06 August 2017

Noli & Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqiperise

Hudson, Massachusetts, 1907, ne kete qytet te vogel Amerikan vdes nga komplikacionet e gripit emigranti Kristaq Dishnica. Si rezultat i aktivitetit te tij patriotik, Kisha Greke e kishte eks-komunikuar (perjashtuar) dhe nuk pranoi ti bente funeral me ritet fetare.


Eshte kjo ngjarje qe galvanizon vullnetin e komunitetit Shqiptar ne zone. Noli, qe kishte emigruar ne Boston 1 vit me pare e merrej me aktivitete fetare, vendos ti sherbeje komunitetit duke sensibilizuar problemin e religjonit per Shqiptaret ne diaspore dhe brenda Shqiperise. Ne kete kohe Kisha Ortodokse Greke nuk lejonte perdorimin e gjuhes Shqipe. 

Noli lidhet me Kishen Ortodokse Ruse dhe ‘nen rrethana te dyshimta’ shugurohet si prift me 18 Mars 1908 ne New York. Menjehere emerohet si administrator i Misionit Ortodoks Shqiptar ne Amerike, ndersa me pas krijon Kishen Autoqefale Ortodokse Shqiptare ku te gjithe elementet liturgjike tashme ishin ne gjuhen Shqipe.



Merita e ketij rebeli, qe nuk pranoi realitetin dhe they cdo tabu ne nje kohe rekord, eshte shume e madhe per Ortodokset Shqiptare te cilet filluan ti flisnin Zotit ne gjuhen e tyre. Fan Noli eshte nje figure e rralle e pa precedent ne letrat dhe jeten e vendit tone; erudit, poliedrik, poliglot, absolut ne shume displina, ka sjelle disa klasike ne gjuhen Shqipe nga gjuhe te tjera, si dhe ka botuar mjaft materiale ne Anglisht, per Skenderbeun, Shekspirin, Bethovenin etj.


Poema e interpretuar 
nga aktori Timo Flloko, 
klik ne titull Anes Lumenjve

Noli ka pasur nje jete te larmishme e me tallaze, gjithsesi miresia e tij ngeli e njejte. Si punetor a student ne Harvard (1912) mesues a Kryeminister (1924) peshkop apo student ne New England Conservatory of Music (1938) orator ne Lidhjen e Kombeve dhe duke mbrojtur PhD ne Muzike, (Boston University - 1945, tashme Noli eshte 63 vjecar!) gjithmone dha me te miren e tij dhe kudo perfaqsonte interesat e Shqiperise. 

Londer,
Britani e Madhe, 
Gusht 2017

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.