08 April 2020

Pse Sporti e ka Humbur Vleren?

Se eshte profesionalizuar e kurre nuk mbaron. Ne esence sporti eshte aktivitet fundor, fillon nje ndeshje a gare, dikush fiton te tjere humbin e aty mbyllet. Njesoj kur ka nje turnament te shkurter e me rradhe. Duhet dicka e tille, terminale njesoj si vdekja. Fitues e te humbur. Ka qe ja dalin, te tjeret jo. Aty ndahen te fortet nga te dobetit, te miret e me te miret por duhet nje afat final. 


Tashme sporti s'ka fund per jave per jave, cdo muaj e vit per vit e njejta gje. Dikur atletet benin garat e tyre, si amatore e pas moshes 30 vjecare iknin ne jete private. Sot i ke ne TV duke komentuar, jane ne rrjete sociale me miliona ndjekes, bile japin mend ne politike e si luftohen tajfunet, ne feminizem e familje.
Njesoj kane qene dhe heronjte e mitologjise, mbaronte nje ndeshje atleti ikte ne shtepi nuk hynte ne shtepite e botes per vite e vite me rradhe. Tashme ka rene sportmaship e ka aq shume hile, cdo gje eshte sponsorizim e komerc. Sa qe tifozi mesatar duhet te prishe pjese te madhe te rroges te kete bilete vjetore ne stadiumin e ekipit qe mbeshtet.
Kete decline (sic) do e coja pas tek koha kur rregulli te jene me shume se 3 atlete te huaj ne nje skuader u hoq dhe transferimet ne futboll moren vrull te papare. Ka qene nje rradhe kur ekipi i Celsit doli ne fushe me 11 lojtare te huaj. Keshtu nuk kane me shanc djemte lokale se cdo gje varet te bankat e jo aftesia sportive. Realisht ishte prishur qe para atehere por aty besoj ka qene perfundimi ;sporti nuk eshte pune dhe as profesion, nese e kthen ne te tille nuk eshte me sport. 

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.