
Ata
njerez qe vjedhin, perdorin e manipulojne imazhe te femijeve te semure dhe i
hedhin me media e rrjete sociale per promovime te tilla jane pertej cdo
poshtersie. Ju s’duhet te beheni pjese e skemave te tyre vete-promovuese. Sa
here qe lini Like, Share, Komente etj, ndihmoni dhe inkurajoni individe te
paskrupuj qe mund te kene cdo qellim por jo permiresim, kurim e sherim te nje
femije a te cdo personi me semundje. Mashtrime te tilla jane te hershme ne internet por duket se Shqiposfera akoma s’eshte zgjuar e mungon sensibilizimi per to. Natyrisht foto/mesazhi i flet empatise njerezore dhe duke zgjedhur zgjidhjen me te lehte [1like/ 1 share] e ben personin te ndihet mire. dbmi
Lexues, nese se dije me pare, me lejo te garantoj: as
FB dhe asnje platforme tjeter nuk paguan 2 Euro per nje Like, 4 Eu per koment
dhe 6 Eu ne nje share. Ne do
ishte keshtu ata do shkonin drejt falimentit total ne 168h. Nese te intereson
si i bejne parate keto platforma (ku produkti je ti dhe miqte tuaj) kerko
materiale te meparshme te DBMI per fb, apple, google etj, teknikat ne biznes,
marketing, adversiting (sic) dhe krahasimet me bizneset tangible (sic) [nga
GDP-te e shteteve, walmarts e me rradhe] por ky eshte subjekt tjeter.
Shifrat
qe ti sheh 1.100 Like, 355 Komente e 1.500 Share, shqetesuese sa jane
s’reflektojne no. total te lexuesve por vetem ata qe jane peshkuar direkt ne kete
mashtrim. Sikur nga raporti shikime/lexime te marrim minimumin qe shpesh e
bazoj te DBMI ne kulmin e perhapjes (2016-2017) 1:50 kete postim e kane pare
>50.000 Shqiptare ne bote. Nese e ngrejme ne 1:100 ose 1:200 [bazuar ne
komente/shares] do shkonte ne 100-200.000 persona.
Kjo sasi qe perfaqeson ~15-20% te Shqiperise ne Internet sot, a reflekton nivelin tone? Numrat
sa me lart, pevec atyre ne figure, jane hamendesime te edukuara por cfare qendron eshte (a)
njerez te tille nuk kane limite ne materialet qe postojne dhe teknikat e
perdorura (b) niveli i injorances se nje komuniteti dhe lehtesia me te cilen
beson cdo gje sado absurde te jete.
Mos
ndihmoni kete persona, mos u prekni se jepte dicka me foto dhe ‘sherime ne kete
spital apo ate vend’ mos lini abuzuesit e dhimbjes njerezove qe me 1 fjali te
keq-shkruar dhe me gabime, t’ju terheqin
pas hunde per te rritur popullaritetin e tyre. Per me shume se 1 dekade kjo
teknike eshte e vjeteruar, ne Shqip e sheh ne dhjetra forma me te njejten
shkalle suksesi ne rritje!
Pak a
shume eshte standarte: nje pikture me nje te semure, te marre kudo neper
internet, shpesh imazhi nga nje shtet pa lidhje me Shqiperine (ne kete rast nuk
e di) shoqerohet me fjalet: ndihmo per implantin, transplantin, operacionin,
kuren e femijes/ pacientit, sepse FB jep $1 per Like, $3 per koment e me rradhe…
Skolioza, termi nga Greqishtja e vjeter, skoliosis
– kthese, kurbature, perdoret per gjendjen mjekesore ku shtylla e kurrizit
kthehet ose perkulet, zakonisht me formen e germes S ose C. Haset ne <3% te
popullates ne forma te ndryshme dhe ne shumicen e kohes s’ka dhimbje dhe as
kerkon trajtim mjekesor.
Keto persona nuk permiresohen pa trajtim por gjendje
s’eshte shenje e nje problemi serioz, dhe jo gjithmone kerkohet trajtim
mjekesor; ata vazhdojne jeten normale, aktive ne pune dhe sporte. Skolioza fillon ne moshen 10-15 vjecare.
Ne shenjat
kryesore jane: kurbatura e shpines, nje shpatull ose nje ije (legeni) del ne
forme me prominente, keq-balancim viziv ne shpatulla/ ije, brinjet dalin ne nje
ane, shpina e perkulur ne forme te dukshme; te gjitha keto shihen ne trup dhe
nga rroba qe si rrine mire personit.
Trajtimi i skoliozes: nderhyja mjekesore behet e bazuar ne
seriozitetin e gjendjes; kendin, (rekomandimi eshte kur kendi arrin 45-50
grade) shkakun, vendndodhjen dhe
simptomat. Shumica e personave nuk kerkojne trajtim dhe tek bebet e femijet e
vegjel jane pare permiresime me kalimin e kohes. Zakonisht vihet nje
kontrapsion (sic) si tip plastic brace (sic) te kufizohet perkeqesimi i kurbatures gjate periudhes se rritjes.
Per disa mund te perdoret kirurgjia te ndalon
perkeqesimin dhe kur femija rritet behet operacion tjeter per te drejtuar
shpinen. Tek te rriturit jepn injeksione spinale, qetesues, dhe ne pas raste
(kur presioni ndikon mushkerite, zemren, aktivitetin fizik etj) behet korrektim kirurgjikal.
No comments:
Post a Comment
Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.