i tillë fjalim i marrë,
“Portën e florinjtë me gurë,
ta thyejmë, t’ia mbathim sa me parë.
S’jeni rraskapitur nga e tillë qetësi?
Veç lule e diell. Askund terr i zi.
Përqafime, puthje, e hiç asnjë lot.
Zogjtë më bezdisin, na duhet pakëz shi,
rrufe, bubullima, të vijë një stuhi,
e të strukemi sëbashku rreth një zjarri,
doktori, mësuesi, memeci dhe i marri.
Si mund të durojmë në të tillë trup,
që dhimbje s’ndjen, s’plaket, është një burg.
Qëllimet, ambiciet, uh ç’gjë e rrallë,
U mbytëm, kemi mall të ndjejmë mall.
S’ju lodhi çdo gjë gati, pa hiç fare mund?
Ta thyejmë këtë portë të ikim tjetër kund!”
E kush do ta mendonte, në parajsë,
u ngritën në protestë, çdo djalë, çdo vajzë,
miliona vite në bukuri qiellore,
nuk merr vesh parajsa nga ndjenjat tokësore.
Kur natë nuk ke, ditën s’e vlerëson,
pa hiçfarë zhgënjimi, askush s’dashuron.
Tokën kujtuan, s’kishte ndodhur kurrë,
portës së florinjtë iu hodhën me gurë.
nga dr. jonara hoxha md
[studente sot]
Tirane, Shqiperi,
Publikuar te DBMI
rubrika Doktore & Autore, 30. Prill 2020
ndersa ne blogun e saj me 10..04.2020
Klik ne titullin i blogut te autores
per te lexuar me shume materiale

No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.