05 August 2017

Llogara 1989 - Tragjedia me e Madhe Ajrore ne Shqiperi


Ne kushte te veshtira moti, helikopteri ish nisur te merrte nje grua shtatzene per ta cuar ne spital. Nena lindi ne ajer, me pas ja vuri emrin djalit: Pilot. Sot, diku ne Shqiperi a ne bote, eshte nje burre me kete emer, si deshmi e sakrificave te aviatoreve Shqiptare.


Te pranishen kudo e te menjehershem ne cdo fatkeqesi, kane realizuar misione spektakulare ne cdo cep te republikes. Ne male kane shpetuar fshatare e alpiniste, ne lumenj gjate permbytjeve dhe ne dete (marinare te huaj) gjate termetit e me pas te debores se madhe ne veri (1985) Heronjte e ajrit, te gjithe me background (sic) ushtarak kane ndihmuar te semure, fillrojtes, ushtare, punetore, fshatare e kedo ne rrezik per jeten. Zhurma  e helikopterit Mi-4 ishte simbol i shpreses per viktimen, familjen e tij/saj dhe te gjithe qytetaret.  


Ndodhi te cilat do i mjaftonin kujtdo 1-2 here ne jete, per Shqiponjat e Ajrit ishin puna e perditshme. Nje nder ta ka qene dhe Vangjel Postoli jeten e sakrificen e te cilit po e percjell dhe te DBMI   Ne kujtimet e shokeve jepet si njeri i qete dhe i balancuar, i mencur dhe i guximshem, shume i afte (29 vite fluturime) dhe i mire-tranjuar ne Bashkimi Sovjetik dhe ne Shqiperi. 

  

22 Nentor 1989, nje autobuz me studente te Universitetit Bujqesor te Kamzes rrezohet pergjate bregdetit Shqiptar, prane fshatit Kudhes. Shoferi pasi humbi kontrollin e mjetit, alarmohet dhe u tregon pasagjereve por ishte vone. Ai vdes menjehere pas aksidentit dhe shume te tjere plagosen. Trupa ushtarake e banore te zones u vijne ne ndihme dhe me pas kerkohen helikopteret nga Tirana.

Vangjeli  qe mbante detyren e zv/komandatit te regjimentit, ate dite nuk ishte ne planin e fluturimit. Meqenese po afrohej nata dhe si nder me te miret pilote te helikoptereve, niset me njerin prej tyre. Pas ores 6 te mbremjes cohet helikopteri i pare. 3 minuta pas i tij cohet dhe i dyti. Pasi ngrihen mbi 2.000 metra lartesi, marrin drejtimin per ne Tirane. Per nje fare kohe nuk kishin komunikim me bazen ndaj askush nuk e di shkakun e vertete te rrezimit. Plan-fluturimi ka qene te udhetonin nga deti duke pasur token/dritat ne kraun e majte.

Gjate asaj periudhe thuhet se cdo drite ne zonen poshte tyre ka qene e fikur, ngaqe zhvilloheshin manovra ushtarake naten. Po ashtu, radaret kane regjistruar stuhi te eres bregdetare qe shkonte nga 160-180kmh. Ne gati te njejten kohe nje avion i Malevit Hungarez eshte ulur me veshtiresi ne Rinas. Sipas kujtimeve te piloteve me eksperience, atyre qe ishin ne detyre e prisnin shoket, dhe akteve te ekspertizes, mendohet se era ka perplasur te dy helikopteret (pilotet paten humbur vizibilitetin e orientimin, jane afruar shume prane maleve – ve re ne ate kohe aparaturat ishin jo aq optimale si sot) pas malit. Zhurma e shperthimit dhe flaka jane degjuar/pare nga banoret e zones. Me pas u deshen shume ore per te percaktuar vendin e sakte dhe te gjinden viktimat.


Pervec piloteve dhe ekuipazhit, ne helikopter ishin nje grup personeli mjekesor te ardhur nga Tirana. Ata percaktuan ne Himare ke do merrnin me vete nga rradhet e te plagosurve mes studenteve. Nuk pati asnje te mbijetuar. 21 persona humben jeten. Shoferi e nje student vdiqen menjehere pas rrezimit te autobuzit duke e bere numrin total te viktimave ne 23. Ngelet tragjedia me e madhe e transportit ajror, te te gjitha koherave ne Shqiperi. 




Luan Baraj, pergjegjësi i Grupit të Drejtimit në Vendkomandën Qendrore të Aviacionit, tregon se vendimi per itenerarin ishte lene ne doren e piloteve pasi ata gjendeshin ne terren. Lajmin e pare per rrezimin e kishte marre nga centralistja ne Vuno. Ai kujton: “era ishte aq e forte sa ka penguar dhe kamionet e rende ushtarake te nisur per ndihme, cikloni i ka perplasur helikopteret si gjethe ne mal’ 

Te gjithe qe kane njohur personat e kesaj ngjarje por dhe krejt opinioni publik i kohes jane tranditur jashte mase. Qe nga krijimi i armes se aviacionit, ne Shqiperi kane rene 37 pilote dhe personel ne krye te detyres.



Referenca:

Vangjel Postoli, pilot helikopteri i klasit të dytë, Dëshmor i Atdheut Niazi Nelaj http://aviacionishqiptar.com

Republika e Shqiperise, Forcat e Armatosura – Deshmoret http://www.aaf.mil.al/index.php/komanda-e-faj/376-deshmoret-forca-ajrore/1746-deshmoret-forca-ajrore

http://floripress.blogspot.co.uk/2013/11/midis-nesh-agideba.html

Tragjedia e Llogarasë, dokumenti sekret, pse u rrëzuan helikopterët 11/23/2009 Panorama/

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.