Nga 1948, e per cdo vit, populli i Oslo-s i sjell si dhurate popullit
Britanik, nje peme speciale, ne shenje mirenjohje per mbeshtetjen,
mbrojtjen e miqesine; qe moren gjate L2B. Dua t’ju njoh me procesin pasi
eshte vertete procedure. Kete vit eshte pema e 67-te qe vjen. Nga ekspertet zgjidhet pema me i mire ne zonen e saj, zakonisht ~21 m. e
larte e me kurore te plote, mbi 110-120 vjet ne rritje. Nje muaj para priten pemet rreth saj qe mos ti zene driten,toka pasurohet me pleh te vecante qe te marre sa me shume jeshillek. Ne diten e prerjes ka nje ceremoni me dinjitare vendas, me Kryetarin e Bashkise se Oslos e disa nga Britania, kendojne kenge festive nga femijet e te dy shteteve. Pema pritet ne “kembe” [mbahet me vinc] e behet gati te filloje mbi 1100 Km udhetim me anije, deri kur arrin ne Britani,
Kjo peme -
thone Norvegjezet - eshte te tregojme mirenjohjen tone, se “Miqte
njihet ne dite te veshtira” Pema vihet ne Trafalgar Square me ceremoni,
pajiset me drita te bardha, te ardhura dhe keto nga Norvegjia dhe ndizen
ne front te publikut. Cdo dite qendron ashtu nga pasditja deri ne
mesnate. Rreth pemes ka kore nga organizata te ndryshme bamiresie qe
kendojne "Christmas carols" duke mbledhur ndihma per personat ne nevoje.
Spektatoret ftohen te kendojne me ta, bejne foto, vallzojne etj. (8-23
dhjetor) Pema qendron deri ne fillim te Janarit, apo deri ne diten e 12
te Krishtlindjeve.
Historik Ne L2B,
trupat Gjermane rrethuan Norvegjine, keshtu ne 1940 ky vend neutral
forcohet te dorezohet te Nazistet. Familja Mbretrore, Qeveria dhe shefat
e larte ushtarake arratisen per ne Londer, ku krijuan qeverine ne
ekzil. Per gati 5 vjet gjeten strehe ne kete vend. Ushtaraket Norvegjeze
luftuan ne anen e aleateve. Londra per ta ishte personifikimi i
shpreses dhe lirise, miliona Norvegjeze i kishin syte nga ishujt
Britanike, duke degjuar lajme ne radio e marre mesazhet per rezistencen.
Dhe themi:
Njeriu ka emocione, shtetet Interesa, popujt memorie te gjate.
****
Ne foto, Pema e Kritlindjeve, bere nga une me 4 Dhjetor 2014.
Vihet cdo vit me 4 ose 6 Dhjetor. Ri-postim sot me 25.12.2017
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.