
Nisur nga historia e vertete, si ta perkthesh titullin? Nje
nate sa 12 vite. 12 vite te erreta. Terrori pa fund!? Me vizualitet brilant
kinematografik, artistet e Uruguait sjellin mes Netflix kete ngjarje, ku
titulli funksional ka qene me prozaik: Kujtime nga Qelia. Ne vitet 60-te, inspiruar nga revolucioni Kuban, majtistet e
Uruguajit fillojne nje levizje revolucionare.
Krahu guerril i tyre quheshin
Tupamaros, ku gjate perplasjeve me policine nje dyzine kapen dhe burgosen. Nje
nate vjeshte te 1972, Junta Ushtarake ne fshehtesi nxjerr 3 prej tyre e i con
ne nje burg te vecante.Operacioni sekret ushtarak keta 3 te burgosur i mbante si
pengje per te ardhmen dhe mendimi i tyre ishte ti ruanin si garanci; meqenese
nuk i vrasim dot, atehere do i bejme te cmenden.
Per mbi 2 vite i mbajten ne nje grope te thelle, me pas krejt
te izoluar e pa kontakt njerezor. Ka nje pjese te bukur filmi kur nga fundi i
burgosuri i diktonte letrat nje rreshteri te burgut qe nuk dinte si ti
drejtohej te dashures se tij. Nuk e paten te lehte, mes vuajtjeve e deshperimit
ata filluan te kene halucinacione por arriten te ruajne #shpresen ne
thellesi te shpirtit te tyre. Ndjesi qe i beri me te forte e me tolerante me vone. Kur
dalin nga burgu te 3 behen politikane prominente ndersa njeri prej tyre arrin
te behet president i Uruguajit. Emrat e tyre: José Alberto "Pepe" Mujica, Eleuterio Fernández Huidobro, Mauricio Rosencof.
Njeriu qe jepej kudo ne meme si ‘Presidenti me i varfer i
Botes’ qe 90% te rroges e linte per te varferit, terhiqte 10% per motren e tij
te semure ndesa vete jetonte ne ferme te vogel me gruan; eshte shume me teper
se nje sound-bite. (sic) Jose Mujica ka qene nje guerrilas i vendosur, diten kur kapet
pati plagosur 2 police e vete ishte ne rrezik te larte per jeten, ku mezi
arriten ta shpetojne nga plaget ne spital. I kapur 4 here me pare dhe po ashtu
arratisur disa here nga burgu mbahej si kundershtar i profilit te larte kunder
regjimit diktatorial te Uruguait.
Zgjidhet president i Uruguarit nga 2010 - 2015,
filmi
rekomandohet nga #DBMI

No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.