29 August 2018

29.08.2014 - 29.08.2018


[1] DBMI publikohet ne 4 platforma madhore digjitale. indeksimin kryesor e merr nga materialet ne google blog. Lexuesi vjen te DBMI PRIMAR nga motorat e kerkimit per informacionet qe ka nevoje. Gjindet ne kete fq ne seksionin ABOUT (sic) Kane ardhur lexues Shqiptare nga 175 vende te botes, 70-80% e tyre zakonisht jane nga Shqiperia, pastaj Kosova, Maqedonia, Greqia, Gjermania e me rradhe…





Jane mbi 2.200 materiale, artikuj, punime, publikime, karta etj me informacion mjekesor te cdo niveli e me gjuhe te kuptueshme  per lexuesit. Ndryshe nga disa projekte te tjera online, DBMI materialet e i ka te gjitha ne gjuhen Shqipe, pa links, pa copy & paste, pa perkthime (ne shume pak raste, jepet qarte ku eshte marre nga kush e perkthyesi) (a) punimet nga mjeke/autore te tjere cilesohen ne fund me emrin e plote te autorit/ autores (b) te gjitha punimet e tjera jane te miat, dr.besi per dbmi. Shume prej te cilave jane permbledhur nga e-books e botuar ne issuu. Klik ketu


[2] DBMI_2, eshte ne ISSUU, platforma me e madhe e publikimit digjital, ku kam botuar 45 e-book/s. Librat e mi lexohen pa nevoje regjistrimi dhe jane falas per cdo lexues. Keto libra i kam publikuar brenda 3 vitesh (fillimi Maj 2015) duke sjelle nje rekord ne cilesi/ sasi ne edukimin mjekesor. (natyrisht materialet jane formuluar ne dekada) Ne mbyllje te ketij projekti (realisht nga 2016) e nisur nga shume parametra Dr. Besi per DBMI eshte autori me i lexuar ne mjekesi, ne historine e shkrimit Shqip [shperndarje, intensitet,  territor gjeografik, akces, subjekte multi-disiplinore, sasi, cilesi, referim etj] 

Duke qene se cdo gje e kam bere Vete e nisur nga mungesat drastike te Mjekesise  materialet jane permbledhur shpejt, pa mundesi ri-editimi, indeksi ne fund a korrektimesh letrare (tani qe shkruaj, 4 Shtete me Shqiptare, Shq. Ks. Mk e Mal i Zi, akoma nuk kane 1fq te vetme zyrtare, nga shteti/ institucione, ne mjekesine Shqipe online per profesionistet e publikun) Ne edukimin mjekesor online, sipas kalkulimeve te mia jemi pas 18-20 vite, ndaj ky projekt u hap nga une per te mbushur boshlleqet, ndihmuar komunitetin, ne interesin publik dhe krijuar nje baze reference per sot dhe neser. Me vone do shkruaj edhe libra qe do printohen dhe me plotesimet perkatese. Librat e mi gjinden ne kete link, klik ketu

[3] DBMI_3 eshte ne Twitter, zakonisht Shqiptaret se perdorin shume Twitter, gjithsesi e kam vene ne funksion te rankimit tone pasi Tw. Ka algoritem te fuqishem  indeksues dhe ka ndihmuar ne keto vite. (materialet aty shpesh dalin automatikisht nga FB) klik ketu

[4] DBMI_4. Megjithese FB ka expiry date (i.e. ne 24-48h nje material s’shihet me) vemendja eshte e terhequr ne te tjera gjera dhe materialet s’para indeksohen nga motorat e kerkimit (FB ndikon vetem 3% te rankimit global te DBMI) eshte perdorur per te pulsuar ne harten e komunitetit Shqiptar dhe vetedijen e lexuesit, disa prej te cileve si dine platformat e tjera. Klik ketu 

[5] DBMI_5 ketu ka pak materiale qe i kam vene si video-kolazh per disa urgjenca me te hasura, helmimi, mbeshtetesit origjinal te dbmi, kuota etj. Klik ketu 

29.08.2014 – 29.08.2018,
DBMI projekt mjekesor informativo-edukativ ,
te gjitha  te drejtat e rezervuara
Copyright DBMI © 2014-2018

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.