Ne
fillim do kuptuar struktura e qafes, pjesa e pasme e qafes perfshin shtyllen
kurrizore, muskujt e ligamentet qe e rrethojne dhe e mbeshtesin. Pjese
cervikale perbehet nga 7kocka qe quhen vertebra. 2 te parat ndryshojne
pak nga te tjerat, se ato bashkohen me fundin e kafkes, duke lejuar koken te
kthehet nga nje ane tek tjetra.
5 vertebrat e tjera me poshte, qe emertohen C3 - C7, lidhen, e jane forme gati cilindrike, me projektime kockore. Anet e vertebrave lidhen me siperfaqje te forta/ te lemuara me njera tjetren. Ndermjet cdo vertebre ka nje “disk”. Disqet perbehen nga nje siperfaqje e jashtme, e forte, fibroze dhe nga nje “xhel” ne pjesen e brendshme. Disqet jane ato qe absorbojne/ amortizojne levizjen dhe lejojne shtyllen kurrizore te jete elastike. Ligamentet lidhen tek vertebra ngjitur, per ti dhene mbeshtetje shtese, dhe forcuar ate me teper. Muskuj te ndryshem lidhen me shtyllen kurrizore, duke i lejuar asaj perkuljen dhe levizje ne kende te ndryshme.
5 vertebrat e tjera me poshte, qe emertohen C3 - C7, lidhen, e jane forme gati cilindrike, me projektime kockore. Anet e vertebrave lidhen me siperfaqje te forta/ te lemuara me njera tjetren. Ndermjet cdo vertebre ka nje “disk”. Disqet perbehen nga nje siperfaqje e jashtme, e forte, fibroze dhe nga nje “xhel” ne pjesen e brendshme. Disqet jane ato qe absorbojne/ amortizojne levizjen dhe lejojne shtyllen kurrizore te jete elastike. Ligamentet lidhen tek vertebra ngjitur, per ti dhene mbeshtetje shtese, dhe forcuar ate me teper. Muskuj te ndryshem lidhen me shtyllen kurrizore, duke i lejuar asaj perkuljen dhe levizje ne kende te ndryshme.
Shikoni
figuren. Per ta kuptuar me mire, muskuj e ligmentet nuk jane perfshire aty.
* Nervat prej shtylles
kurrizore, dalin ndermjet vertebrave ne qafe duke cuar/marre mesazhe tek qafa e krahet.
* Nje arterie e madhe, e quajtur arteria vertebrale, kalon ne mes te
vertebrave duke cuar gjak ne pjesen e pasme (posteriore) te trurit.
Spondiliti
Cervical. i Qafes.
Zakonisht, eshte nje degjenerim / konsumim qe vjen nga mosha (perdorimi) i
kockave (vertebrave) dhe disqeve ne qafe. Ne nje fare forme te gjithe
kalojme ne degjenerim te vertebrave kur plakemi. Fillon gjate moshesh 30
vjecare. Nje vecori e kesaj eshte se ne cepat e vertebrave shpesh krijohen disa
kockeza te vogla, qe quhen osteofite (ostephytes) Me moshen hollohen dhe disqet. Kjo eshte normale, njesoj si rrudhat ne ftyre. Ne shume njerez ky
degjenerim nuk sjell simptoma. P.sh ne radiografi, osteofitet dallohen ne shume
te moshuar dhe nuk ka simptoma.
Por ne disa te tjere, muskujt, ligamentet dhe
nervat mund te irritohen (acarohen) ose “shtyhen/shtypen” nga ndryshimet
degjenerative. Pra, Spondiliti Cervical shpesh nuk ka probleme por mund te behet
shkaku i dhimbjes ne qafe, zakonisht ne moshe te vjeter
Simptomat e Spodilitit Cervical - kur kemi paraqitje te tyre, mund te jene nga te buta ne ekstreme. Ketu
perfshihen:
1.
Dhimbje ne qafe:
(i) Kjo mund te perhapet tek shpatullat dhe bazen e kafkes.
Levizja e qafes e acaron dhimbjen.
(ii) Dhimbja nganjehere perhapet poshte te krahu, dora dhe
gishtat. Kjo mund te vije nga acarimi i nje nervi qe kalon nga shtylla
kurrizore te qafa.
(iii) Dhimbja paraqitet me shkuarje-e-ardhje, kohe-pas-kohe. Ka dhimbje kur levizni qafen papritur, ose keni “terhequr” nje
muskul, a ligament te qafes.
(iv) Dhimbje qe vjen pa shkaqe te dukshme. Disa paciente
kane dhimbje kronike.
2. Ngurtesim
te qafes, zakonisht pas keni fjetur gjate nates.
3. Dhimbje
koke, zakonisht fillon ne bazen e saj, pak mbi qafe dhe udheton ne pjesen e
ballit.
4. Dhimbje
te mprehta si gjilpera, ne dore apo krah. Kjo simptome vjen nga acarimi i
nervit spinal qe ka lene pjesen kockore te vertebres. Duhet te lajmerosh mjekun
nese ne nje pjese te dores/ krahut e ndjen se ke humbur sensacionin. Keto
sugjerojne per presion/shtypje te nvervit- e “radikulopatia cervikale”
5. Me
rralle shohim ngathtesi ne duar, probleme me ecjen, probleme me kontrollin e
fshikezes se urines; ndodh kur presioni nga nje verteber e konsumuar ose
disqet, demtojne palcen e shtylles kurrizore. Kjo quhet Mielopatia Cervicale
(cervical myelopathy) Perserisim: ka shume rendesi qe te gjitha keto t’ja
raportoni mjekut. [do i shpjegojme ne fund te ketij artikulli mjeksor]
Mjekimi per Spondiloartrozen Cervikale.
1. Ushtrimet
Fizike - Qafa duhet mbajtur ne pozicion normal. Ne raste
dhimbjesh – kjo mund te jete dhimbje e forte – mund te keni nevoje per 1-3 dite
qetesi. Sa me pare te mundeni beni disa ushtrime te lehta. S'duhet lene “te
ngurtesohet” Dhe shtohet levizja gradualisht sipas keshilles se fizio-terapistit
tuaj. Zakonisht behet keshtu: (1) ne 2-3 h levizni qafen ne drejtime te
ndryshme. (2) perseriteni kete disa here ne dite. Vazhdoni aktivitetet e
jeten normale, me aq sa keni mundesi. NUK E DEMTONI QAFEN SEPSE PO E LEVIZNI.
Mjekimi - Zakonisht jepen qetesues.
* Paracetamoli à shpesh mjafton.
Te rriturit 2 tableta / 500mg, 4 here ne dite. Kujdes -
doza ditore e paracetamolit eshte 8 tableta nga 500 mg / ne dite.
* Qetesuesit Anti-inflamatore -
per disa paciente keto funksionojne me mire. Merren te vetme ose te shoqeruara
me paracetamol, ibuprufen ose diklofenak (diclofenac) ose naproksen (naproxen)
Pacientet qe kane: ulcera te stomakut, insuficience renale, insuficience
kardiake (pamjaftueshmeri/ demtim) nuk mund ti marrin disa tipe barnash
anti-inflamatore.
* Kodeina à (codeine) eshte
mundesi tjeter nese anti-inflamatoret (a) nuk funksionje (b) ju demtojne
ju. Codeina shpesh shoqerohet me paracetamolin. Ka si efekt anesor -
konstipacionin, prandaj rekomandohet te merret me ushqime qe permbajne fibra
dhe te pini mjaftueshem lengje.
* Antidepresantet Triciklike -
ne doza te vogla, si amiptriptilina (amitriptyline) perdoren ne disa raste kur
dhimbja eshte persistente. Doza eshte 10-30 mg para gjumit. Ne doza te larta
anti-depresivet triciklike perdoren per trajtim te depresionit. Megjithate, ne
doza te ulete eshte vene re se ndihmon ne lehtesimin e dis tipeve te dhimbjes,
si p.sh. dhimbja ne qafe.
Fizioterapia - Nese simptomant nuk permiresohen per nje jave a dicka me gjate, mjeku mund t’ju rekomandoje nje fizio-terapist, keshtu keni ndihme shtese per ushtrime specifike te qafes. Fizio mund te perdore teknika te ndryshme, si nxehtesi, kompresa te ftohta, manipulime ne qafe etj. Vlera e ketyre trajtimeve s'eshte provuar plotesisht. Studimet japin te dhena konfliktuale (per disa ben mire/ tek te tjere nuk japin efekt) Terapia standarte eshte e tille: (a) mjeku, ju jep qetesues (b) ju vete ose fizioterapisti, praktikoni ushtrime fizike per qafen.
Trajtime te tjera qe mund t’ju ndihmojne.
(a) Pozicionim korrekt i trupit dhe i kokes. Nese
jeni ulur para kompjuterit/ TV per nje kohe te gjate, shikoni qendrimin tuaj.
Jo me koken perpara e pak te terhequr! Rrini drejt. Mund te perdorni Joga,
akupunkture, pilates etj. Mos degjoni cfare thone: kjo ose ajo nuk funksionon,
nese ju ul dhimbjen dicka atehere eshte e mjaftueshme per ju.
(b) Jastik i mire, ndihmon gjate gjumit. Mos
perdorni me teper se nje te tille.
Ne varesi te simptomave qe mund te ndryshojne/ shtohen,
shkoni tek mjeku serish:
(a)
Dhimbja perkeqesohet.
(b)
Nese keni humbje te ndjeshmerise, dobesi ose
sensacionin e “te shpuarit me gjelpera”, ne pjese te dores apo krahut.
(c)
Fillojne probleme me ecjen apo kalimin e
urines. Keto jane tregues qe sugjerojne zhvillim te Miopatise Cervikale si
komplikacion i spondilozes cervikale.
(d)
Nese keni marrje mendsh ose ju bie te fiket kur
ktheni koken pas a perkulni qafen. Kjo sugjeron se arteria vertebrale qe
furnizon trurin me gjak, po shtypet/shtyhet nga ndryshime degjenerative te
shtylles kurrizore.
Ne disa paciente, Dhimbja Kronike shoqerohet me ankth dhe
depresion, qe mund te kete nevoje per trajtim te kualifikuar mjeksor.
Fig- prerje e shtylles kurrizore. Majtas pjesa normale/ djathtas - pjesa e demtuar/ ndikuar.
Radikulopatia Cervikale dhe Mielopatia Cervikale.
Latinisht- radicula – rrenjez/ rrenje e vogel, demtim i rrenjeve nervore per cdo lloj shkaku.
Greqisht – myelos –palce, shpina kurrizore
Pathos – semundje
Cervicale – qafe / e qafes
Spondylos - vertebra
- itis - inflamacion.
Te
dyja, persa me siper kerkojne trajtim te kualifikuar mjeksor. Jo barna
popullore apo “keshilla nga “njerez te mire” “
_____________________________
Radiopatia Cervikale
Ndodh, kur rrenja e nervit shtypet se demtohet sapo del jashte shtylles
kurrizore (kanalit vertebror) ne pjesen e qafes. Ka shkaktare te shumte, nje e tille eshte dhe radikulopatia. Ndryshimet degjenerative te lidhjeve/kyceve rreth vertebrave dhe formimi i
osteociteve [shiko Artritin/ ri-lexo fillimin e ketij artikulli] krijojne zona
te ngushta te cilat mund te shtypin nervin. Shkak tjeter eshte Prolapsi i
diskut, kur disku shtypet dhe substanca xhelatinoze brenda tij, del jashte si
henie e shtyp nervin/nervat.
Populli e quan “disk i dale/ rreshkitur” ,
megjithese disku s’ka levizur ne te vertete. Cfare ndodh eshte se pjese te
zones se bute, shtyhen pak me jashte (prolap) tek nje dobesim i pjeses se forte
(te jashtme) te diskut. Kjo shtyp nervin qe kalon nepermes vertebrave.
Pervec dhimbjes ne qafe, simptomat e radikulopatise perfshijne humbje
(mpirje) te ndjeshmerise, “te shpuara si me gjelpere” dhimbje e dobesi ne
pjese te krahut a dores qe furnizohet nga ky nerv. (inervohet) Keto mund te jene ne realitet simptomat baze, se sa dhimbja ne qafe. Mund te kete nje
dhimbje therese pergjate krahut. Zakonisht jane me te renda ne nje dore por
mund ti ndikoje te dyja. Dhimbja mund te jete aq e larte sa krijon
pagjumesi. Cervikalet e fundit jane ato
qe preken zakonisht, dhe sjellin simptomat ne krah. Megjithate, nese
perfshihet vertebrat e siperme, dhimbja dhe mpirja gjinden tek pjeset e pasme
dhe anesore te kokes.
Mjeku juaj dyshon per radikulopati nese keni simptomat tipike. Ekzaminimi
mjeksor mund te zbuloje ndryshimet ne ndjeshmeri, force dhe reflekse te zonave
qe mbeshtetet nga nervi i prekur. Mund te behet teste te tjere, si MRI (skan i
rezonances magentike) qe tregon nese ka shtypje ne rrenjet e nervave.
Mjekimi varet nga shkalla e shtypjes dhe demtimit te nervit. Ka raste qe
simptomat stabilizohen me kohen. Fizioterapia dhe nje “kollare ortopedike per
qafen” mund te ndihmoje per nje periudhe. Ka situata kur rekomandohet
kirurgjia, qe tenton te liroje presion nen te cilin ka hyre nervi i demtuar. Kjo
varet nga shkaku, nese eshte disku apo vertebra pergjegjese per kete shqetesim.
_____________________
Mielopatia Cervikale
Eshte dhimbje nga
palca e kurrizit, ne zonen e qafes. Vjen kur ka shtypje a demtim ne palcen kurrizore. Perseri, Spondiloza Cervikale eshte shkaku kryesor i kesaj gjendje. Ndryshimet degjenerative tek vertebra ngushtojne kanalin neper te cilin kalon palca e kurrizit. Prolapsi i diskut cervikal mund te shkaktoje mielopati, nese prolapsi ndodh ne pjesen qendrore te kanalit vertebral.
Vjen menjehere ose per kohe te gjate. Ka disa shkaqe te tjera, me te rralla, qe shkaktojne mioelopatine cervikale. Nje tumor ose infeksion qe ndikon kete zone te palces se kurrizit. Meqenese palca perbehet nga grupe fibrash nervore qe sjellin mesazhe tek truri, nga pjese te tjera te trupit, presioni ne keto nerva, sjell simptoma ne vende te ndryshme te trupit.
Simptomat e Mielopatise perfshijne:
* Probleme me ecjen. P.sh. kembet ndihen te mpira dhe te ngatheta.
* Ndryshime te sensacionit tek duart. P.sh. mund te jete e veshtire te ndiesh dhe njohesh objekte ne menyrat e zakonshme, dhe keni tendence t'jua bien gjerat nga dora.
* Probleme me kontrollin e fshikezes se urines. Si p.sh inkontinence.
Ekzaminimi mjeksor mund te tregoje ndryshime ne ndjeshmeri, force e reflekse te tendineve te kembeve dhe kraheve. Ndoshta ju referojne tek nje specialist per teste te tjera, zakonisht nje skan te rezonances magnetike (MRI) Kjo tregon si eshte ndikuar palca e kurrizit e nese duhet trajtim kirurgjikal per te liruar presionin e vendosur ne te. Klik per librat nga @DBMI_2014-2018


No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.