Goditja nga Dielli, c'eshte Goditja nga Dielli? Eshte nje gjendje akute qe ve ne rrezik jeten ne te cilen sistemi rregullues i temperatues se trupit nuk funksionon ne menyre fiziologjike per shkak te ekspozimit te zgjatur ne temperatura te larta ose kryen aktivitet fizik ne tempertura te larta. Ne keto kushte mekanizmi i eliminimit te ngrohjes (djersitja) pushon se funksionuari.
Kategorite me te rrezikuara jane: 1.te moshuarit 2.femijet e vegjel 3.obezet 4.personat qe vuajne nga tensioni i larte 5.kardiopatet 6.pacientet me diabet te cilet trajtohen me insuline 7.pacientet qe trajtohen me medikamente neurologjike psh antidepresivet. Grupe te tjera ne rrezik jane: te alkolizuarit dhe personat qe vuajne nga semundje kronike(patologji te veshkave, patologji te mushkrive etj) Kur temperatura e gjakut ngrihet mbi normalen(hipotalamusi) sinjalizon sistemin qarkullues te rrisi flusin e gjakut dhe te zgjeroje enet vecanerisht ato ne lekure.
Simptomat:
1.Tharje e lekures dhe nxehje e saj
2.mosdjersitje(zakonisht)
3.lekura eshte fillimisht e skuqur pastaj e zbehte ose e mavijosur
4.frymarrje e shpeshte dhe e shkurter
5.pulsi i shpejte dhe me shkeputje
6.temperatura e trupit mbi 40 grade ose me lart
7.dhimbje koke
8.krampe muskulare
9.pupila te zgjeruara
10.shenja te crregullimit mental si: disorientim,konfuzion,axhitim dhe halucinacione
11.pergjumje ose gjendje stupori
12.konvulsione
Si mund te diagnostiohet goditja nga dielli? Shikohen shenjat dhe simptomat qe paraqet pacienti,matet tensioni arterial dhe temperatura(matje e temperatures rektale eshte e preferueshme),merren analizat e gjakut dhe te urines.
Trajtimi i goditjes nga dielli eshte nje emergjence mjeksore ne varesi te shkalles se goditjes.Nqs ju mendoni se dikush ka goditje nga dielli telefononi ambulancen ose cojeni personin ne spital urgjentisht.
Trajtimi primar eshte ulja e temperatures se rritur te trupit sa me shpejt te jete e mundur.Keshtu nese ju jeni duke pritur urgjencen mjeksore qe te mberrije tek ju jepni ndihmen e pare si me poshte:
1.Hiqini personit veshjet dhe vendoseni ne nje banje me uje te ftohte,nqs jo mbulojeni personin me carcaf ose peshqir me uje te ftohte dhe vendosni akull ne sqetull dhe ne qafe.
2.Beni masazh te ekstremiteteve(duarve dhe kembeve) per te inkurajuar kthimin e gjakut ne tru.
3.Nqs personi eshte koshient jepini atij uje dhe lengje te ftohta.Nese personi nuk eshte koshient vazhdoni me vendosjen e akullit dhe te ftohtave duke shpresuar qe personi te rikuperohet mjaftueshem.
4.Ngrijini kembet mbi trupit ne menyre qe te permirsohet qarkullimi i gjakut te trupit.
5.Ndersa temperatura ulet matini temperaturen cdo 10minuta dhe mos lejoni qe ajo te bjere nen 38.5 grade ne menyre te menjehershme.
6.Nqs ju nuk keni termometer vazhdoni proceduren si me siper derisa te ndjeni ulje te temperatures me dore.
Kur personi mberrin ne spital masat mjeksore konsistojne ne monitorimin e temperatures se trupit,tensionit arterial, diurezes, analizave si eloktroliti dhe dhenieve e likideve ultravenos si soluzion fiziologjik,ringer etj. Monitorimi i temperatures behet per shmangien e hipotermise.
Prognoza: Goditja nga dielli vret mbi 10% te rasteve te prekura. Si mund ta parandalojme?
1.Pini shume uje kur ju kaloni shume kohe ne diell ose punoni ne kushte me temperature te larte.Mos prisni derisa ju te ndjeheni te etur dhe pini me shume sesa ju e ndjeni te nevojshme.
2.Pushoni gjate oreve me te nxehta te dites.
3.Nqs ju jeni nje vrapues i rregullt ose ciklist duhet te punoni ne tempratura te tille ne menyre qe organizmi te mesohet.Merrni shume lengje gjate stervitjes.
4.Evitoni ekspozimin ne diell.
5.Vendoni kapele.
6.Vishni rroba me ngjyre te celur dhe te lirshme(pambuku keshillohet)
7.Hapni dritaret ose perdoni ventilator per qarkullimin e ajrit kur punoni ne ambiente te mbyllura. 8.Hani lehte,vakte te vogla dhe limitoni alkolin ne temperatura te larta.
9.Shmangni alkolin para,gjate,dhe menjhere pas ushtrimeve fizike.
10.Limitoni aktivitetin gjate mesit te dites qe jane temperaturat me larta.
11.Pyesni doktorin tuaj nese ndonje nga medikamentet qe ju jeni duke marre ndikon ne temperaturen e trupit tuaj.
Kur ju duhet ta telefononi doktorin? Kerkoni ndihme mjeksore ne rast se ju ose dikush tjeter paraqet nje nga shenjat qe jane te lidhura me ekspozimin ne temperature te larte: 1.konfuzon 2.lodhje ekstreme 3.axhitim 4.dhimbje muskulore intense 5.temperature te larte 6.konvulsione
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.