27 November 2019

Shendetesia Publike & Termeti

Personi mjekesor i spitaleve rajonale ne Durres, Lezhe e Kurbin, QSUT & Qendra e Traumes; ka punuar me dedikim dhe profesionalizem per tu ardhur ne ndihme te demtuarve nga termeti. Bilanci ne kete kohe te ftohte dhe me shi ku 00-000 individe jane strehuar ne cadra e banesa te perkohshme - eshte vertet tragjik; deri tani jane regjistruar 34 te vdekur. Ndersa mbi 45 persona jane nxjerre te gjalle nga rrenojat.



* Sipas burimeve qeveritare jane mjekuar 658 te demtuar nga te cilet 8 paciente jane ne gjendje te rende.  Doktoret e infermieret po kujdesen per pacientet me trauma serioze si dhe per ata me demtime me te lehta. Operacionet e kerkim-shpetimit vazhdojne per te dyten nate, si dhe kane ardhur ne ndihme te Shqiperise ekipe nga 11 vende te huaja. [kredit per foton - ATA]

* Gjate ketyre dy diteve kam shkruar/ bere share (sic) dhjetra mesazhe ne anglisht te DBMI_Twitter per te rritur sadopak sensibilizimin nderkombetar ndaj kesaj fatkeqesie natyrore qe ra mbi kombin Shqiptar. DBMI_ISSSUU ka disa keshilla te vlefshme per individet & profesionistet e shendetesise per rastet emergjente, klik ne titull: Urgjencat - monografi,

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.