28 August 2017

Puna, mundi dhe sakrificat e personelit mjekesor

“Dr. Ravik ben nje histerektomi urgjente ne Lucienne Martinet, se vajza kishte kaluar ne septicemi pas nje tentative aborti. Per ti kursyer parate e nxjerr nga spitali para kohe dhe tani e vizitonte ne shtepi. Ajo nuk ishte vetem, nje djale 25 vjecar qe rrinte kembe-hapur ne karrike s'cohet kur doktori hyn brenda. Si je Lucienne? Eshte mire te rrish ne krevat - thote Dr. Ravic. Nuk ka sgje, duhej te ishte cuar me kohe - bertet Bobo nje pimp (tutor) 


Doktori mundohet ta nxjerre jashte por Bobo vazhdon: Mos kujto se do paguajme, s'kerkuam te vijme ne spital as deshem operacion. Bile te na falenderoni qe s'po kerkojme kompensim per operim te pa-autorizuar” Skena mbyllet me tentative te Bobos per ta mbytur doktorin por ky arrin ta nxjerre nga dhoma." Nga Harku i Triumfit, E.M. Remark

***

Njeriu tenton te largohet prej stimujve te bezdishem e melankolik nga vetja; kjo eshte pjese e make-upit tone gjenetik. Nga dicka qe sjell bezdi, merzi e shqetesime, krijojme distance mes tyre. Nese ju takoni dike ne mengjes qe ju ankohet per hall a semundje, e degjoni dhe ofroni simpatine tuaj. Kur ndodh disa here me nje individ ose 1-2-3 miq tuaj, qofte pa e kuptuar filloni ti evitoni. Njeriu kerkon optimizmin dhe ambjentin qe e ben te ndihen mire.

Tani imagjino doktorin - ai/ajo cdo dite shohin 10-30-50 a me shume individe te tille. Cdo lloj mekanizmi te kene perdorur, nga "humori i zi dhe nje korace indiference te jashtme" te jeni te garantuar qe secila nga keto dhimbje njerezore, le dicka te personeli mj.

Numri i mjekeve qe perdorin droga, alkohol, vete-mjekime etj, eshte gjithnje e ne rritje, sic dhe jane semundjet, divorci e stresi ne nivele te larta ne profesionistet e mjekesise.

Vec ketyre nje profesionist i mjekesise, ka te beje pikerisht (dhe) me njerez te cilet ju i evitoni me cdo kusht ne jeten tuaj te perditshme! Ne urgjenca e vizita standarte ata do kurojne te dehurit qe sillen ne forme erratike, shajne, dhunojne dhe sjellin shume probleme. 

Mjeku kuron te semundjet infektive, nga me te thjeshtat, te SIDA/HIV deri te ato me potencial te paralizojne nje qytet/shtet. 

Mjeku njesoj do ndihmoje te droguarit, disa prej te cileve “s’jane as ketu e as aty” dhe kane potencial per dhune ne ate moment a me vone. 

 3.
Shume studente qe fillojne mjekesine nuk i dine keto. Ata duan nje profesion te respektuar, kerkojne prestigj e te ardhura te sigurta ne jete (shtoj: eshte zgjidhje individuale, s'flitet per altruizem e shenjtore, keta tipa sot jane shume te rralle) por ne fillimet e shkolles dhe punes askush s’jua shpjegon veshtiresine, ndaj sot ne bote kemi levizje te shumta mjekesh (ne Shqiperi shifrat jane dramatike) si dhe braktisje te profesionit ne favor te puneve te tjera, banke, biznes, akademi e qofte ndertimtari. 

Dua qe cdo lexues i DBMI, te kuptoje disi veshtiresite, punen, mundin dhe sakrificat e personelit mjekesor. Bluza e bardhe cdo dite perballet me traumat fizike e mendore te pacienteve, merr mos-mirenjohje e abuzime, perlyhet me akuza e lengje trupore, ka dhune e terror, pagjumesi, stres e rreziqe; te atij niveli qe njeriu mesatar nuk mund ti dije. 

Mirekuptimi juaj, ka shume vlera!

Dr Besi
Londer, Britani e Madhe
28 Gusht 2017 

Shenim:
Me 05 Janar 2017 kam publikuar ed.2 te ketij e-book:  
Dhune e Abuzim ndaj Personelit Mjekesor (ed. I, 2015) 
Kam folur me procedenta nga shume vende te botes, 
se si ky fenomen eshte ne rritje. Klik ne titull.

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.