Te DBMI kam shkruar per vdekjen e nje gjuhetari te madh Agron Fico (dhe mik te familjes time; babai im ka punuar ne nje institut/ nje zyre me te ne Tirane) sic dhe ka folur media shqipe sot kudo. Ndaj me ju disa detaje interesante dhe nje mister, qe kalon nga historia orale ne te shkruar, ideologjite e rendet sociale, gjuhe e kontinente dhe si ndikon jete njerezish ne gjenerata...
* ne viet 30-te te shekullit 20-te vijne dy studiues amerikane ne Veriun tone. Mbajne shenime neper fletore dhe disa regjistrime me ze...
* vitet 60-te, Shqiperia i jep vizen nje Profesori te madh Amerikan, ne fushen e gjuhesise boterore; te vije per nje konference shkencore te Ne.
* Prof A. B. Lord nga Harward shoqerohet ne Shqiperi nga A. Fico nje gjuhetar i ri qe fliste Anglisht. Atij i tregon se kur ka qene i ri kishte qene ne Shqiperi. Nje nga dy studiuesit me lart.
* Mbaron konferenca, ndahen perzemersisht dhe shpresojne te takohen serish ne simpoziume nderkombetare por Shqiperia komuniste vete-izolohet me shume.
* 1966 Agron Fico shkon ne Kine. Hap katedren e I.re te gjuhes Shqipe ne Azi. Respekti dhe pritja qe i akordohet ne 7 vite, kulmi i miqesise shqiptaro - kineze; nuk eshte si per nje gjuhetar a profesor, ai thirret ne cdo pritje ku rregullisht takohet me Cu En Lain e Mao Ce Dunin.
* Vite me pas Prof Amerikan i con nje kartoline te thjeshte falenderimi duke i kujtuar pritjen dhe nderimin qe i kishte bere Agroni. Profesori i mencur qe e njihte mire komunizmin nga Europa Lindore, kujdeset qe asnje fjale te mos jete gabim apo me dy kuptime!
* llogarite i kishte bere pa Hetuesine/ sherbimin secret shqiptar. Prof Fico thirret ne hetuesi e i kerkohet te shpjegoje nentekstin!!! Kur nuk kish asgje per shpjegim aty.
* fillon kalvar presionesh e kercenimesh ku nje gjuhetar i rangut nderkombetar cohet mesues gjuhe ne shkolle nate per mekaniket. 2 dekada survejim pa pushim e trysni mbi te.
* Diku ne vitet 80-te takohet me I.Kadarene pas nje shkrimi qe e kishin kritikuar te gjithe, Agroni e pergezon dhe i thote historine e 2 Amerikaneve te rinj ne veriun shqiptar. Kadarene se ze gjumi. Kerkon me sbume detaje. Agroni ja ploteson. I.K shkruan Dosja H.
* Vitet 90.te. Jane mbi 20 kombesi ne Shq (personel ambasadash) qe mesojne shqipen me A. Fico. Kush mund ta bente kete ne mire se ai?
* nje grua atashe e ambasades amerikane e pyet gjate leksionit per historine tone dhe mes te tjerash ky i tregon per viziten e prof nga Harvard.
* pa i thene asgje ketij. Amerikanja perdor kanalet dimplomatike dhe shume shpejt gjen se Prof Amerikan ka vdekur por gruaja e tij (eksperte e latinishtes) eshte gjalle.
* kjo zonje e nderuar, e cuditur dhe e tmerruar si nje kartoline falenderimi nga i shoqi kishte sjelle kalvar vuajtje e perndjekje pertej kontinenteve e fton Profesor Agronin ne Boston. Ai rri ne shtepine e saj, sheh studion e burrit dhe ata i krijojne akces ne arkivat a Havard.
* Prof Fico kerkon e studion per jave me rradhe ne Harvard dhe gjen Eposin oral nga vitet 30-te sic e kishte regjistruar Profesor Lord ne malet shqiptare Sapo kthehet ne Tirane publikon per zbulimin fenomenal
***
Me pas ndenji kohe te gjate SHBA, ku klasi i tij serish ndricon dhe hyn ne Whos Who te Pedagogeve me te mire ne shkollat amerikane. Merr shtetesine por vendosi te kthehet ne Shqiperi.
Ka lene korpus punimesh ne 00-000 faqe dhuruar per Arkivin e Shtetit. Keto vitet e fundit kam pasur korrespondence te rregullt me te, sa ja lejonte mosha e shendeti dhe mund te them asgje nuk kalonte kenaqesine kur lexoja LETRAT (email) prejt tij.
Shqipja siperore, elegante, e kendshme, e bute, diplomatike dhe me ngjyra, nje leter qe te ndryshonte diten dhe hapte shpresen per Shq e neserme, nganjehere me sillte sadness; CFARE KERKOJME TE KEMI kur ate qe e kemi (kishim) po e harrojme dhe shprehemi si harbute e barbare. Ja si shkruan A. FICO ne mes te Tiranes; c'duam me teper, ne dije, qytetari, stilistike, klas dhe humanizem!?
Prof Fico ka dhene dhe 2-3 vite mesime ne Anglisht ne Fakultetin e mjekesise.
Foto
* Dosja H ne disa gjuhe te botes
* Prof A.B.Lord, Prof A. Fico me gruan e Prof. A. Lord ne Amerike
Ne kete profil jane 4 libra te tij online,
lexohen pa nevoje regjistrimi,
klik: Agron Fico_ ISSUU
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.