Neotomanizmi
Politika e jashtme e Turqisë , sidomos pas ardhjes në fuqi të Erdoganit, karaktertizohet nga një
strategji, që synon rikthimin e Turqisë
në shtetet e Ballkanit, dikur çifligu i perandorisë osmane. Kjo stategji
po zbatohet nga mënyrat dhe fotmat më te ndryshe, duke filluar që nga xhamitë,
krijimin e institucionve vëndase me
programe turke, investime , por edhe me anë të kulturës.
Telenoveta turke,
që kanë mbushur televizionet tona, përçojnë ideologjine islamike, botëkuptin
osman, madje edhe duke shtrembëruar historinë, si psh kur flitet për sulltan Muratin e dytë ose sulltan Mehmetin
etj. Ç’ dobi
u sjellin shqiptarëve të shekullit XXI , ne epoken e dixhitalit këto telenovela
turke? A i shikojnë
familjarët e qeveritarëve tanë , të partive politike
etj.
Gati çdo mbremje , por edhe gjatë ditës në ekranet Klan dhe Vzion -plus ose ndonje tjeter transmetojnë telenovela
turke me subjkete nga më të ndryshme, që nga ato me dashuri, jetë haremesh,
luftra pushtuese , vrasje dhe përdhunime , Pra gjitë Turqia e djeshme osmane. Telenovelat turke
janë bërë zotëruese ne rjetin televiziv
shqiptar dhe veçanënërisht në programet e kompanive Klan dhe Vzion Plus. Pothuasje çdo mbrëmje , shikuesit shqiptarë ndjekin sërin e telenovelave turke si : “Dashuri me dhe para”, “dashuri padetyrime” , molla e
ndaluar”, ‘ Kurt Seiti dhe Sura” , “lot në detin e Zi”, “Xhesuri dhe e bukura”,
“kryeqyteti-sulltan AbdylHamidi”, etj.
etj.
Dëmet dhe pasojat e pushtimit 500-vjeçar
turk. Shqipëria
ka qenë e pushtuar nga perandori të ndryshme në një hark kohor tepër të
gjatë. Në fillim ka qenë nën sundimin e perandorisë romake, pastaj kaloi në sundimin
e perandorisë bizantine, më pas atë
sllave dhe në shekullin XV ra nën sundimin 500-vjeçar të Turqisë osmane.
Secili
pushtim, secila perandori, solli skllavëri, rrënime shkatërrimtare të
gjithçkaje, duke lënë edhe gjurmë të caktuara në historinë dhe kulturën e
kombit shqiptar. Pushtimi
gati pesë-shekullor i Shqipërisë nga turqit osmanë ndaloi procesin e zhvillimit
europian të kombit shqiptar. Pushtimi nga Turqia osmane ishte më i gjati, më i
keqi dhe ndryshoi disa tipare të etnosit ilir-shqiptar. Kjo robëri e gjatë, ky
sundim barbar turko-osman la gjurmë të pazhdukshme në jetën e shqiptarëve, në
kulturën e tyre europiane dhe mbi të gjitha u ndryshoi besimin fetar, i bëri myslimanë. “Për pesë
shekuj , ne u braktisëm deri në tiraninë më të përçmuar dhe madje
në barbarizëm...Gjuha jonë ishte e
urrryer; zakonet tona të vjetra
luftoheshin... “ do të thoshte Gjergj
Fishta.
“Në
krye të shekullit pesëmbëdhjetë -shkruan historiani i madh Fan S. Noli- Shqipëria
ishte pothuajse plotësisht katolike, me nja tetëmbëdhjetë peshkopata të ritit
latin. Në këto duhen shtuar dhe disa peshkopata Unite të ritit oriental
Ortodoks, të lidhura me Papën. Sa për kapedanët dhe bajraktarët, këta ishin
kthyer Katholikë njëri pas tjatrit, sikundër na tregojnë dokumentat e kohës.
Thopiat e Krujës përmenden si Katholikë më 1208, Muzhaqët e Myzeqesë më 1318;
Zenebishtët e Gjirokastrës, Muzakatë e Çamërisë dhe Shpatët e Nartës më 1354;
Balshajt e Shkodrës më 1369, Dukagjinët më 1400, Kastriotët më 1407; Alisferët
e Dajës më 1414.
Kështu
Katholikizma nga njëra anë i jepte Shqipërisë bashkimin që i mungonte si shtet,
edhe nga ana tjatër e lidhte me botën e Krishterë Europiane”. (Fan Stilian
Noli, Historia e Skënderbeut, f. 17.) Turqit
osmanë krahas pushtimit ushtarak ndërmorën edhe kthimin e shqiptarëve në fenë
islame. Këtë e realizuan me dy mënyra: me detyrimin ushtarak dhe me detyrimin
ekonomik. Këtij agresioni shpirtëror shqiptarët i bënë qëndresë të fortë.
Kështu shpjegohet që në viset malore shqiptarët nuk u kthyen në fenë islame. Kryesore
është se gjithnjë shqiptarët kanë vënë lirinë, pavarësinë, shqiptarizmin, para
besimit. “Feja e shqiptarit është shqiptaria” – do të shkruante rilndasi i madh
Pashko Vasa.
Gjergj
Kastriot Skënderbeu realizoi bashkimin e shqiptarëve në Kuvendin e Lezhës,
bashkoi krahinat, bajraqet dhe fiset e ndryshme në një strategji të madhe
atdhetare-kombëtare të luftës kundër “kjenit turk”. 25 betejat e zhvilluara
kundër turqve dhe përballimi i dy prej sulltanëve më të fuqishëm të Turqisë,
sulltan Murati II dhe sulltan Mehmeti II, dëshmuan për vitalitetin e kombit
shqiptar.
Telenovelat
turke në ekranin e televizionit
Telenovelat
turke, me emrat e çuditshëm si “Dashuri pafund”, “Ëndërr”, “Familja e madhe”,
“Sulltanesha Kasëm”, “Çukur” e gjer tek “Kryeqyteti AbdylHamidt” etj. etj. janë
bërë tashmë të zakonshëm në programet e televizioneve private “Vizion Plus” dhe
“Klan HD”, të cilat shfaqen 2-3 herë në javë në orë të ndryshme.
Teleshikuesit
e tyre janë të shumta dhe të moshave të ndryshme. Skenat, veshjet e
personazheve dhe mbi të gjitha loja e aktorëve janë mbresëlënëse, por motivet,
idetë, filozofia e shumicës së tyre janë “otomane”, në kuptimin e evokimit të
një shoqërie mesjetare me kode dhe zakone të ashpëra, ku lavdërohet kulti i
sulltanëve dhe “heronjve” kreshnikë.
Morali,
etika e personazheve është larg asaj të shoqërisë dixhitale, ku jetojmë të
gjithë dhe veçanërisht brezi i ri. Edhe pse subjektet e këtyre telenovelave
janë të larmishme, ato kanë disa tipare të njëjta, siç është qëndrimi dhe
vlerësimi ndaj gruas, lirisë së njeriut etj.
Po permend nje nga rastet e shumta, Tek
telenovela “Sulltanesha Kasëm”, shfaqen hapur dhe me arrogancë tiparet e
shoqërisë osmane, që nga pushtimet dhe masakrat në vendet e pushtuara e gjer
tek lavdia e sulltanëve, pasuritë e pamasa nga këto pushtime dhe mbi të gjitha
figura e një nëne kriminele, vrasëse e fëmijëve të vet dhe e etur për pushtet
të pakufizuar. Skenat
e haremeve, si privilegj i veçantë dhe i pakufizuar i sulltanëve diktatorë, që
vajzat e bukura të viseve të pushtuara nga turqit osmanë të vihen në përdorim
të sulltanit epshor, janë të urryera dhe të pakuptimta për shoqëritë moderne
demokratike dhe ngjallin neveri për çdo njeri normal, që të drejtën seksuale si
një e drejtë natyrore njerëzore e gëzon lirisht.
Pa u ndalur e shkoqitur tërë motivet e
subjekteve të këtyre telenovelave turke duhet nënvizuar se në to pasqyrohet e
shtrembëruar historia edhe kur flitet për ngjarje ose sulltanë që kanë shkelur
tokat arbërore. Kështu, sulltan Murati II vdiq në Fushën e Kosovës më 1389 nga
kama e një shqiptari që guxoi e hyri në tendën perandorake. Ndërsa sulltan
Mhemeti II, “Fitimtari” edhe pse erdhi me qindra mijë ushtarë dhe ndoqi
politikën e tokës së djegur dhe bëri masakra të shumta dhe mbajti të rrethuar
për muaj të tërë kështjellën e Krujës, u detyra të largohet i mundur.
Ishte gardhi
i shqiptarëve të pamposhtur që penguan këtë sulltan tiran të kapërcente
Adriatikun dhe të vendoste flamurin me gjysmë hënë mbi Kishën e Shën Pjetrit në
Romë.
Ja edhe mesazhi i shkrimtariti të madh Kadare:
Për pesë shekuj luftuan ato rresht
Mbi qiell të
Shqipërisë në rrebesh.
Por
gjithsesi një ditë do të fitonte
Kundër një
hënë gjysmë
Një shqipe me dy
kokë.
(Kadare –Pa
formë është qielli” (Njëqind poezi dhe poema të zgjedhura), Onufri , 2003,
f.142)
Përgjumja e Ministrisë së Kulturës
Në
shoqërinë demokratike dhe të ekonomisë së tregut të lirë edhe kompanitë private
televizive “Vizion Plus” dhe “Klan HD” gëzojnë të drejtën të transmetojnë filma
dhe dokumentarë, që mendojnë se u sjellin fitime bizneseve të tyre.
Përgjegjësia kushtetuese e shtetit ligjor është që të ndërhyjë me mekanizmat e
vet institucionalë dhe të mbrojë shtetasit e vet nga kjo ndotje kulturore dhe e
dëmshme.
Shoqëria
civile dhe masmediat pa dyshim duhet të thonë fjalën e tyre, duke e bërë objekt
të diskutimit publik shfaqen e telenovelave turke në ekranet televizive.
Ne kemi një
brigadë opinionistësh, një çetë ekperte
gjithologësh etj. që lodhen dhe dëristen
duke na folur per qeverisjen dhe zullun et e saj, për stërmundimet e opozitës
për të ardhur në pushtet, por asnj fjale, asnje debat per këtë “pushtim turko-osman”
te jetës kulturore të shqiptatëve me pasoja tepër të dëmshme.
Meriton tëe vihet ne dukje se në një shfaqje
te “AL Pazar” javën e kaluar, u sollen dy
mizaskena me shfaqje televonash turrke, njera ne televizionin Klan dhe tjetra në
Vizion-plus, që kulmuan me thirrjen retorike-satirike të sulltanit të mallërishëm:”Në emër të
Allahut të shpërndahen në të gjithë televizionet shqiptare” ?! Pushtuesit
turq-osmanë, me lufëa të pafundme dhe sakrfica bezash të të tërë, i dëbuam
jashtë,i shporëm një herë e përgjithmone
me 28 nëntor 1912 Shqipëria u shpall shtet i pavarur. I nxorëm nga
dera siç thuhet dhe tani i fusim nga dritaret dhe nga tavanet, madje me dëshirë
dhe pafund.
Vula
që na vuri pushtimi osman ,me kthimin e shumicës së shqiptarëve në besimin
islam, ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për popullin shqiptar, me pozicion
gjeografik dhe me prejardhje europiane, por politikisht ende jashtë Bashkimit
Europian. Seria
e pafund e telenovelave turke ngjall edhe një nostalgji të padëshirueshme për
shqiptarët, që kanë provuar në historinë e tyre plot luftëra dhe gjëmëra nga
pushtimi turk-osman. Ministria e
Kulturës , në radhë të parë, por edhe shoqëria civile, masmedia .të gjithë
bashke ; të kërkojnë një përzgjidhje me kritere të larta kulturore dhe edukuese
të filmave dhe dokumentarëve, që u ofrohen shqiptarëve, e veçanërisht brezit të
ri.
Prof. Dr.
Agron F. Fico HC
Tiranë,
shkurt, 2019
Titulli origjinal eshte: TELENOVELAT TURKE DHE PËRGJUMJA E MINISTRISË SË KULTURËS
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.