"Ne cdo 100 burra, 10 as nuk duhet te jene aty, 80 jane vec trupa, 9 jane luftetaret e vertete, dhe kjo, nese ne jemi me fat ti kemi ata, pasi ata bejne betejen. Ah, por njeri, njeri eshte trimi i vertete, dhe ai do i sjelle te tjeret pas" (ne shtepi) Herakliti. Gjeneral
George S. Patton & Beteja ne Bastonje. Ushtark e shkollar, trim e kapricoz; aq problematik sa vetem nje diplomat i lindur si
Ajzenhaur mund t’ja dilte me te. Te tjeret donin ta largonin se nuk pergjigjej
mire ndaj autoritetit, diku nje gafe [fliste pa u menduar] diku nje disaster
PR [qellon me shpulle 2 ushtare ne spital, ne betejen per Italine]
Kr/ Komandanti i trupave aleate, ja linte me fjalet ‘ashtu eshte George' por dhe Patton e respektonte pa mase, se kishin qene
shoke qe ne rini. Po ashtu ja kishin nevojen se ishte ushtaraku me agresiv dhe i afte ne trupat amerikane. E
tilla ka qene fama dhe emri i tij, sa kur e menjanuan per ca kohe e lane ne Angli
te bente dalje publike e krijuan nje ushtri ne operacionin Fortitude, ku aleatet bene baraka e
tanke druri, krijuan 00-000 objekte fallco; sa gjermanet u binden se ne Europe do zbarkoje Patton nga Kanali i La Manshit (English Chanel) dhe lane te hapur zonen e Normandise
ku ndodhi zbarkimi real gjate D-DAY. Ka qene gjenerali i vetem aleat qe e respektonin gjermanet, edhe nje muaj pas zbarkimit ne France; gjermanet akoma prisnin kur do vije Patton nga La Manshi.
Ne
muajt e fundit te luftes Gjermanet pasi mbledhin rezervat e fundit me rreth gjysme milione ushtare bejne nje
kundesulm spektakular e shtyjne pas trupat aleate qe kapen rob e shume terhiqen
ne panik. Panku kapi dhe komanden e pergjithshme pasi skuadra speciale
gjermanesh qe flisnin shume mire gjuhen e tyre te veshur me uniforma amerikane depertuan
ngado. Gjen Omar Bradley kujton ne vone si nuk e linin rojet te kalonin pasi
parrullat nuk vlenin me por benin pyetje kulturore: Kush eshte kryeqyteti i Arizones apo burri i 3-te i Betty Grable [aktore e kohes]
Trupat
gjermane ne ofensive arrijne ne Bastonje, [Bastogne] Ngecen aty e bejne nje gabim fatal
taktik. Ne vend ta ashkalonin dhe ta linin pas, vendosin ta merrnin me cdo
kusht pasi menduar se eshte pike kyce. Ne Bastoje hynin e dilnin 7 rruge me drejtime te ndryshme,
Kundersulmi
gjerman nga 16 Dhjetor 1944 ne 25 Janar '45 njihet si Battle of the Bulge ose
Beteja ne Ardene, kushtet e veshtira atmosferike sollen qe aleatet humben
avantazhin ajror pasi nuk dukej asgje nga siper. Megjithese disa here jane
munduar, ku ne nje rast gati e vrane Gjen. Patton pasi nje avion amerikan qellon
ne zonen e tij. Predhat ja hedhin makinen ne nje kanal por shpetoi
me pak tronditje.
Gjermanet
kalojne neper pyje nga lindje te Belgjikes, veri-lindje te Frances e ne
Luksemburg, duke krijuar nje te shtyre te madhe tek aletatet qe nuk prisnin
beteje te tille dhe mendoin se lufta mbaron ne pak jave.
***
Ne
Bastojne mbrojtesit perforcohen me disa trupa te armatosur lehte nga divizioni ajror 101
dhe disa nga 82, Divizioni ajror 101 ne ate kohe kishte trupat me elite te ushtrise
amerikane; akoma sot ngelet ne me te miret dhe kane nje specifike unike ne planet. Jane i vetmi grupim ushtarak qe brenda 24h mund te hidhen ne cdo pike te globit deri 250 milje pas
vijes se fundit te mbrojtjes armike, dhe ne momentin e zbarkimit te mbrojne nje territor, te
sulmojne apo hapin front te ri ne nivel divizional; asnje ushtri tjeter se ka
kete kapacitet sot
Lufta
vazhdon per dite me rradhe, ne Bastonje jane ~11,000 amerikane e 55,000 gjermane. Te paret
me arme dore, gjermanet kane tanke e mjetet te motorizuara. Gati secili nga mbrojtesit eshte demtuar a plagosur ne nje forme a nje tjeter; plage nga plumbi, vuajne nga uria, gishta te ngrire nga bora; u kane mbaruar
ushqimet, ilacet dhe jane ne fisheket e fundit,
Disa here parashutistet
amerikane refuzojne te dorezohen duke e ditur se vdekja eshte e sigurte. Pse
nuk jane dorezuar? Ata
e dinin qe ne nje marshim dite e nate tanket e Gjen Patton jane nisur
drejt tyre me gjithe panikun e trupave aleate ne terheqje; dikush po vjen per ta; Ushtaraku me i mire qe kane! Kur Ajzenhauer e pyet: George sa kohe te duhet te mobilizosh te pakten 3 divizione nga armata jote te besh nje kundersulm e te heqesh rrethimin ne Bastonje? Patton pergjigjet; sa te mbarosh ti fjalimin. Kr. Komandanti aleat e pyet serish se asnje nga gjeneralet se besonte kete nivel gatishmerie. Ata nuk e dinin se Patton i kishte planet gati; dhe hartuar cdo skenar me stafin e tij. Sapo del nga mbledhja leshon urdherin:
- Play Ball [filloni lojen] Dhe 250.000 ushtare ne 6 divizione, me 130.000 mjete te motorizuara dhe 60.000 tone reserva fillojne marshimin ne 11 milje gjeresi; Armata Patton hidhet drejt betejes. Patton kerkon te
dale ne sulm. Dite e nete rri ne xhip te hapur i ngrire nga bora. Del vetem te inspiroje ushtaret kur bllokohet rruga e ngushte mes pyjeve, mjeti shtyhet pertej dhe kolona vazhdon. Ai nuk flet
asnje fjale, nofullat i ka gure, rri i menduar dhe shume serioz.
Mbrojtesit e Bastonjes i ka
quajtur Bastarde! [qe nuk dorezohen] Ata e dine se ai eshte nisur dhe Patton
kur fillon nje rruge nuk ndalon me deri ne shkaterrim total te armikut. Paton
eshte rruges. Per ore a dite me rradhe luftonin trupa te lodhur e te
plagosur me tanket gjermane. Bastonja akoma qendron. Deri kur degjohen tanket e pare Amerikane, Patton
me fytyre te ngrysur, hyn ne Bastojne:
-Ah ju Bastarde, qesh ai dhe flet per here te pare ne disa dite,
GJALLE QEKENI AKOMA?
Paton Erdhi!
Brohorasin burrat e drobitur.
Gjenerali i pa, dhe shperthen ne lote. Njerezit
qe kane qene prezente, thone per ta ishte momenti me sublim qe kane pare ne L2B. Ushtaraku me trim i tyre 'liroi brengen me te madhe qe kishte gjate marshimit'
Ne
ate marshim Gjenerali Patton e dinte se eshte ne ‘lufte me njeriun dhe motin" mijera burra mbaheshin per pak - vetem nen emrin e tij; nese ai nuk
arrinte ne kohe ushtaret ne Bastonje do ishin zhdukur te gjithe. Ka nje rast kur gjate udhetimit i thote kapelanit te ushtrise: te lutem 'fol pak me Zotin' Prifti ushtarak ben nje lutje speciale 'te permiresohet moti' dhe pasi u be me mire, Patton e dekoron ne vend!
Kjo ngelet beteja me e kushtueshme e
trupave Amerikane ne histori, me ~100,000 ushtare te demtuar ne total, ~50,000 te vdekur, ~22,000 te zhdukur, te semure, te kapur robe e me rradhe, dhe nje beteje
brilante e ‘shpetimit ne castin e fundit’ Ai vete e ka quajtur operacionin me te suksesshem te jetes se tij ushtarake.
Ky
eshte ‘ushtari i fundit dhe i vetem’ The Real Warrior, qe permend Herakliti, me trimi qe sjell burrat pas ne shtepi...
Shenim1. Meqe ka qene outspoken (sic) dhe kritikoi qe ne ate kohe strategjine aleate per te qene 'miqesore ndaj Bashkimit Sovjetik; sipas Patton: "ne nuk hoqem qafe nje bastard / gjermanin/ per te qene mik me nje bastard tjeter" ka nje teori ku mendohet se Gjen. Patton eshte vrare. Pas nje aksidenti me makine [kurdisur nga sherbimet sekrete] dhe pas 2 javesh qendrim ne spital ku shkoi i paralizuar nga qafa e poshte, thuhet se e kane helmuar ne spital. Sjell disa burime serioze qe te mos merren thjeshte si 'teori konspirative' por megjithe hetimet e analizat kane ngelur ne nivelin e dyshimeve. Klik ne titujte mediave per materialet perkates:
Shenim 2. Ne
kete liber, fq 194 ka me shume detaje per Divizionin e 101 Ajror te ShBA qe quhen
Shqiponjat Uluritese - Screaming Eagles;
edhe sot ngelen unike per nje vecori qe se ka asnje grupim tjeter ushtrak ne
bote [lexo postimin me lart] Klik ne titull per librin tim Filozofi, Histori dhe Ese









No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.