05 July 2019

Beteja Balaklaves nga Lufta e Krimese.

Beteja a Balaklaves Tetor, 25, 1854. Lufta e Krimese. Ruset deshtuan ta merrnin Balaklaven (Balaclava) nga mbeshtetja logjistike e forcave Britanike, Turke e Franceze ne portin e Detit te Zi. Britaniket humben kontrollin e rruges mbeshtetese qe lidhte Balaklaven me kodrat siper Sevastopol-it, qendren e Marines Ruse qe ishte nen rrethim. Ne fillim te betejes Ruset kishin lartesite Fedyukhin e Vorontsow, mbi nje lugine afer Balaklaves.



  “Brigada e Rende e Kavalerise” me Gjeneral Sir James Scarlett, dhe “Regjimenti 93-te i Malsorve” komanduar nga Sir Colin Campbell nuk i lane te merrnin qytetin. Dy sulme Ruse thyhen ne ate zone. 


Lordi Raglan dhe shtabi Britanik ne lartesite mbi Sevastopolin kur se Ruset po terhiqnin Topat e kapur nga Turqit, con urdher tek Brigada e Lehte e Kavalerise (Light Brigade) ta parandalonin kete. Urdheri final kaloi ne konfuzion. Pozicioni ku ndodhej kjo brigade nuk i lejonte te shihte ate qe pa Lord Raglan. 

Brigada kalon me gallop neper lugine, e ne vend se te kthehej ku duhet te shkonte, vazhdon drejt ndaj pozicioneve te fortifikuara Ruse. Per mbi nje milje a gjysme, vazhduan nen nje zjarr te panderprere deri sa humben 40% te ushtareve dhe oficereve. Mbahet si beteje nderi per regjimentet Britanike. Ruset kishin kapur 7 Topa, ne ate kohe marrja e topava kish te bente dhe me prestigjin e nje ushtrie. Kjo beteje ka pasur tre episode: “Sulmin e Brigades se Rende, Linjen e Kuqe te Holle dhe Sulmin e Brigades se Lehte.” Do provoj te perkthej poemen e Lord Tenison. (Alfred, Lord Tennyson) e cila nuk ka rime aparente, me shume ndjese per kete perkthim te drejte, e te shpejte...


.“Sulmi i Kavalerise se Lehte”

Mese nje milje, mese nje milje,
Mese nje milje perpara,
Te gjithe ne Luginen e Vdekjes
Ngisnin kuajt te gjashteqindte
“Perpara Brigade e Kavalerise!
Suluni drejt topave!” U thane
Te gjithe ne Luginen e Vdekjes
Ngisnin kuajt te gjashteqindte



 II

“ Perpara Brigade e Kavalerise!
A pati nje burre te frikesuar?
Asnje ushtar nuk e dinte,
Dikush kish gabuar.
Nuk ish per ta pergjigja
As arsyeja per ta s’ishte,
Vec te sulmonin e te vdisnin.
Te gjithe ne Luginen e Vdekjes
Ngisnin kuajt te gjashteqindte



III

Topa ne te djathte te tyre,
Topa ne te majte te tyre,
Topa prisnin perpara,
Gjuanin me furi;
Stuhi predhash dhe baruti.
Me guxim kalreuan, dhe mire,
Ne nofullat e Vdekjes
Ne gojen e ferrit,
Vraponin te gjashteqindte



IV
 

Nxorren shpatat me shkelqim
Sic shkelqenin neper ajer,
Duke vrare topcinjte aty,
Sulmuar nje ushtri, kur
Gjithe bota po cuditej.
Sulur ne bateri topash,
Thyen linjen e armikut;
Kozaket dhe Ruset
Te trullosur te percare.
Atehere u kthyen pas, por jo
Jo te gjashteqindte.
Ne shok nga goditja shpates



V
 

Topa ne te djathte te tyre,
Topa ne te majte te tyre,
Topa nga pas…
Gjuanin me furi
Stuhi predhash dhe baruti
Kur Hero dhe kale rrezoheshin.
Kishin luftuar shume mire
Ardhur nga nofullat e vdekjes
Mbrapsh nga goja e ferrit.
C’ngeli nga ta,
Nga te gjashtqindet.



VI
 

Kur do shuhet lavdia e tyre?
Sulmi eger qe ato bene!
Gjithe bota cuditej
Ndero guximin e tyre
Ndero Brigaden e Kavalerise
Te gjashteqindtet fisnike.


***

Ne epoken Viktoriane kjo shkaktoi nje sensacion te papare (plus media qe e mbulonte kete fushate i dha shume eko) Kontraversia Historike akoma debatohet dhe sot; dikush thote urdheri nuk u formulua qarte, dikush qe ishte perplasje karakteresh ndermjet oficereve te larte, Nolan, Cardigan dhe Raglan; sidoqofte Krimea provoi se Ushtari Britanik i asaj kohe ishte”rrace luftarake” Beteja e Balklaves solli 11 Victoria Cross. Urdheri me i larte per trimeri ne beteje. Trupat Franceze moren pergezime se mbuluan gjate terheqjes pjesen qe ngeli nga Brigades te Lehte e Kavalerise, duke i mbrojtur nga krahet. 

Te parin Victoria Cross e mori Husari 21 vjecar, Kandezi Aleksander Dun. Shpeton oficerin e tij duke vrare me shpate 3 Ruse qe i sulmuan nga mbrapa. Me pas vret nje Rus tjeter qe i sulmoi shokun. Vdiq 14 vjet me vone gjate nje aksidenti gjuetie ne Abisini. Kishte arritur graden Kolonel, dhe u be Kanadezi i pare qe ka komanduar nje Regjiment Britanik.  Shkrimi eshte publikuar te DBMI me 09. Mars, 2014, ri-botuar me links shtese ne 2019.

Po ashtu reformatorja sociale dhe themeluesjae Infermjerise moderne – Florence Nightingale, ka qene ne Betejen e Krimese. Ketu mund te lexosh  librin tim (klik ne titull) Historik i Mjekesise 310 fq. (2015)

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.