me e lehte te gjesh te dhena por ka rene dhe vemendja per studime.

Ne nje beteje te terheqin lexues, si nga komerci dhe akademia, jepen informacione me bite-size (sic) jashtezakonisht te reduktuara e me hollimin e metodes studimore, dhe futjen e ‘shkruesve nga cdo ane’ shpesh ka burime te pakonfirmuara, info te pasakta keshtu po krijohet iluzioni i ‘punes momentare’ ku Newton vertete u ul ne kopesht dhe i ra molla ne koke.

Nga jetet e tyre kupton se individet e sukseshem, me arritjet me madhore, reflektojne nje jete pune, dije e sakrifica; ku burimet nuk jane si ne legjendat urbane me zbulime rastesore. Shkenca e jeta kane ulje e ngjitje, me procese te gjata qe ne pjese te madhe perjashton shancin e aksidentet.   [bb,tetor-nentor2018]

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.