02 June 2020

Iku Nje NJERI - Agron Fico 1934-2020

Shq. ka pasur gjithmone njerez me vlera shkencore por nese do merrja shembull per shprehjen time nga 4-5vite me pare: “NE NUK JEMI PROFESIONI YNE’ Agron Fico ngelet the ultimate example (sic)S’do mjaftonin 3 jete njeriu te kishin larmine te jetes se tij; ne cfare ka bere ne pune e profesione’ Mund te listonim 10-20-30 a me shume; albanolog dhe etnograf, historian e gjuhetar, folklorist e perkthyes, pedagog e manaxher, hulumtues dhe eseist, 


... autor e diplomat, perfaqesues i nje shkolle-fushe-kulture-e-vendi dhe tutor ekselent 1-ne-1, kritik e publicist etj Ne nje veprimtari pune shtrire > 6 dekada, 3 kontinente e shume displina; jeta e tij barti lumturi e vuajtje, suksese e deshperim, pasion e zhgenjim ne nivele ekstreme; per rreth 2 dekada i survejuar nga sherbimet sekrete apo cuar nga maja e nje referuesi te nivelit nderkombetar ne mesues te nates ne shkolle mekanike, individi qe organizonte nje institucion shkencor reduktuar para hetuesise ‘ne agjent imperialist’ qe shpesh ka pare punen e tij te pervetesuar nga mediokriteti drejtues/ partiak (Z.S et al) e pa fund keshtu...

Ne gjithe tallazet e jetes perfaqesohet me qetesi, stoicizem e humanizem; thjeshte ngeli Njeri, shembull i ekselences se qenies njerezore. Fisnik i lindur e simbol i dijes, i dashur e i gjendshem per miq e shoke, studente e kolege, familjare e te njohur; Agron Fico le nje brenge per ata qe e kane njohur.

***
Shqiperia humbi humbi Rilindasin e fundit te gjuhes, nje linje qe fillon nga K. Kristoforidhi e vellezerit Frasheri, A. Xhuvani e E. Cabej, M Domi e A. Kostallari etj; jane dashur mbi 1 shekull te ketyre shqiptareve te medhenj ‘qe mesuan jashte’ qe skolastike shqipe te ‘prodhonte nje si Agron Fico'
Ai eshte shqiptari i pare qe beri rrugen e kundert me ta, qe perfaqesoi vendin me dinjitet, NGELET STANDARTI NE KETE rruge qe e hapi vete i pari; kur doli jashte e perhapi shqipen ne bote t’jua mesonte te huajve te interesuar ne gjuhen tone.
Profesor ne 3 Kontinente qe u mesoi kinezeve gjuhen Shqipe, zbuloi ne arkivat e Harvard dokumentet e Eposit Shqiptar; nder pedagoget me te mire ne Amerike e ne Shqiperi qe u ka mesuar gjuhen tone shume te huajve, dje ndahet nga jeta me moshen 86 vjecare [1934-2020]
Mbi te gjitha, ngelet nder Njerezit me te admirueshem per ata qe kane pasur fatin ta njohin personalish, nder ta dhe une qe nga femijeria ime; si nje mik i vyer i babait tim. AGRON_FICO, RIP


***

media shqipe e ka pasqyruar ndarjen e tij nga jeta ne cdo TV dhe gazetat e dites, ketu, ketu, ketu etj. Ndersa 4 ebooks nga Agron Fico ne ISSUU, mund te lexohen nga te gjithe pa nevoje regjistrimi, klik ketu 

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.