16 November 2017

Parashikimi e ardhmja dhe shkenca

DBMI - parashikimi eshte dicka qe e ka bere njerezimin gjithmone kurioz; si nje perzirje bestytnie, frike dhe admirimi. Ca individe qe e provonin kete quheshin te shenjte ndersa te tjeret sharlatane. Megjithate, ngelet nje deshire njerezore te dish te ardhmen e cfare vjen me pas. Disa parashikime jane provuar te sakta, qofte pas 100 vjetesh, sic eshte rasti i nje inxhinieri te panjohur Amerikan.

 
 John Elfreth Watkins, i cili qe ne 1900 beri 10 parashikime te sakta, se si do ishte bota ne vitin 2000. Ne mes te tjerash ai parashikoi, fotgrafine digjitale, televizorin, tankun, shpejtesine e larte te trenave, ushqimet e gatshme, serat, telefonine nderkombetare etj. Per hir te realitetit duhet thene se 4 parashikime qe beri ishin gabim, por prape mbetet dicka e cuditshme.

Sot shkenca po mundohet te hulumtoje ne kete fushe, megjithese rregullat dhe levizjet ne kete loje nuk jane te sakta. Duke perdorur Skanin MRI (magnetic resonance image –imazhi i rezonances magnetike) disa vullnetareve ju dhane video per te pare, te cilat u ndaluan ne nje pike te caktuar dhe u pyeten se si do vazhdoje, per nje ngjarje te perditshme. Gati 80-90 % e predikimeve te tyre, ishin korrekte. Shkencetaret e Universitetit te Uashingtonit ne St Louis, u fokusuan tek sistemi i dopamines me mes te trurit, qe prodhon sinjale ne pjesen tjeter te trurit, kur ndodhin ngjarje te papritura

Profesori Jeffrey Zacks thote se parashikimi i se ardhmes se afert, eshte i domosdoshem ne udherrefimin e sjelljes dhe eshte celesi kryesor ne teorine e perceptimit, perpunimin e gjuhes dhe mesimin. Ne Journal Of Cognitive Neuroscience, Pofesori Zaks tha “ka vlere te madhe te largohesh me vrap ne xhungel kur te hidhet nje luan, por ka me shume vlere nese je ne gjendje te largohesh perpara e luani te hidhet. Eshte nje nga avantazhet e adaptimit te shikosh pertej horizontit”

Ky kerkim shkencor do ndihmoje dhe per semundjet neurologjike, si skizofrenia, Alzheimeri dhe Parkinsonin. Vullnetareve u tregohen video nga jeta e perditshme, larje makine ose rrobash, gatim, ecje ne rruge etj, ato shikojne filmin per ca kohe dhe me pas filmi ndalohet. Cfare do ndodhe 5 seconda me pas, eshte pyetja. Nganjehere filmi ndalohet pa filluar aksioni e disa here kur eshte ne gjysme. Nese 90% jane te sukseshmen ne parashikimin e ngjarjes aktuale, me pak se  80% jane korrekt ne parashikimin e krejt ngjarjes totale.

Kur filmi ndalon, njerezit duke u munduar shume te parashikojne se cfare do ndodh e kuptojne se ketu fillojne gabimet dhe kjo e ul besimin e tyre, aktiviteti trunor rritet ne pjesen e quajtur striatum, nje pjese “berthamash” ne substancen nigra, ne kete pjese ka rendesi kontolli i levizjeve dhe vendimet adaptive. Aktiviteti rritet gjate parashikimit dhe pasi vullnetaret marrin pergjigjet nese ishin korrekt apo jo. Shumica e parashikimeve qe ne bejne, per te ardhmen e afert, eshte korrekt dhe shoqerohet nga nje vazhdimesi e ndergjegjes dhe experiences. Por per ca minuta, parashikimet tona jane gabim dhe kemi nje ndreprerje dhe aktivitet te rritur ne MRI.

Parashikimi apo predikimi, (ne Anglisht quhet Prediction nga Latinishtja, prae / before/ perpara dhe dicere, to say/me thene,) tenton te tregoje si do jene ngjarjet ne te ardhmen. Ne shume raste informacioni i garantuar per te ardhmen eshte i pasigurte, por me disa tipe parashikimesh ne mund te bejme plane dhe pergatitur per eventualitet ne te ardhmen.

Ne statistike parashikimi eshte pjese e inferences statistikore manifestuar ne inference parashikuese, duke trasnferuar njohuri nga nje pjese e vogel e popullates ne te gjithen ate. Ne shkence, nje parashikim eshte rigoroz dhe sasior, qe do ndodhe ne kushte te caktuara. Metoda shkencore arrihet duke bazuar dhe provuar perfundimet, te cilat jane konkluzionet llogjike te teorive shkencore. Kjo arrihet me eksperimente te njepasnjeshme.

Ekuacionet matematikore dhe modelet e kompjuterizuara, perdoren shpesh per te pershkruar te shkuaren dhe te ardhmen e shume proceseve mbrenda kufinjve te atij modeli, ne nje fushe te caktuar, si p.sh. Fizika Kuantike. Kjo mund te perdoret ne inxhinieri, tek mikro procesoret dhe ne mekanizma te ndryshem. Ne disa fusha, parashikimet jane te veshtira, si ne katastrofat natyrore, pandemite, demografi, dinamiken e popullsise dhe meterologji. P.sh ne mund te parashikojme, ciclin solar se kur do ndodhe por magnitude dhe koha ekzakte nuk esht e lehte te gjindet. Shkenca e stabilizuar ben parashikime te sakta per eklipset.

Teoria e relativitetit nga Anjshtanji, nuk mund te testohej ne ate kohe pasi nuk kishte ekefte te qarta ne shkalle tokesore, megjitheate, teoria parashikoi qe yjet, si substanca te medha mase, do e perthyejne driten. Ne finance, analistet e burses shpesh bejne gabime ne parashikime, por megjithate ato mund te parashikojne nje ngritje apo ulje massive. Kjo ndodh dhe ne siguracionet, ne parashikimet a jetegjatesise etj duke u bazuar ne korrelacione dhe te dhena te ndryshme. Ne politike mund te behen parashikime nga opinionet dhe sondazhet publike [opinion polls] duke dhene nje pasqyre te qarte, deri diku, per fituesin.

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.