Publiku ka paqartesi ne maskat. Keto qe perdoren nga njerezit ne rruge (Kine, Hong-Kong,
Vietnam etj) nuk jane efektive ne parandalimin e marrjes se viruseve: Maska sherben per te mbajtur fomitet/ aerozolet brenda kur nje person eshte i
infektuar (mos te infektoje te tjeret) Sa te parandalojne marrjen e infeksionit nga
personat e shendetshem. Shumica e maskave mund te ndalojne aerozolet /
sterkalat e medha, jo te voglat. Ka lloje te ndryshme maskash:
1. Maskat
per tu mbrojtur nga pluhuri, vihen nga ndertuesit ose gjindet lehte e
perdoren per disa pune shtepiake (pastrime, lyerje etj) nuk jane aspak efektive,
nje arsye eshte ‘se nuk bien mire per ftyren’ Per te parandaluar viruset nuk
duhet te kete asnje pjese ku te futet ajri, maskat duhet te perputhet me cdo
pjese te hundes/ gojes pa lene asnje hapesire hyrese. [e para ne figure, zmadhoje ta shohesh]
2.Maskat
kirurgjikale edhe keto jane one-way
(sic) pra me nje drejtim; mund te mbajne aerozolet nga nje person i infektuar
qe mos te dalin jashte por megjithese perdoren dhe ne popullate efektiviteti i
tyre eshte ne dyshim. Si dhe maskat e plurit keto nuk jane ideale se ka
hapesire mes pjeseve te ftyres dhe maskes [futet ajri/viruset]
3.Maskat
N95, me mbrojtje te dy-fishte (two way
protection) si per persona te infektuar
(mos
perhapet ne njerezit e shendetshem) si per persona te shendetshem (te mos infektohen nga paciente
me viruse) N95 e aprovuar nga FDA, ka marre emrin se bllokon
te pakten 95% te pjesezave. Pershtatet me relievin e ftyres ne cdo ane. Me kane pyetur disa njerez
sa efektive jane? 100% efektivitet s’ka pasi dhe cdo gje te shkoje mire, syte
jane te zbuluar e virusi infekton nga mukozat e syve. Ndaj personeli mjekesor perdor
vizore mbi sy ose syze mbrojtese
(goggles)
Keshille per
maskat N95: si ne cdo rast paniku publik krijohet hapesire per spekulatoret
qe ndjekin vetem fitimet pavaresisht rrezikut qe paraqesin prodhimet e tyre [jo
optimale] ka pasur shume raportime se fundimi per maskat e tipit N95 – qe disa
kompani online i paraqesin si autentike por ne te vertete jane maska te
zakonshme vetem me singlen N95 te printuar ne to, keshtu qe per individe ose
institucione do keshilloja:
(a) mos blini online ne cdo rezultat
ose link qe shihni, duhen verifikime te plota.
(b) mos u joshni nga cmimet e lira dhe vetem beni blerje nga
kompani farmaceutike me reputacion, feedback dhe reviews (sic) te provuara per N95 qe jane te aprovuara nga
FDA.
4.Mbrojtja
efektive arrihet vetem ne rastet ku ka ‘mbulim/izolim
total te cdo pjese te trupit te njeriut’ Keto uniforma zakonisht perdoren
nga personeli shendetesor dhe administrativ si policia gjate nje karantine. Uniforma
vishet e plote dhe zakonisht eshte nje perdorimshme, perbehet nga kapuci, syzet
dhe maska; qe mbulojne cdo pjese te kokes dhe te fytyres. Me pas vihen dorezat
e cizmet. Ne shume raste, te gjitha pajistjet jane me nje perdorim por ka dhe
qe ri-perdoren pas dizinfektimit te plote [aparatet komplekse respiratore]
***
Perhapja e
2019-nCoV. Virusi sjell probleme respiratore dhe transmetohet nga personi ne
person, zakonisht me kontakt te afert; sterkalat/ aerozolet gjate teshtitjes
perhapen ne distance 1-2 meter. Infektimi mund te ndodhe kudo; ne pune,
shkolla, familje, gjate udhetimeve ose dhe vende ku jeni ne pritje apo merrni
sherbime [kinema, koncerte, mjeku i familjes, dyqane, markata etj] dhe
kontaktit me cdo te infektuar.Simptomat jane te njejta si me semundjet e tjera
respiratore qe
variojne nga te buta: sekrecione ne hunde; bezdi, dhimbje e lehte ose tharje ne
fyt, kolle dhe temperature por mund te jene dhe me serioze ne disa persona ku
simptomat perfundojne ne veshtiresi te larta ne frymerraje ose/dhe ne pneumoni
virale.
***
Shenim: se shpejti do publikoj e-book
Koronavirusi te (klik) DBMI-ISSUU
Shenim 2; nga 11 Shkurt, 2020
virusi te cilit i jemi referuar si 2019-nCoV
tani OBSH-ja e quan: semundja COVID-19
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.