27 August 2017

Dr. David Nalin, thjeshtesia e gjenialitetit

“Asnje zbulim tjeter ne Mjekesine e shek 20-te nuk ka pasur potencial te ndaloje kaq shume vdekje, ne nje periudhe kaq te shkurter kohe e me nje kosto kaq te ulet” Raporti nga UNICEF 1987. “Zbulimi qe transporti i natriumit e glukozes lidhen te zorra e holle, keshtu qe glukoza rrit absorbimin e solucionit dhe te ujit, eshte zhvillimi me i rendesishem per mjekesine ne shekullin tone.” .” 5 Gusht 1978, Lancet



1968, Dacca, Bangladesh*, Dr. David Nalin, vetem nje vit pas diplomimit (26 vjecar) po punonte ne laboratorin per kerkime shkencore ne luften kunder koleres. Ne kete periudhe e vetmja menyre per te re-hidruar pacientet me diarre ishte solucioni IV (serumi intravenoz) Nisur nga kosto e larte e pamundesite ne vendet e varfra, shpesh kolera sillte vdekje masive. 
Duke punuar ne kushte te veshtira, ne spital me tenda ne xhungel (kufiri mes Burmes e Pakistanit) Dr. Nalin me kolegun e tij Richard Cash menduan se Terapia Rehidrimit Oral - TRO (ORT - Oral Replacement Therapy) mund te zevendesonte solucionet IV. Pas shume testesh e provash ne mbi 3.000 paciente, arriten te formula e lengut shpetues qe fare lehte mund te merrej nga goja. 1L me uje, 10 luge te vogla me sheqer dhe 1 luge e vogel me kripe.

Jo vetem ne rastet e koleres por ne shumicen e semundjve te shoqeruara me diarre serioze, i semuri humb 10-20% te peshes trupore; ne disa raste ekstreme humben >20kg peshe. Efektiviteti i TZO qendron ne aplikimin universal e ne cdo lloj kushtesh per sa kohe gjindet uje i paster, sheqer e kripe; lehtesisht mund te aplikohet ne shtepi.

-----------------
Para zbulimit nga Dr. David Nalin
vdisnin 5.000.000 individe ne vit,
tani numri ka rene ne 1.200.000
------------------

Me fjalet e tij: “...pacientet po vdisnin ne fshatra se i vetmi spital ne zone ishte i Misionareve Kristiane, dhe mullahet lokale u kishin thene se cdo Mysliman qe do vizitohej aty do markohej me shenjen e derrit. Ne duhet te shkonim neper fshatra e t’jua mbushnim mendjen te na lejonin ti mjekonim ne kasollet e tyre. Pasi ja arritem kesaj e rezultatet ishte aq dramatike, ne fshatra perhapen fjale epidemia nuk mund te kishte qene nga kolera. Ata nuk kishin pare perhapje te koleres ku njerezit mbijetonin”

Ne vitin 1993-1994, cdo zarf qe kalonte ne posten e Bangladeshit kishte nje vjershe te vogel

Perzije me shume kujdes,
Uje te paster, nje liter
Pak kripe e nje grusht sheqer
Hiqe te keqen perfundimisht.

Sot ne > 60 vende te botes perdoren mbi 500.000.000 paketa te TRO qe kursejne $10-15 miliarde ne kostot mjekesore. Terapia IV eshte ~ 10x me e shtrenjte se ky solucion.

2. Kolera

Nje nga vrasesit me madhore ne bote, para sistemit sanitar te ujrave te zeza e klorinimit te ujit, diarrea nuk eshte semundje por simptome qe vjen nga infeksionet bateriale (ose virale) Haset jo vetem te kolera por dhe te diarreja e udhetarit, novovirusi e infeksionet ushtimore, dizanteria etj. Kolera historikisht ka qene semundje Aziatike por nga fillimi shek 19-te jane 7 pandemi qe cilat kane prekur Kinen, Rusine, Ameriken, Kanadane, Indonezine, dhe ka arritur deri ne Londer, Lindjen e Mesme e Ameriken Latine.

Bakteri i koleres (Vibrio cholerae, gram negativ) sulmon zorren e holle dhe nga shfaqja e simptomes se I-re (zakonisht eshte diarrea) mund te sjelle vdekje brenda disa oresh. Ngelet nje nder vrasesit me te shpejte qe njeh mjekesia. Kafshet e marrin nga zooplanktonet (sic) dhe kontaminimi perhapet nga njerezit qe hane keto kafshe ose pine ujin e kontaminuar. Fecet e njeriut kalojne bakteriet ne ujrat e zeza e nese perzihen me sistemin e ujit te pjshem kolera perhapet menjehere.

Sipas CDC-se “Infeksioni eshte shpesh pa simptoma por behet dhe jete-kercenues. Kolera serioze haset ne 5-10% te personave te infektuar, qe ne stadet fillestare paraqiten me: diarre te ujshme, te vjella, takikardi, humbje te eleasticitetit ne lekure, tharje te mukozave, krampe muskulore e irritabilitet. Me pas ata mund te kalojne ne insuficence renale akute, disbalance serioze te elektroliteve e koma. Nese s'ka trajtim, dehidrimi serioz sjell shok e vdekje ne pak ore. Personat e infektuar qe trajtohen menjehere mund te sherohen shpejt e pa pasoja afatgjata. Ata nuk jane bartes pas sherimit por mund te infektohen serish
*** 
Ne librin tim Historiku i Mjekesise  ka informacion per Dr John Snow, edemiologun e pare  qer perdor metodologjine moderne te izoloje burimin e koleres ne londer.

* Per te qene korrekt me historine, ne 1968 s'kishte shtet te Bangladeshit. Ne 15 Gusht 1947 kemi ndarjen e Indise Britanike ne 2 dominione: India e Pakistani. Ku per vite me rradhe (deri ne vitet 60-te) njerezit leviznin sipas linjave fetare, fisnore e familjare per te shkuar ne shtetin ku mendonin se u takonte te rrinte. Ne fillim ndahet Burma e Ceiloni (Sri Lanka) nga India.

* Ne 1971 zona e Pakistanin Lindor, me ndihmen e Indise ndahet nga Pakistani dhe merr emrin Bangladesh. Kjo erdhi si pasoje e operacioneve represive te juntes militare Pakistaneze ndaj levizjes popullore per vetevendosje nga popullsia Bengale.

* Per kohen e Luftes se Ftohte ka qene nje eveniment madhor qe ndryshoi harten e Azise Jugore, ngritja e tensioneve perfshin jo vetem Indine e Pakistanin por edhe Kinen, Bashkimin Sovjetik dhe Ameriken.

* Ne keto rrethana lindi shteti i 7-te ne bote per nga numri i popullsise - Republika Popullore e Bangladeshi ( sot- 163.000.000 banore)

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.