Jeni nje Femer, imagjinoni kete skenar. Babai e Nena juaj kane çmim Nobel.(1&2) Motra eshte Nobeliste.(3) Burri i motres ka çmim Nobel. (4) Per me teper burri juaj merr çmim Nobel per Paqe si shefi i UNESCO. (5)
Ne 6 persona
nje familje standarte,
2 me lidhje martese,
5 jane Nobeliste!!!!!
Sikur te mos mjaftoje, Nena juaj e ben çmimin te duket rutine pasi ka marre 2 Nobel, e vetmja femer ne histori! (Fizike e Kimi) Si do ndiheshit ju? Lexuese, s'eshte skenar imagjinar por anekdota e jetes, te cilen e tregonte me humor: "isha femija qe pata zhgenjyer familjen"
***
Ne ane tjeter, megjithese lindur e jetuar me gjigante te shkences me arritje te ketij niveli, as ajo nuk ka qene e pakte. Gazetare e pianiste, autore dhe kritike, luftetare e rezistences anti-fashiste dhe me pas humaniste e njohur si 1st Lady of UNESCO (ndihme per femijet)
Merr pjese ne fushaten Italiane me trupat mjekesore, togere e Div. te Motorizuar francez qe çliroi Parisin. Nderuar me Kryqin e Luftes & Legjionin e Nderit; jeton deri ne moshen 102 vj.
Kam 2 pyetje:
* vetem nga kjo familje gjate shek. 20-te kane dale 15 fizikante, biologe e kimiste te shquar; e dini ju per cilen familje behet fjale?
* cila eshte zonja ne figure?
#dbmi, qershor, 2020
londer, britani e madhe
prinderit...

No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.